Ç’mitizimi i Robert Elsie-it! Besir Bajrami



Me 11 maj, organizuam një prezantim për studiuesin Robert Elsie, ku do të shfaqeshin disa fotografi të bëra para një shekulli nga Edith Durham, në viset shqiptare. Në takimin miqësor që patëm me të, në mes tjerash, Roberti shpalosi bindjet e tij për historinë dhe identitetin tonë kulturorë, si vijon:

1. Shqiptaret kane qene nje pjese e vogel barinjesh qe jane endur neper malet e Ballkanit;

2. Huazimet nga greqishtja e vjeter jane shume te pakta, qe nenkupton se territori i shqiptareve te vjeter nuk ka qene i kufizuar me greket e lashte, kurse shume me shume fjale jane huazuar nga latinishtja. Poashtu, shqipja ka me shume afersi me dakishten dhe rumanishten, se sa me greqishten e vjeter;

3. Shqipja eshte nje perzierje gjuhesh duke nisur nga shume pak ilirisht, pak greqisht, shume me shume latinisht, pastaj sllavisht, nje pjese shume e madhe turqisht, dhe sot nje pjese edhe nga anglishtja. Pra, nuk mund te thuhet se jeni ilir, perderisa pjesa me e madhe e gjuhes suaj eshte latine, turke, sllave, apo edhe pak greke;

4. Ku lexoj fjalen pellazg, largohem menjehere, sepse nuk kemi te dhena deri aty, dikush thot per to se ishin nje popull mitik, kurse per iliret kemi shume pak te dhena dhe nuk mund te vertetohet ne teresi se shqipja eshte ilirishte;

5. Shqiptaret me ngulm dhe me cdo kusht duan te jene me te vjetrit ne Ballkan, por thjeshte duhet te mesohen te pranojne deri aty ku arrijne argumentat.

__________________________________________

Reagimi im (duke shtuar edhe referencat):

Teza 1: Shqiptaret kane qene nje pjese e vogel barinjesh qe jane endur neper malet e Ballkanit;

Antiteza 1: Te paret e shqiptareve kane patur perandori dhe shtete qe ne antikë. Lexo per perandoret ilir dhe shtetet ilire (1). Nuk mundet nje popull i pa civilizuar te krijoj mbreteri dhe shtete qe nga antika.


Poashtu, elementet tjera kulturore te shqiptareve, siç eshte rregullimi shoqerore – kanuni (2), simbolet (3), ndertimet (4), arti (5), mitologjia (6), etj. jane tregues te nje civizilimi te zhvilluar qe vijne qe nga antika, i cili nuk eshte mundur te krijohet vetem prej nje tufe nomadesh si barinje edhe pse per nje periudhe te gjate te historise u eshte dashur te terhiqen ne male per mbijetese nga sulmet e njepasnjeshme, por si pasoj kane humbur shume territor. Nga te gjithe popujt e evropes, me se shumti territor kane humbur shqiptaret dhe ugarianet (7)!

Teza 2: Huazimet nga greqishtja e vjeter jane shume te pakta, qe nenkupton se territori i shqiptareve te vjeter nuk ka qene i kufizuar me greket e lashte, kurse shume me shume fjale jane huazuar nga latinishtja. Poashtu, shqipja ka me shume afersi me dakishten dhe rumanishten, se sa me greqishten e vjeter;

Antiteza 2: Pa mos hyre deri aty ku do te flisnim per origjinen e vet greqishtes se vjeter, le te marrim periudhen e pas krijimit te ketij etnikumi apo kulture te derivuar, greket e vjeter asnjehere nuk i sunduan iliret, ata nuk u futen asnjehere ne brendesi te territorit ilir, kane bashkevepruar me iliret vetem ne disa qendra tregtare detare dhe nuk ka asnje te dhene se ndonjehere brendesia e territorit ilir ka qene e populluar me grek (8).


Prandaj, nuk kishte si te ndikonte me shume greqishtja e vjeter ne shqipen e vjeter, por edhe ai ndikim i vogel (i drejtperdrejt dhe jo i tërthort) qe eshte, sherben si argument se shqiptaret e vjeter kane qene ne kontakt me greket e vjeter, qe e shtyjne vjetersine e shqipes deri ne kohen kur greqishtja e vjeter ishte gjuhe e gjalle.

Nga latinishtja kemi marr me shume, sepse kemi qene me gjate te sunduar prej tyre. Kurse me dakishten edhe duhet te kemi afersi, sepse daket ishin thrak dhe siç dijmë, thrakishtja kishte vetem dallim dialektor nga ilirishtja, pra, argumenti se dakishtja (nje pjese e dakishtes/thrakishtes qe mbijetoji pjeserisht edhe ne romunisht), eshte e afert me shqipen, vetem se e perforcon tezen iliro-thrake te prejardhjes se shqipes.
Teza 3: Shqipja eshte nje perzierje gjuhesh duke nisur nga shume pak ilirisht, pak greqisht, shume me shume latinisht, pastaj sllavisht, nje pjese shume e madhe turqisht, dhe sot nje pjese edhe nga anglishtja. Pra, nuk mund te thuhet se jeni ilir, perderisa pjesa me e madhe e gjuhes suaj eshte latine, turke, sllave, apo edhe pak greke;

