Deri kur drejtësi politike në Kosovë!


 

Me rastin e  Çlirimit të Kosovës nga okupimi  gjenocidal i Serbisë dhe  me instalimin e  Misioneve  të  huaja  ndërkombëtare, të cilat herë  quhen  me  emra  si UNMIK, e më  pas  edhe  si EULEX,  në  fakt  nuk dallojnë  aq mes vete- JANË TË  NJEJTË!

Që nuk  ofruan  asgjë  të denjët, të drejtë,  në lidhje  sidomos  me  gjykimet që kanë të  bëjnë sidomos  për  krime  lufte, terrorizëm dhe vepra tera penale të  motivuara politikisht!

Sipas Librit të Kujtimit të Kosovës( LKK)[1],  më  datën 7.11.2014, në lidhje  me luftën e Kosovës, janë: 13.517 njerëz të  vrarë dhe zhdukur, prej  tyre:

Shqipëtarë 10.792;

Serbë janë  2.197 dhe

Romë 528.

Serbë 94
Kroat 29
Shqipëtarë 9
Boshnjak 9
Maqedon 2
Malazezë 2
Gjithsej 161
Gjykata  e Hagës(Tribunali Ndërkombëtar për Ndjekjen Penale të Individëve Përgjegjës për Shkelje të Rënda të së Drejtës Humanitare Ndërkombëtare të Kryera në Territorin e ish-Jugosllavisë që prej vitit 1991 ) në total  gjykoi 161 persona, ndërsa më  17 shtator 2013, 132 raste i kishte  kompletuar, ndërsa të pambaruara kishin mbetur edhe 29 raste, në korrik 2016 u hap rasti i Ratko Mlladiqit, e që  në  Apel  ishin  edhe 25 raste, ndërsa 13 të pandehur ishin transferu nëpër  gjykata  të tjera, prej të cilave, 11  ishin  dënuar, një prej tyre Rahim Ademi ishte  shpallur i pafajshëm  dhe  Vladimir Kovaçeviq ishte  shpallur  mendërisht i paaftë.[2] Këto shifra flasin për tërë luftrat në ish-jugosllavi, e jo vetëm për Luftën  e Kosovës!

Derisa misionet  e  instaluara në Kosovë, si UNMIK dhe EULEX, që  nga  viti 1999 e deri më sot, nuk kanë  gjykuar raste të  krimeve të luftës ku si kryes  të jenë  Serbët( por  vetëm   komunitetet  tjera, e sidomos   Shqiptarët!); nuk gjykuan  për  vrasjet   me  motive politike; gjykime  gjysmake  në lidhje  me  vrasjen  e disa dëshmitarve  të  Gjykatës së  Hagës;nuk zbardhi fatin e  të  zhdukurve; por edhe  bëri  gjykime  plotësisht  politike si  për krime  lufte, terrorizëm dhe  korrupsion  e krim të  organizuar!

Nga 1999 deri më  2014 janë  ngritur 39 aktakuza për krime  lufte, ndaj  98 personave, mes tyre: 37 janë  serbë, 9  Shqipëtarë dhe 2 të tjerë!

Mirëpo prej tyre janë dënu  vetëm  20 persona dhe  për  habi  edhe  më të  madhe,  prej tyre janë 17  Shqipëtarë dhe vetëm  3 serbë! Ndërsa në procedurë  ndodhen në  vitin 2014 edhe 10 lëndë, me  37  persona të akuzuar, prej tyre 32 Shqipëtarë dhe 5  serbë!

Në gusht 2015, llogariten  gjithsej 10 814 persona kanë mbetur ende të zhdukur sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në ish- Jugosllavi. Prej këtij numri, 1 670 raste janë të ndërlidhura me konfliktin në Kosovë.[3] Më 13  nëntor 2014, sipas  Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, ishin të zhdukur 1655 persona, mes tyre ishin 70% Shqipëtarë, ndërsa të tjerët serbë dhe pakica tjera![4]

EULEX-i, trashëgoi nga UNMIK-u, 1.187 raste  për krime  lufte![5] Amnesty  International  në dhjetor 2012, kishte  rekomandu që EULEX, duhet  të  kishte  prioritet  çështjen e  gjykimit të lëndët  për krime lufte![6]

Raporti i Progresit për Kosovën, i vitit 2015,  thekson  që :”(166) të dyshuarit janë shqiptarë etnikë…”[7]

Këto ditë, u rivranë 49 Shqiptarët  e  masakruar në tre  masakra nga  grupa e udhëhequr nga Oliver Ivanoviqi, kur i’u rikthy në rigjykim  lënda, edhe pse ishte  dënu me dënim qesharak- minimal!

