Epido, një hero Pellazg, i përvetësuar nga Grekët


prmbledhje_nga_ilirida-online.com (3)-102

Emri i këtij heroi të ashtëquajtur grek (EDIPO), vërteton origjinën e tij 100% Pellazgo-Shqiptare.. Mundësuar nga Elidon Ahmeti.

EDIPO në gjuhën shqipe do të thotë (UN-E-DI ose AI-QË-E-DIN), kurse në gjuhën greke emri EDIPO do të thotë (Këmbë fryeri).. Le të njihemi me legjenden e heroit (EDIPO), që të kuptojmë saktësinë e emrit të tij.. Greke apo Pellazgo-Shqipe???

Po kush ishte EDIPO?
Legjenda tregon, se ai ishte heroi dhe shpëtimtari i Tebes..

Një krijes e frikshme qëndronte në hyrje të Tebes.. Kjo krijesë quhej Sfingja..
Ajo ishte e bija e titanit Tifon dhe e Ekindes.. Koka e sajë ishte e një gruaje, kishte trupin e një luani, bishtin e një gjarpëri dhe krahët të një zogu grabiqarë. Sfingje ishte dërguar nga Hera e zemëruar, për të ndëshkuar Tebanët dhe vetë mbretin Laius.. Krijesa e frikshme nuk lejonte asnjë kalimtar të hynte, apo të dilte nga qyteti i Tebes.. Ajo i kërkonte kalimtarëve të zgjidhnin një enigmë dhe priste përgjigjen e tyre.. Nëqoftëse përgjigjja e kalimtarëve nuk ishte e saktë, masakroheshin menjëherë nga kjo bishë e mallkuar dhe e etur për gjak..

Qyteti dhe i gjith populli i Tebes ishte zënë rob nga kjo bishë e quajtur (Sfingje).. Tebanët takoheshin çdo mëngjes në sheshin e qytetit, diskutonin bashkë në përpjekje për të zgjidhur enigmën e Sfingjit.. Vullnetarë trima që nuk i frikesoheshin vdekjes, shkonin përballe bishës, duke ju përgjigjur enigmes misterioze, por ata burra nuk ktheheshin më kurrë në shtëpitë e tyre..

Enigma ishte shumë e vështirë për tu zgjidhur dhe Tebanët masakroheshin çdo ditë. Por kjo masakër e pa fund, do ndalonte një ditë.. Para qytetit të Tebes do të shfaqet një hero, që do ta shpëtojë Teben fatkeqe. KY HERO QUHET (EDIPO).. Ky burrë me emrin (E-DI-PO ose PO-E-DIN), do i përgjigjet me saktësi enigmes së Sfingjit. Dhe kështu ndodh.. Ai del para bishës pa ju trembur syri fare dhe pret pyetjen misteriose të Sfingjit.

Gjëegjëza enigmatike dhe shumë misterioze ishte kjo..

Cila është ajo kafshë, që në mëngjez ecën me katër këmbë, gjatë ditës në vazhdim ecën me dy këmbë dhe në mbrëmbje, ecën me tri këmbë ? EDIPO i përgjigjet menjëherë, duke i thënë bishës se ishte (NJERIU) përgjigjja e saktë.. Me katër këmbë, këmbadoras, ecën fëmija i vogël, pastaj fëmija bëhet burrë, duke ecur me dy këmbë dhe kur plaket, ecën me tri këmbë, duke përdorur shkopin e tij.. Heroi EDIPO liroj qytetin e Tebes nga kjo bishë, duke e hedhur atë në humnerë.. Kjo legjendë thuhet është shumë e lashtë (para greke).. Në mitologji thuhet se Zeusi (Zojzi), Zoti Pellazg jetonte akoma në Tomorr, kur EDIPO shpëtoj Teben.

Source: https://www.facebook.com/pages/Legjenda-e-Shqiponjave/

 


Leave a Reply