E ti karajfil i Stambollit po m’thue që unë me demek jam turkofob?


E ti karajfil i Stambollit po m’thue që unë me demek jam turkofob?
  «Tyrqit, në vend qi t’i ndihmonin të përhapunit të kombsiës shqiptare, kanë përdorun në ç’do kohë të gjithë fuqiën e tyne për me e ndrydhun. Shqiptarvet u âsht dashun të luftojnë pa pushim për me ruejtun karakterin kombtar kundër mundimevet të bâmuna prej qeverriës tyrke për me i shkombësuem; e këjo punë provohet kjarisht prej 54 kryengritjeve të mëdhaja shqiptare, qi regjistron historia tyrke…[…] Si serbët ashtu edhe shqiptarët qenë shtruem nën sundimin e tyrqvet, po me këtê ndryshim qi shqiptarvet qeverria tyrke u ndalonte arësimin në gjuhët të vet në vênd qi serbët ishin të lirë me mbajtun shkollat kombtare të tyne, punë këjo qi u jipte lêje me bámun njê propagandë të gjallë…»

______________________________________________________________

Këto fjalë nuk i thamë as unë, as tjetri, as filani e as fisteku por dora vetë ambasadori i Perandorisë Osmane në Shën Petërsburg. Nji prej diplomatëve ma të jashtëzakonshëm që ka shërbye edhe në Berlin, Athinë, Vjenë dhe Romë. Fjala asht për Turhan (Pashë) Përmetin, kryeministri i ardhshëm i Shqipnisë së re, mbrojtësi diligjent i tansisë etnike në Paqen e Versajës. E ti karajfil i Stambollit po m’thue që unë me demek jam turkofob? Që osmanët i ngritën shqiptarët? Që bashkë-sunduem prej Danubit deri në Misir?   ___ Col Mehmeti!


Leave a Reply