A do të kapitullojë Shkupi shqip?


Shkupi dhe Kumanova nuk rrezikohen nga turqizimi apo edhe mëradikalizimi fetar i tyre, por nga shkatërrimi përfundimtar i kulturës dhe identitetit shqiptar aty – kështu ngase organizatat «profetare» marrin para nga të gjithë, por punojnë në shërbim të opsionit vetëm sllav të Maqedonisë. Ky është rezultati i çdo kalkulimi të mundshëm dhe pa utopi!

Shkupi dhe Kumanova paraqiten si dy vendet më të rrezikuara që mund të shndërrohen në fortesa eksperimentale të ekspansioneve politike të huaja; të organizatave ekstreme lindore e perëndimore. Aty ku tjetërsimi i dhunshëm dhe diskriminimi janë kancershëm të avancuar. Edhe sa kohë do të flasim edhe për Shkupin shqip?
*

«I përjetova dy kryeqytete. Një që çohet lapidar paralelisht me kohën postmoderne dhe tjetrin sikur të ishte ndonjë paralagje e botës së tretë», kështu shkruante një diplomat zviceran pas qëndrimit disamuajsh në Shkup.
Ku qëndron problemi?
Asnjëra nga partitë që ishte deri sot në pushtet as që u përpoq të detyrojë qeveritë të mos bëjnë diskriminime në baza etnike së paku në kryeqytet. E sa më thellë e në drejtim të Kumanovës aq edhe më keq. Përveç pasivitetit destruktiv të partive në pushtet as qytetarët dhe organizatat e tyre aty nuk janë angazhuar gjatë qenies në opozitë apo si shoqëri civile të bëjnë presion në këtë drejtim. Mundësitë i kanë pasur të mëdha ngase aty është diskriminimi dhe aty janë të huajt – në terren vetë.

Pse jo?
Ngase të gjithëve u konvenon ajo gjendje kontraste aty:
– Opozitat dhe shoqëria civile vetëm me ekzistencën e një grupetmerri të atillë mund të ndajnë dhurata nga vëllezërit gylenistë dhe shoqatat turke dhe të kapin masat. Opozita tjera konstruktive s’ka as financa, as xhami, as media që të depërtojë.
– Shteti në atë mënyrë, me pamje konkrete fizike i dëshmon botës se nga cila pjesë e tij primitive, ekstrareligjioze rrezikohet vendi, kontinenti dhe bota.
– Partitë në pushtet, respektivisht biznesmenët e paskrupullt partitokratë të tyre investuan në pjesën ku ndodhë ekonomia – në atë jo shqiptare. Edhe këto duket ta kenë parimin e njëjtë si gylensitët radikalë, pseudo-islamikët dhe pro-turqit formal gjendjen e mjerë si terrenin më të përshtatshëm për manipulim.

Source: John Leka @gazetablic.com


Leave a Reply