Emblema aktuale e Prizrenit asht cungue për faqe të zezë!


Emblema aktuale e Prizrenit asht cungue për faqe të zezë: ka mjaftue që asambleistët turkoman me i rrudhë turinjtë dhe nuk u lejue mbishkrimi “1878”, viti që signifikon Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Komuna turke e Mamushës gjallnon njejtë si Leposaviqi: edhe aty ka pushtet paralel, edhe aty ka lojalitet ndaj Ankarasë dhe jo Prishtinës.
Hedhja e nji mollotovi asht ma e pakta që mundet me u ba në shenjë hakërrimi ndaj “Millî İstihbarat Teşkilatı”, dmth shërbimit informativ turk. Ambasada turke n’Prishtinë dhe filiali i saj konsullor n’Prizren janë çerdhe të spiunazhit dhe kundër-spiunazhit turk. Me ndihmën e TIKA-s, Turkia ka krijue nji pezhishkë agjenturore – nji pushtet paralel – që po e shkërmoq Kosovën e po e ban nji “plasdarm” për projektin neo-otoman.

Nëse vahabizmi arriti me i tubue rreth 1 mijë fatzi nga Kosova të gatshëm me u mpleks në aventura xhihadiste në Siri, boria e Erdoanit do t’i mblidhte 10-15 mijë të kërrleshtë, të xhindosun e të armatosun deri në fyt për me e mbrojtë me gjak “Cumhurbaşkanlığı Külliyesi”-in (pallatin presidencial). Rreth 800 e kusur xhami, sa janë në Kosovë, do të tejçonin thirrjet e Erdoanit me e mbrojtë Turkin’, madje edhe me i kastigue hasmit e saj të brendshëm e të jashtëm, gylenista, kurdë e armenë.

Ky skenar nuk asht nji vegim distopik por nji vlerësim i esëllt se deri ku mundet me u përshkallëzue situata nëse Turkia vazhdon me u përzi në Kosovë. Mos harroni se rebelët pro-turk në vitin 1914 thuajse e kanë zhba shtetin shqiptar (madje haxhi-qamilistët e kanë pushtue edhe Vlonën – kryeqendrën e shtetit shqiptar).

Unë nuk i jap pesë pare pse n’Kosovë ka leshatuka e vahabista se fundja ata janë budallë me zile në qafë. Ata shkaktojnë veç neveri kolektive – madje e ndihmojnë shoqninë me u purifikue tu u distancue prej tyne. Ama unë e kam pushkën plot për turkofilat që kanë sponzor të fortë ideologjik e financiar se ata janë kolona e pestë që rrezikon me e asgjësue edhe fibrën e fundit të kohezionit kombëtar në Kosovë. Prandaj, akti i atyne që i kanë ç* nanën mollotov konsullatës turke duhet me u përshëndet me admirim si shkëndijë emancipuese, mbase larg ma e vyeme sesa sulmi ndaj konsullatës ruse në Mitrovicë në vitin 1903.

Përgatitur nga Col Mehmeti!


Leave a Reply