Antiteza 3: Duhet te beni dallimin ne mes ndikimit, barbarizmave dhe origjines se nje gjuhe. Edhe pse shume pak fjale kane mbijetuar nga ilirishtja e veriut (Illyri Propri Dictti), kryesisht emra njerezish, vendbanimesh, toponime dhe hidronime, megjithate, fjalet e reja qe hyjne ne gjuhen shqipe si ndikime apo barbarizma, ato pershtaten sipas rregullave fonetike te te njejtave fjale qe vijne nga ilirishtja. Dilemen qe jue shtroni, e ka qartesuar kohe me pare anetari i Akademise Mbreterore Suedeze te Shkencave bavarezi Joseph Ritter von Xylander, i cili kishte ne dispozicion vetem 35 mij fjale shqipe, kur ne vitin 1835 shkroji librin “Die Sprache der Albanesen oder Schkipëtaren (Gjuha e Albaneve ose Shqipetareve)”, ku ai mbron gjuhen shqipe, si gjuhe e krijuar ne vend dhe jo e ardhur:


“Prapashtesa e nyjes shquese dhe fleksioni i saj me i zhvilluar se ne baskisht, islandisht, suedisht e danisht, nuk gjendet ne ndonjeren prej atyre gjuheve te popujve qe kane ndikuar mbi shqipen. Përputhjet me sanskritishten dhe persishten tregojnë lidhje afrie të drejtpërdrejtë sesa të ndërmjetme, lidhje të afërt me trungun e përbashkët sesa me popujt që dolën më vonë në histori… Fjalet e gjuhes shqipe, pa ndryshime thelbesore e pjeserisht nga rrenja, gjenden edhe ne gjuhet e tjera, si ne greqishten e vjeter e greqishten e re, ne latinishte, ne gjuhet romane, gjermanishten e vjeter, te re, suedisht, danisht, anglisht, sllavisht, persisht, arabisht, keltisht, baskisht e indishten e vjeter.”

Xylander argumentoi se shqipja nuk ka lindur nga ndonjë përzierje mekanike e gjuhëve romane. Ai arriti qe studimin e gjuhës ta vërë në nivelin e gjuhësisë krahasimtare bashkëkohore. Me Ksilanderin përfundon etapa e parë e studimeve gjermane mbi Shqipërinë dhe shqiptarët (9).

Perndryshe, Von Xylander ka kopjet origjinale te dokumenteve per moskuptimin e greqishtes se vjeter nga greqishtja e re, ai duke shkruar per perkthimin e bibles nga greqishtja e vjeter ne te re, permend pamundesine e kuptimit te saj. Dhjata e vjeter u pershtat me lehte ne gjuhen shqipe edhe nga shqipja u perkthye ne greqishten e re.
Teza 4: Ku lexoj fjalen pellazg, largohem menjehere, sepse nuk kemi te dhena deri aty, dikush thot per to se ishin nje popull mitik, kurse per iliret kemi shume pak te dhena dhe nuk mund te vertetohet ne teresi se shqipja eshte ilirishte;


Antiteza 4: Emri pellazg nuk eshte shpik nga fantashkenca, por ashtu si emri ilir, permendet nga shkrimtaret antik (10) si nje popull autokton dhe si para ardhes te ilireve. Perndryshe, shume shkenca argumentojne se ka patur nje ekstrakt te perbashket te popujve dhe kulturave perreth Mesdheut dhe jane te shumte studiuesit qe arrijne ne perfundim se ky popull korespondon me perkshkrimin qe shkrimtaret antik u kane bere pellazgeve.

Duhet te jesh studiues i mirefillte, qe te thellohesh deri ne ate pike. Shume pak shkenctar kane nje kapacitet te tille.

Teza 5: Shqiptaret me ngulm dhe me çdo kusht duan te jene me te vjetrit ne Ballkan, por thjeshte duhet te mesohen te pranojne deri aty ku arrijne argumentat;

Antiteza 5: Nuk jane shqiptaret qe kane dale me teori se jane me te vjetrit ne Ballkan e Europe, por jane qindra studiues te huaj qe dalin me teori te tilla, duke u bazuar ne disa komponenta te kultures dhe historise ne pergjithesi (11).
Sipas disa “te huajve”, respektin qe kane shqiptaret per nje pjese te vogel te heronjeve te vet, e konsiderojne si mitologjik! Le ta ç’mitizojme Robertin, pasi qe respekti dhe besimi per te, siç duket ka kaluar ne verberi. Une vet besova qe ne parim, se 450 fotografite qe ai do t’i prezantoj, jane zbuluar nga ai per here te pare (ashtu siç m’u tha), por me pas zbulova se studiues tane i kishin publikuar disa prej tyre shume me heret, por ne nuk i kemi marr parasysh (12).

E verteta eshte se shqiptaret jane kryeneç ndaj njeri-tjetrit dhe inferior ndaj te huajve. Ne keto kushte, eshte shume veshtire te krijohen mite nga nje figure e vertete historike, pasi qe gjithnje do te shfaqet nje shqiptar tjeter qe do t’ja mohoj vlerat, kurse te huajte i mitizojme qe ne parim (13). Nderkohe, ka kultura qe heronjte e gjalle i kthejne ne mit (greket sherbejne si shembull):”Herkuli fillimisht nuk ishte një Zot, por një hero i Pellazgëve, i lindur në Tiryns,dhe i lokalizuar fuqishëm në Argolis e në Arcadi.” / “The Hercules was Pelasgian hero, but Hellenes turned him as a God” – Alberta Mildred Franklin, The Lupercalia – University of Wisconsin – Madison


Leave a Reply