Charles Telford Erikson për shqiptarët


Nëse shqiptari preket në nderin e tij, është më e lehtë të përkulet një mal sesa të përkulet shqiptari. Ata do e vëjnë me çdo kusht, nderit e tyre në vendin që meriton.
Raca të tjera kanë lindur, kanë ndjekur rrjedhën e tyre, janë rritur dhe kanë vdekur. Ndërsa ky popull e ka bërë jetën e vet në mënyrën e tij të thjeshtë duke mbijetuar njësoj si vet shkatërrimin e jetës, si valët mbytëse të pushtimeve të huaja,si propogandën e padrejtë të politikës evropiane ndaj tyre”.

 

Emri i popullit të shqipes, në vetvete është shumë më piktoresk dhe më kuptimplotë. ”Shqipëria”, pra nga “shqiponja”, dhe që këtej esht “Toka e shqipes”. Kështu njerëzit e Tokës së Shqipeve bëhen Shqipëtar. Ky është emri që nxit gjakun e tyre, që iu rrin për shtat cilësive fisnike, që i dallojnë ata nga tërë popujt e Ballkanit. Ai është bërë një emër shumë krenar, sepse i ka mbrojtur ata me sukses nga shfarosja, në nje rrjedhë të më shumë se dy mijë vjetëve.
Bijt e Shqipes kanë qenë rrethuar brenda mureve të tyre malore, duke u mbrojtur prej një numri te pa fund kombesh, racash, perandorish të cilat luftuan aty dhe u përpoqën ta dominonin botën. Në këto toka të lame me gjak, aty ku shqiptartët jetojne, Lindja prek Perëndimin dhe Civilizimi i Vjetër Botëror bashkohet me modernin.

 

Duke e vështruar tërë botën mbar në këtë moment, unë nuk gjej dot ndonjë racë apo popull tjetër, i cili të shkelte mbi dramën epike të Homerit, të merrte pjesë në tëra ndryshimet e saja dhe ta ruante atë me fanatizem, pa e bërë vetën as qesharak dhe as absurd. Kjo pra është raca shqiptare.

 

Burimi: Legjenda e shqiponjave


Leave a Reply