Erdogan: Bashkimi i shqiptarëve sjell trazira të reja në Ballkan


Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, nuk ka simpatizuar idenë për bashkimin e shqiptarëve.
Në intervistën dhënë për Top Channel me gazetarin Sokol Balla, kryetari i shtetit turk ka vlerësuar se ‘vendet jodashamirëse’ po e fryejnë idenë e bashkimit të shqiptarëve.
Sipas liderit autokrat të Turqisë, Ankaraja është kundër këtyre tendancave, madje bashkimin e shqiptarëve e ka krahasuar me trazira të reja në Ballkan.
“Ne jemi kundër këtyre tendencave. Shihni se çfarë po ndodh me Sirinë dhe Irakun. Nuk dëshirojmë trazira të reja në Ballkan. Këto gjëra po i fryjnë vendet jodashamirëse të shqiptarëve”, ka deklaruar Erdogan.
Ai ka mohuar se Turqia mbështet ndonjë parti politike në Kosovë.
“Ky është pretendim i shëmtuar. Mund të ketë parti politike që ka ideologji të njëjtë me partinë tonë. Ka ndonjë parti që dëshiron të fitojë nga përvoja jonë dhe ne i ndihmojmë”, ka thënë presidenti turk.
Source: konica.al


Leave a Reply