Emri Shqiptar


prmbledhje_nga_ilirida-online.com (3)-105

Emri shqiptar është i lidhur ngushtësisht me epokën e lavdishme të Gj. Kastriotit. Dihet fare mirë që emri “shqiptar” lindi në periudhën e mesjetës.

Përpara kësaj periudhe popullsia vendase quhej “arbër” dhe vendi quhej Arbëri. Si lindi ky emër?! Pas ngritjes së flamurit në Krujë nga Gj. Kastrioti, garda e Tij vetjake dhe Ai vetë, në parzmoret e tyre ata mbanin shqiponjën dykrenare, pra ata ishin mbajtësit e Shqiponjës. Një analizë gjuhësore ndihmon për të kuptuar lindjen e këtij emri: një njeri i cili mban një Usht në dorë, rrjedhimisht quhet Usht+ar=Ushtar, një njeri i cili mban një Hark, rrjedhimisht quhet Harkëtar, një njeri që mban Flamurin, rrjedhimisht do të quhej Flamurtar, e.t.j.. Pra mbajtësit e Shqiponjës s’kishin se si të quheshin ndryshe, përveçse Shqiptar.

Në fillim ishte titull, pastaj u përvetësua në masë nga popullsia, për shkak të krenarisë që mbartte në vetvete ky titull. Shqiptarët janë mbartësit e Shqiponjës së Skënderbeut, janë mbartësit e flamurit kuq e zi të Tij, të Atij që ishte tmerri i osmanlinjve.


Leave a Reply