​Teatri i Sofratikës


Ndodhet në luginën e Drinos në rrethin e Gjirokastrës afër fshatit me të njejtin emër. Këtu ka qenë një qytet i periudhës romake i quajtur Adrianapoli , shek II A.D.

Teatri në fjalë është zbuluar në vitin 1984. Ai ka nje kapacitet prej 4.000 vendesh me 27 shkallë Dimal
Ekspedita e parë arkeologjike filloi në 1963 dhe prej atij viti një stoa 30 metra e gjatë ka dalë në dritë. Monumenti tregon një ngjashmëri të madhe me Stoan e Apollonisë duke treguar për lidhjet e forta ndërmjet dy qyteteve. Në shumë tjegulla janë gjetur mbishkrime me emrin DIMALITAN, duke treguar qarte se punishtet ishin pronë e qytetit.

Shkrimtari antik Polibi, thekson se lufta e dytë Iliro-Romake ndodhi gjatë viteve 219-218 para Kr., kohë në të cilën Dimali ishte fortifikuar. Historiani Romak Tit Livi, përmend Dimalin sërish në ngjarjet e e vitit 205 para Kr., kohë në të cilën qyteti drejtohej nga Romakët. Shumë mbishkrime të gjetura gjatë gërmimeve hedhin dritë mbi organizimin politik të qytetit antik.

Source: faqja FB https://www.facebook.com/DardaniaSacra.2015/


Leave a Reply