Alfabeti pellazg – Mathieu Aref 



pse alfabetin PELLAZG, i themi sot O grek, O Latin? 

Në kohët e lashta (parahistorike) nuk kishte të “shkruar” në kuptimin e saktë të fjalës. Nato kohë kishte vetëm epigrafi (sidomos në gur), simbole, ideograma, etj. Nuk kishte letërsi, dhe ku ne nuk mund të zbulojmë ndonjë histori të popujve të atyre epigrafi, simbole, etj. Kjo është e njëjtë për linearën B që sipas studimet e mia ishte një shkrim pellazg që rrjedhte nga Lineari A i Kretës. Ky shkrim nuk na lejon të kemi një farë ide historike apo kulturore që i përket qytetërimit të lashtë pellazg (Mikën). Por pas këtij alfabeti Pellazgët humbin traditën e të shruarit. Kjo është arsyeja pse ne sot nuk kemi asnjë shkrim tjetër të denjë para Iliadës dhe Odisesë. 
Shkrimet nuk janë vetëm fjalë që vinë njena pas tjetrës në një rreshtë të skalitur në gurë, stele, varre, enë, etj. Kur flasim për “shkrime” kjo don më thenë « tekste reale » të gjatë dhe koherentë « që kuptohën dhe thonë diçka ». Kjo është konfirmuar nga të gjithë ata që kanë studiuar historinë e shkrimit (linguistik). Nuk ka arkive që dëshmojnë se në Evropë ka pasur “tekste” më të vjetra se « Iliada dhe Odisea » (të traditës “gojore” e transmetuar nga pellazgët) të botuar nga Pisistrati në mes të shekullit të gjashtë, pas erës sonë. “Alfabetet e lashtë” janë një gjë dhe “tekstet të shkruara” janë një gjë tjetër. Ndryshe nga pllakat e para të lashta si alfabeti kuneiform i Sumerianëve dhe hieroglifet e egjiptianëve të cilët ishin të parët që kanë prodhuar « tekste » koherente që zbulojnë një qytetërim, një histori apo një ngjarje, përkundrazi pellazgët e vonshëm nuk kishin një shkrim të tillë as në gjithë Evropën. Pellazgët, Ilirët dhe Keltët kishin për një kohë të gjatë një “kulturë gojore” e transmetuar më shekuj brez pas brezi. Ndersa Pellazgët në kohët shumë të lashta kishin pra « alfabetin » e tyre i vjedhur nga Fenikianët në Kretë dhe transportuar dhe ndryshuar në Feniki (dhanë gërmave emra semitike) dhe i kthyër më Kadmosin në Beotinë ku themeloj Tebën kur aj pushtoj një pjesë të trojave pellazge. Pjesa tjetër ishte pushtuar nga egjiptianët më Danaosin « vëllai i « Egjiptosit » në krye të tyre. 
Përshtatja e alfabetit i quajtur fenikas, i përpunuar duke i shtuar zanoret (fundi i shekullit VIII), është vënë në përdorim rreth shekulli VII/VI. Sipas Herodotit (V. 58 – II, 49), alfabeti u fut në Greqi (Beoti) nga Kadmos fenikasi. Eubianët e Kalkisit do ta kenë futur në Kumë rreth vitit 750 (mbishkrimet në kupën e Nestorit) por kjo datë është e kundërshtueshme nga kronologët të patentuar : hiatus i rëndë, sepse Eubea nuk e njihte alfabetin në atë kohë. Disa mendojnë se grekët dhe fenikasit kanë banuar përbri njëri–tjetrit (Kumes në Kampani të Italisë në jug të Napolit), El Mina (në breg detin e Fenikisë), Qipro,…?, në një vijimësi të mjaftueshme, prej nga edhe kanë huazuar alfabetin e tyre. 
Por duhët më shtuar që para Plinit, Diodori i Siçilës (< -90/ > +30) ka folur për atë alfabet. Ironia është se alfabetet (greke, etruske dhe latine) që rrjedhnin nga alfabeti i mbiquajtur “fenikas” ishin në të vërtetë me origjinë pellazge. Grekët e uzurpuan atë alphabet e ripunuan për të shkruar gjuhën e tyre e përzier nga pellazgjistja dhe gjuha të tjera sidomos atë semito-egyptianën. Diodori i Sicilës (Biblioteka historike – III, 67 ; V, 74 dhe vijim § V. 3. c.) nga ana e tij tha se që nga fillimi, ky alfabet u quajt “gërmat pellazge” dhe se ky nuk ishte fenikian. Ai