EKSKLUZIVE – Vizitë tek Apollonia qytet ILIR


Besarta DESHISHKU/njekomb.com

Nëse keni vendosur të vizitoni perlat e jugut shqiptar, mos mendoni gjithmonë ta filloni udhëtimin tuaj nga bregdeti i bukur i Vlorës.
Në një distancë 12 km nga qyteti i Fieri-it, afër fshatit Pojan,buzë një kodrine ndodhet një prej qyteteve ikona të lashtësisë, Apolonia.

HISTORIKU

Apolonia shtrihet në një kodër 104 m të lartë, e cila e ndanë mes-përmes Fushëne Myzeqesë.

Fortifikimi i shek. 6p.K. nuk njihet mirë, por në shek e 4p.K. qyteti 96 hektarësh rrethohej prej një muri mbrojtës 5.2 km të gjatë.

Sipas Pseudoskylaksit Apolonia gjendet në tokat e Taulantëve 8.88km larg detit, ndërsa Polibi na mëson se lumi Aoos (Vjosa) rrjedhë pranë qytetit të Apolonisë.

Sipas Stefanit “Apolonia, e para, banohej nga Ilirët si edhe Epidamni. Pastaj në të u dërguan 200 kolonistë korinthas me në krye Gylakun i cili e quajti atë Gylakeia.

Kjo e dhënë vërtetohet nga një shkrim i shek. 4 p.K,sipas të cilit “Më zbukuroj një mik i atdheur,…por unë zotëroj fushën e Gylakut.

Skymni shkrun se Apolonia u themelua prej korinthasve dhe korkyrasve (439-440), ndërsa Straboni na bën të ditur për një valë të dytë kolonësh nga Dysponti rreth v.575 p.K.

Data e ngulimit të kolonisë bazohet në një fragment të Plutarkut, sipas të cilit Apolonia nuk do të ishte banuar nga Helenët nëse Periandri (Tirani i Korinthit) do të ishte dënuar më vonë, çka përkon ne vitin 588 p.K.

Sipas Aelianit Apolonët i dëbonin të huajt sipas ligjit lakedemon, ndërsa epidamnasit u jepnin të drejtë të huajve të banon në qytet.

Karakteri i aristrokratik i qytetit kuptohet nga shprehja e Aristotelit “Jetëgjatësia e regjimit aristokratik të Apolonisë bazohet në fatin e mirë të pronësisë së madhe të tokës.

Karakteri aristokratik, dhe zhvillimi ekonomik e shtynë Apoloninë e mesit të shek. 5 p.K. drejt konfliktit të armatosur me formacione ilire.

Sipas një mbishkrimi në Olymp dhe Pausanies, Apolonianët pushtuan dhe plaçkitën qytetin Thronion të Amantëve. Por ngjarjet e viteve në vazhdim u zhvilluan më të favorshme për strukturat shtetërore ilire sesa për Apoloninë.

Në luftën e Peleponezit, Apolonia u radhit me palën humbëse, me Athinën dhe Korinthin, kundër Spartës, Korkyrës (Korfuzit) dhe Shtetit Ilir.

Shkrimi i emrit të mbretit Monun në monedhat apoloniate të v.350 p.K. dëshmon marrëdhënie të mira ekonomike me prapatokën ilire ose sovranitetin e kufizuar të Apolonisë në dobi të shtetit ilir.

Në periudhën e zgjerimit të mbretërisë së Aleksandrit, Apolonia ishte pjesë përbërëse e kësaj mbretërie. Fragmenti i Justinit (v.316 p.K.) Kasndri duke u kthyer nga Apolonia, ndeshi “fisin e Audariatëve” tregon se Maqedonia vazhdonte ta kishte në zotërim qytetin edhe 7 vjet pas vdekjes së Aleksandrit.

Sipas Diodorit në v. 314 Akrotati (i biri i mbretit të Spartës)… zbarkoi në qytetin e Apolonisë të cilën e gjeti të rrethuar nga Glaukia, mbreti i Ilirëve. Akrotati… e bindi mbretin të përfundonte një trakat paqeje me Apoloniatët.

Për ngjarjet e Diodori vijon më tej Kasandri (v.312 p.K.)… u nis drejtë për të rrethuar banorët e Apolonisë që kishin dëbuar garnizonin e tij dhe ishin bërë aleatë me ilirët.

Por banorët e qytetit nuk u frikësuan, pasi kishin siguruae ndihma nga aleatët… Pas një beteje të gjatë dhe të fortë apoloniatët i detyruan kundërshtarët të tërhiqen…Korkyrasit që kishin Apoloninë dhe Epidamnin ia dorëzuan Glaukias, mbretit të ilirëve.

Ndonëse burimet shkrimore heshtin, të dhënat për shtrirjen e pushtetit të Pirros (297-272) në Apoloni janë mëse të qarta. Kësaj periudhe i përkasin një sërë ndërtimesh monumentale të cilat riformuluan tërësisht sheshin e qytetit, agoranë.

Kjo dhe është periudha më e lulëzuar e Apolonisë në periudhën helenistike.

Me shkuarjen e dinastisë ajakide ne v.232p.K., Apolonia, e trembur dhe kërcënuar nga shteti ardian në fuqizim, kërkoi përkrahjen nga Roma dhe në v. 229p.K. ajo vuri nën mbrojtjen e saj Apoloninë, Korkyrën, Epidamnin dhe Isën.

Që nga ky vit Apolonia u lidh pazgjidhshmerisht me Romën.

Në luftën civile romake Apolonia zgjodhi anën e fituesit, Cezarin dhe jo Pompeun. Kjo zgjedhje dhe niveli i saj kulturor solli për studime në Apoloni Oktavian Augustin, i cili u nis për tu bërë perandor në Romë pikërisht nga Apolonia.

Kjo ju shpërblye apolonianëve. Ndërsa tërë qytetet e tjerë u datyruan të pranonin kolonitë e veteranëve, Apolonia u kthye në qytet të lirë e të paprekshëm “civitas libera et immunis”.

Kësaj kohe i përket dhe një vrag monumentesh që e riformuluan dhe hijeshuan sërishmi qendrën e qytetit, çka solli dhe cilësimin e Apolonisë nga oratori i shquar romak Ciceroni si “Magna urbs et grabis-Qytet i madhërishëm hijerëndë”.

Tërmeti i fortë i shek.2 pas K. me pasojë shembjen e një sërë ndërtimesh dhe ndryshimin e rrjedhjes së Aoosit-Vjosës, solli rrudhjen fizike dhe kulturale të qytetit.

Apolonia dëshmohet si qendër peshkipale edhe në vitin 431, por më tej qyteti shuhet gradualisht duke mos mbijetuar dot pas shekullit 4 pas K.

FOTOGALERI


Leave a Reply