DOMETHËNIA E SHKRIMIT TË LASHTË ETRUSK, (SUTHINA)


Mundësuar nga Elidon Ahmeti
Shumë shkrime të lashta Etruske të gjetura nëpër varrezat e Italisë, nuk arrihen të deshifrohen, nga studjuesit e mirëfilltë, etruskolog..

Një nga këto shkrime është edhe fjala SUTHINA.. Kjo fjalë ishte shumë e përdorur nga etruskët, por eksklusivisht vetëm nëpër varret e tyre.
Emri SUTHINA gjindet në skulptura, në pasqyrat e famshme etruske , në unaza dhe sende të tjera funerale.. Etruskologët thonë se fjala SUTHINA, mundet të burojë nga gjuha greke, që ka kuptimin e fjalës LAMTUMIR.. Në një tjetër variant thuhet se, fjala etruske SUTHINA do të thotë, VARR ose do të thotë DHURATË për të vdekurin.. Kuptimi i saktë mendoj se është në gjuhën shqipe të dialektit GEG, që do të thotë SUTHINA = SU-THINJA.. Pra vdiq i Ri, ose vdiq e Re.. Vdiq dhe SU-THIN, pa u thinjur, pa ju zbardhur flokët.. Dhe çuditërisht, kur shkuhej fjala SUTHINA në varreza, mosha e tyre ishte e RE.. Kjo vërtetohet edhe nga skulpturat me figurat e vajzave të reja..
Origjina Etruske dhe gjuha tyre mbeten akoma e pa deshifruar. Studjues të shumtë janë të mendimit biles, se gjuha Etruske ska lidhje fare me gjuhët e familjes së madhe indoevropiane.. Populli Etrusk mund te cilësohet si një nga popujt më të lashtë dhe më enigmatik të historisë Evropiane.. Por ata historian gabohen sa ska, sepse po të njihnin gjuhën shqipe, do hiqnin dorë nga teoritë e tyre trashamane.. Mbishkrimet e lashta etruske kanë shumë ngjashmëri me gjuhën e sotme shqipe.. Prandaj ne sduam ti thojmë botës se ETRUSKËT ishin ILIR, apo ILIRËT ishin ETRUSK.. Por duam ti thojmë atyre me shumë siguri, se ata kishin Gjyshin e përbashkët dhe se ETRUSKO-ILIRËT, ishin bash nipat e (PELLAZGËVE-HYJNOR), që flisnin gjuhën e ZOTIT.


Leave a Reply