shtoi se këta të fundit kanë shërbyer si rrip transmetimi, dmth që ata ua kanë marr Pelazgëve në ishullin Kretë, kthyën më të në Feniki dhe pastaj e transmetuan tek grekët më anën e fenikianit Kadmosi, ai që sulmoj vendin e Pellazgëve në Beoti ku krijoj qytetën « Tebë ». Disa autorë modernë i pohojnë këto thënie si Gustave Glotz (“La Renaissance du Livre”, Paris 1923, f. 437, 438), për shembull, le të kuptohet se ky alfabet do të jetë përcjellë nga Kreta në vendin e Kanaanit nga Filistinët [popull pellazg]. Fqinjt e tyrë Fenikasit e kanë sjell atë alfabet në Beoti kur Kadmosi pushtoj vendin e Pellazgëve. 
Pra, këtë alfabet Helenët (semito-agjiptian) e kanë përhapur dhe përdorur gjatë pushtimit të tyre të trojave pellazge. « Kjo është konfirmuar nga sidomos Herodoti dhe Diodori i Siçilisë ». Jam i lumtur që ende ekzistojnë shumë vepra të autorëve të lashtë. Ky është një burim i jashtëzakonshëm që as Interneti as shkrimet historike dhe shkencore të sotme të disa autor nuk mund ta zëvendësojnë.
Historia e lashtë është shumë e komplikuar. Në mënyrë të përmbledhur ne e dimë nga të gjithë autorët e lashtë se Pellazgët ishin paraardhësit e grekëve dhe jo stërgjyshët e tyre . Më një anë kolonistët egjiptian të udhëhequr nga Danaosi (vëllai i Egjiptos-it) sulmoj qytetin pellazg Argosin, ku ata e kishin ndjekur mbretin Pellazgosin. Pastaj në anën tjetër kolonistët fenikas të udhëhequr nga Kadmosi u vendosën në Beosi, ku ata krijuan qytetin e Tebës. Të dy pushtuesit kanë uzurpuar qytetërimin pellazg (gjuhë, kulturë, mitologji, poezi epike, etj) kanë dashur që stërnipërit e tyre të besojnë që ata ishin “autokton”. Kjo është arsyeja pse ata krijuan legjendën e tyre të një përmbytje të madhe që shkatërroi çdo gjë që ka ekzistuar me parë (dmth qytetërimi pellazg). Nga kjo përmbytje ata krijuanë qytetërimin e tyre ku lindi Deukalioni (një farë Nuhi helen) dhe ku i biri Helen u bë paraardhësi i Hellenëve të quajtur më vonë padrejtësisht “grek” nga romakët dhe të huajt. Këto pushtuesit nuk ishin të shumtë, por përbëhejn nga një pakicë e vogël. Pra përzierja semito-egjitiane nuk ishte e rëndësishme sepse shumica e banorëve të vendit (Pellazgia) ishin Pellazgo-ilire. Sa për mbretërit dhe shefat Dorian Herodoti pohonte se ata ishin me origjinë egjiptiane (Eskili, Sofokliu dhe Euripidi kanë thënë të njëjtën gjë). Megjithatë populli i nënshtruar ishte ilire, etj, etj.  
Më së fundi duhët shënuar për mirëkuptimin e historisë së lashtë që të gjitha datat të « pranuara përgjithësisht » të historiografisë e Greqisë së lashtë janë të gabuara në mënyra të shumta sepse grekët në periudhën arkaike dhe klasike nuk kishin nën duart e tyre vetëm Iliadën dhe Odisenë dhe në atë kohë nuk kishte arkive historike apo kulturore : këto janë shkrimet me të lashtet të botuara nga tirani Pisistrati dhe djali tij Hiparku në mes të shekullit të gjashtë. Këto poezi janë rregulluar, rikompozuar dhe manipuluar për t’i shërbyer kauzës së pushtuesve helenë të « Pellazgisë » ajo që do të bëhej me vonë Heladë/Greqi. Shkrimtarët e lashtë kishin planifikuar periudhën e Luftës së Trojës (e përshkruar në poemat epike të traditës gojore e trashëguar grekëve nga pellazgët paraardhësit e Helenëve dhe jo stërgjyshërit e tyre) në një datë shumë të lashtë. Pra, ka pasur shumë gabime fatale që çuan historiografinë e Greqisë dhe gjuhësinë moderne në një qorr sokak të çuditshëm. Këto gabime janë të shpjeguar shumë mirë në dy librat e mi dhe tezën time.


Leave a Reply