Epiri dhe Maqedonia s’kane qene kurre toka greke


prmbledhje_nga_ilirida-online.com (3)-103

Epiri dhe Maqedonia s’kane qene kurre toka greke.Ne Greqi ka urdhera te rrepta, te dala nga qeveria greke, qe i ndalon camet te perdorin gjuhen e tyre. Nje numer i madh ortodoksish, qe jetojne ne keto zona, te cilet flasin shqip, gjithashtu dhe shqiptaret myslymane quhen nga greket : greke albanofone, dmth greke qe flasin shqip!!! Keto shpikje i sherbejne qellimeve dhe propagandes se organizuar shoviniste pan-helenike.

Ish Kryeministri grek, Venizellos, pohoi qe Greqia Veriore banohet nga shqiptare. Ai thote: “Eshte me se e vertete qe popullsia e veriut eshte me origjine shqiptare” (L. Skendo, Extrait de la Revue “Les peuples libres” Lausanne 1919). Fjala “Veri” thekson L. Skendo, nenkupton nga Epiri deri tek gjiri i Artes.
Le te shikojme kufirin shqiptaro-grek ne Mesjete. George Achropolites (1217-1282) ka shkruar mbi luften mes despotit te Epirit, Mikael II kunder Bizantit.“Ne u terhoqem deri ne kufi, tek malet Pirene (Pindi i sotem), qe ndan Epirin e Ri dhe te Vjeter nga bota e vjeter”

Toka greke, sipas Georges Acropolites, ishte matane Pindusit, si rrjedhim Epiri nuk eshte toke greke. Nuk duhet te harrojme qe Acropolities ka qene nje diplomat, politikan, historian dhe mesues i perandorit bizantin, Theodor II Lascaris: dhe ka qene dhe komandant i pergjithshem i ushtrise bizantine.

Keto thenie konfirmohen edhe nga Theodor Scutariot-i, historian bizantin, qe lindi dhe jetoi ne shekullin XIII. Ai pohon te gjitha c’u thane me siper ne vepren e tij “Parathenie kronikash”.
George Pachimeris, historian bizantin i shekullit XII, qe gjate jetes se tij mbajti poste te rendesishme shteterore, i konsideronte shqiptaret ilire. Ai e kufizon Greqine ne jug te lumit Thesali. Le te shohim se c’thote ai per lumen Peneu (Selemvria). Pachimeris thekson qe: “Perandori bizantin, Mikael VIII Paleologu, dha urdher per te sulmuar iliret, fiset e rajonit dhe gjithashtu dhe ata pertej lumit Peneu, e ashtuquajtura Greqia e vertete.

Pachimeris konfirmon qe Hellasi i asaj kohe kufizohej me lumin e quajtur sot Selemvria, Peneu i djeshem. Keta historiane bizantine konfirmojne qe Epiri dhe Maqedonia s’kane qene kurre toka greke. Nese kthehemi mbrapa ne kohe disa shekuj, para kohes se historianit Pachimeris, do te shikojme se c’perfshinte Hellasi. Kete na e japin saktesisht studiuesit greke te kohes.Tek Sinecdemos e Jerocles-it (shekulli VI pas Krishtit) vihet ne dukje qe Greqia e vjeter e kohes perfshinte vetem krahinat e Beotise, Atikes, Fosise, Euboeas dhe Peleponezit.
Donald Edgar Pitcher ne librin “Nje gjeografi historike e Perandorise Osmane nga kohet e hershme deri ne fund te shekullit XVI” shprehet mbi zgjerimin e Shqiperise ne fund te shekullit XIV, si vijon:

“Ne fundin e shekullit XIV ato u zgjeruan ne Veri ne drejtim te Zetes (Mali i Zi) dhe ne Jug midis Epirit dhe Gjirit te Korinthit.”
Eshte e qarte qe historianet e vjeter dhe te rinj jane te te njejtit mendim per kufijte historike te Greqise. Shovinistet grek nuk duhet te harrojne qe zoterimet e Gjin Zenebishtit shtriheshin nga Argjiroja deri ne Glyk, kurse ato te Gjin Bue Shpates deri ne Naupaktus.

Theodor Mommsen-i tek “Historia e Romes antike”, vellimi I, faqe 362 e librit II, kapitulli VII shkruan: “ Kur ai u vu ne krye te mbreterise, te gjithe u mblodhen rreth tij (Mbreti Pirro). Epirotasit trima, shqiptaret e antikitetit.”
Nuk duhet harruar qe Theodor Mommsen-i (1817-1903) konsiderohet si studiuesi me i shquar i Romes antike.

Le te shohim c’thote historiani i njohur bizantin i shekullit VI, Prokopi i Cezarese, per Greqine: “Ne lufte, greket mbahen si ushtare frikacake, sikur Greqia mos kete patur kurre nje burre te denje.” (“Omnia” vellimi III,I, Lipsiae). Ky historian, ne paragrafin e mesiperm, shikon ndryshimin mes Bizantit, qe ishte nje konglomerat popujsh dhe Greqise, qe ishte nje pjese e perandorise shumekombeshe. Banoret e Bizantit, sipas Prokopit te Cezarese, nuk ndiheshin aspak grek. /<<www.facebook.com/ShqipeHorizont>>/

 


Leave a Reply