Më 27 janar 2014, EULEX-i arrestoi Olliver Ivanoviqin dhe i kërkonte edhe katër të tjerë serbë nën dyshimin për krime lufte, vrasje të rëndë, tentimvrasje të rëndë dhe shtytje për t’i kryer këto krime në vitin 1999 dhe 2000.[8] Mirëpo  realisht lufta e  Kosovës  kishte  mbaru  më  12  qershor 1999, që  do duhej  akuzu për krime  lufte, për veprat  penale të kryera para 12 qershor 1999, si dhe  akte  terroriste ato të kryera pas kësaj date! Krahaso, ish-ushtar të UÇK-së, që dyshohen se  kanë  kry  krime lufte( pas vitit 1999), e që u  dënuan për  akte terroriste!

Ndërsa hipokrizia maksimale, shih vetëm pak rreshta më pas po të njejtit  raport, lexon:”Në maj dhe qershor, autoritetet arrestuan 17 anëtarë të grupit të ashtuquajtur “Drenica”, ish-pjesëtarë të UÇK-së, për një sërë akuzash për vrasje dhe terrorizëm. Të arrestuarit ishin zyrtarë qeveritarë me lidhje të forta me partinë…”[9]

Derisa kryesi i krimeve të luftës dhe  akteve terroriste( atyre pas 12 qershor 1999) Oliver Ivanoviq, është dënu me  9 vite  burgim, për vrasjen  e 49 Shqiptarve( pra në tre  masakra  në rajonin e Mitrovicës), madje nuk i dalloi  viktimat  as në moshë, as gjini e  as që ishin civil!

Derisa pjesën  më të  madhe të  kohës së paraburgimit, ka qëndru  në arrest  shtëpiak. Vazhdimisht  Qeveritarët  e Serbisë, kanë   ndërhy  në  drejtësi, kanë  shantazhu edhe EULEX-in dhe  Bashkësinë  Ndërkombtare, që  të  lirohet,  që mos të dënohet  ky i dyshuar. Nga  ana  tjetër asnjëherë as EULEX-i, por edhe as Bashkësia Ndërkombtare, nuk e  denoncoi ndërhyrjen  e Serbisë në  Drejtësi, e ca raste  Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it, denoncon madje edhe falso, kinse në rastet  e caktuara  penale, kishte  ndërhyrje  në  drejtësi  nga ana  e Qeveritarve të Republikës së Kosovës.

Derisa më  16.02.2017, kthehet  lënda  në  Rigjykim! Për më   shumë sërish  i vehet  masa e  arrestit shtëpiak, derisa  ne medie   falsifikohet jo pak që   ka qëndru në paraburgim nga 27 janar 2014( realisht  në intervale të caktuara  kohore  ka qëndru edhe  në  arrest shtëpiak- kjo nuk ka ndodhë  me asnjë rast  ku të dyshuar ishin Shqiptarë, për gjoja krime  lufte!).

Po ashtu  asnjë  institucion  shtetror në  Kosovë,  kur ka të  bëjë  me   implikim të Serbisë  në  atë  rast( p.sh: kur   personat  e  porositur  nga  Serbia  kryejnë  akte terroriste; vrasje; akte, organizime, rekrutime të  terroristëve  vehabist;  vepra kriminale-ordinere; akteve diversive; antikushtetuese; kundër  Paqeruajtësve;  të krimit të  organizuar etj), kurrë  asnjëherë, asnjë rast, nuk është  zbardhur- kam dhjetra  raste parasysh! Andaj për këtë  fakt  institucionet  e Kosovës  nuk  lejohen  nga  Fraksioni politik-kriminal i EULEX-it, që të  veprojnë  siç ligji i  obligon![10]

