Loading...

“Disa media shqiptare financohen nga Rusia”


Diplomati Shaban Murati ka ngritur shqetësimin për atë që e cilëson si ndikim i lobit rus në jetën mediatike dhe politike në vendin tonë.
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Suedi i referohet heshtjes që pasoi në median shqip të rezolutës së Parlamentit Europian për rrezikun e luftës hibride, term që adreson praktikat komplekse ushtarako-politike dhe mediatike që i atribuohen Rusisë së Vladimir Putinit që nga konflikti i Ukrainës.
“Nëse do të pyetesha përse gjithë kjo heshtje në politikën dhe në mediat e Tiranës për rezolutën alarmante të Parlamentit Europian mbi rrezikun e luftës hibride dhe informative të Rusisë kundër BE dhe Europës, të miratuar në 23 nëntor, përgjigja ime do të ishte “ndikimi i lobit rus në Shqipëri”. Sepse mediat dhe portalet shqiptare, që kanë dy vjet që glorifikojnë Rusinë dhe Putinin çdo ditë, nuk gjetën asnjë hapësirë për të dhënë të paktën lajmin se Parlamenti Europian datën 23 nëntor miratoi rezolutën “Komunikimi Strategjik i BE për të kundër balancuar propagandën anti-BE nga palë të treta”. Shqipëria është shtet kandidat i BE, i cili ka marrë edhe rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve të pranimit me BE, dhe padyshim është i lidhur dhe duhet të jetë i interesuar për çdo akt politik dhe legjislativ, që ndërmerr Parlamenti Europian, dhe që ka të bëjë me interesat dhe vlerat themelore demokratike të BE, ku Shqipëria do të bëhet anëtare”, shkruan Murati për “Gazeta Shqiptare”.

Shaban Murati

Sipas tij, solidariteti servil i Beogradit është i kuptueshëm, sepse Serbia është ndër kanalet kryesore të penetrimit subversiv rus në shtetet e Ballkanit, duke përfshirë edhe Shqipërinë. “Mjafton të lexosh me vëmendje rezolutën e Parlamentit Europian dhe do të konstatosh se në të janë rreshtuar rreziqe, kërcënime dhe veprime të dëmshme, që Rusia po i zhvillon dhe në drejtim të Shqipërisë”- shkruan ai.
Madje në shkrimin e tij, Murati shkon edhe më tej duke denoncuar se këto media, kanë të paktën 2 vjet që glorifikojnë Rusinë.
“Kemi tërhequr pareshtur vëmendjen e institucioneve dhe të lexuesve për format e ndërhyrjes dhe të presionit të lobit rus në Shqipëri. Kemi tërhequr vëmendjen për devijimin antikombëtar të shumë mediave, portaleve dhe shoqatave joqeveritare, që marrin financime nga Rusia. Kemi tërhequr vëmendjen për think-tanke, qendra studimore e institute me orientim pro rus, që janë hapur në Shqipëri këto dy vitet e fundit. Kemi tërhequr vëmendjen për grupet ekstremiste shqiptare, të majta dhe të djathta, që kërkojnë të destabilizojnë Shqipërinë dhe të krijojnë terren për një influencë ruse në vendin tonë. A e dini se nga zyrat shtetërore janë larguar njerëz nga puna, kur e ka kërkuar ambasada e Rusisë? Nuk e di se sa janë dëgjuar këto paralajmërime, por tani keni një dokument zyrtar të BE, rezolutën e posaçme të Parlamentit Europian për rreziqet nga lufta hibride dhe informative ruse”, shkruan Murati.

Source: pamfleti.com


You May Also Like

Leave a Reply

%d bloggers like this: