A është opozita në Shqipëri në të drejtën e saj?


 A është opozita në Shqipëri në të drejtën e saj?

Kur PS-ja bënte demonstratat e grevat e saj nëpër sheshe, ajo kishte një kërkesë konkrete: „Të hapen kutitë!“ Kjo kërkesë me pak vullnet edhe mund plotësohej, po qe se pushtetarët do të kishin ndërgjegjen e pastër dhe xhepat/kutitë bosh, përkatësisht, pa mallin e vjedhur. Ndërkaq kërkesa e sotme e PD-së është krejt absurde: “Unë protestoj sot ndaj teje sepse ti nesër do të vjedhësh.” Po të ilustrohet kjo situatë me vjedhjen në një supermarket, atëherë rrëfimi do të dukej kështu:
Pamja e I-rë:
Rojtarët e PS-së në dalje të supermarketit ndalojnë kryehajdutin e PD-së dhe i thonë të hapë çantën dhe të nxjerrë gjënë e vjedhur. Kryehajduti preferon të çirret e të gjuajë me grushte, por çantën nuk e hap, megjithëse ata të PS-së kanë dëshmi të forta për vjedhjen.
Pamja e II-të:
Lideri i PS-së bën të hyjë ke porta e supermarketit. Dy gorilla të PD-së i zënë rrugën dhe i thonë:
— Ti s’guxon të hysh brenda.
— Përse? – pyet klienti i habitur.
— Sepse ti do të vjedhësh.
Natyrisht që bëhet fjalë për një situatë absurde. Puna është se skenarët absurdë mund të pjellin rezultate absurde, sepse duke qenë absurdë, arsyetimin mund ta gjejnë vetëm në kokat skizofrene të Berishës, të Bashës, të Bumçit, të Ristanit e të Ed Palokës. Dhe duke mos pasur skenarë të arsyeshëm, këta mund t’ia lënë vetë rrugës që të prodhojë një skenar. Dhe natyrisht që ai skenar s’mund të jetë tjetër veçse një skenar rrugaçësh. Veç në mos qoftë fjala për një serenatë korçare nën dritaren e Ilir Metës. Mirëpo a ftohet tërë një popull për një serenatë! Edhe sikur kjo serenatë të gudulisë aq shumë veshët e “Uliks” Metës, sa papritur t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes së “sirenave” PD-iste, cili do të ishte çmimi? I verbuar nga mundësia e fshehjes së të pabërave të veta nga reforma në drejtësi, ai mund të harrojë se me një aventurë të tillë anti-PS do të shkaktonte një përçarje aq të madhe brenda radhëve të LS-së, sa që do t’i forconte akoma më shumë pozitat e Edi Ramës. Natyrisht, duke u nisur nga pandehma se jo të gjithë LS-istët janë pjesë e klientelës përfituese të Ilir Metës.       _Nga Bislim Elshani!

 


Leave a Reply