EULEX, po ashtu tashmë  publikisht pranon, që  disa  lëndë i merr në trajtim shkaku  i “ndjeshmërisë politike dhe profilit të  lartë!”. Me këtë   po  ashtu   tentohet  të   arrijnë hudhjen  hi syve, që  lëndët  e tilla janë  problem  edhe  për  shtetet   me  traditë  shumë  më të  gjatë, e  në raste të  tilla,  gjyqësia e Kosovës, s’do  jenë objektive, meritore dhe  e paanshme( siç ligjet vendore dhe  ndërkombtare e kërkojnë!)![11]

Mirëpo sikur të  shihet, në të  gjitha  këto  raste me  shpallje  të  aktgjykimit  si të  fajshëm,  janë  të  dyshuar  Shqipëtarët si kryes të  veprave  penale,  ndërsa si  viktimë  janë   zakonisht serbët,  ndërsa  në  rastet  kur  janë  si të  dyshuar  serbët,  atëherë ata  gjithëherë   shpallen  të pafajshëm, apo  me  dënim  minimal!( Mund t’ua  sjell  shumë  raste!)!

Duke  qenë  edhe  vetë  viktimë e disa tentim-vrasjeve  madje  edhe  në Republikë të Kosovës, ku atentatorët  kishin lidhje me Agjenturat  e Serbisë, e veçmas për  rastin e   tentim-kidnapimit  që rezultoi në tentim-vrasje më 27 maj 2009, ku edhe  EULEX-i, kishte  rastin. E që  EULEX, pos që  e  ndaloi hetimin  për më shumë,  pengoi edhe  autoritetet   vendore të   Hetimit që t’a bënin punën e  tyre!

Nuk duhet të  shpresojmë, e jo më  të besojmë, që një  mision politik si EULEX-i, apo edhe një  Gjykatë   Speciale, do  gjykoj  meritorisht, objektivisht dhe paanshëm! Drejtësi për  veprat penale  krime  lufte,  vrasje politike, vrasje të dirigjuara nga Serbia, “terrorizëm” kundër Serbisë ( ku akuzohen veteran të  Luftrave Shqiptare,  nga Lugina e Preshevës) por edhe për  veprat  penale si korrupsion dhe  krim të  organizuar,  nuk do  ketë.  Së paku derisa  misionet e tilla( EULEX etj), të thirren   më shumë në  prioritet  për ta  :”ruajtur  Paqen   në  Kosovë dhe Ballkan” sesa  zbatimin e ligjit!

Drejtësinë munden vetëm  Institucionet  tona ta  bëjnë, sado që do mund të ketë  sfidime, gabime,  zgjatje! Askush më mirë sesa   ne( Institucionet tona të Drejtësisë), s’mund t’ia jap  gjykimin e  merituar!

Më:22.02.2017

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

[1] http://www.liberkujtimiikosoves.org/?page_id=33&lang=zh

[2] http://www.icty.org/en/in-focus/crimes-sexual-violence/in-numbers

[3] Raporti i progresit për Kosovën 2015, faqe 28;

[4] http://photos.state.gov/libraries/kosovo/312585/2015/HRreport2014_al.pdf, faqe 3-4;

[5] http://www.amnesty.eu/content/assets/260412_EULEX_Report.pdf, faqe 16;

[6] http://www.amnesty.eu/content/assets/260412_EULEX_Report.pdf

[7] Raporti i progresit për Kosovën 2015, faqe 28;

[8] http://photos.state.gov/libraries/kosovo/312585/2015/HRreport2014_al.pdf, faqe 2;

[9] http://photos.state.gov/libraries/kosovo/312585/2015/HRreport2014_al.pdf, faqe 3;

[10] OSBE,  Pavarësia e gjyqësorit në Kosovë: Dimensionet institucionale dhe funksionale; Janar 2012, faqe 22;

[11] OSBE,  Pavarësia e gjyqësorit në Kosovë: Dimensionet institucionale dhe funksionale; Janar 2012, faqe 24;


Leave a Reply