Etimologjia e krye-perëndeshës Etruske


T I N ose T I N A ishte emri Hyjnis supreme Etruske, ZOTI i qiellit dhe i Tokës më i madhi i gjithë Perëndive. Ai shpesh identifikohej nga etruskët me Zeusin Pellazg. Edhe për romakët T I N A identifikohej me Jupiterin (JOVE). Në piktura, skulptura dhe pasqyra e lashta etruske prezantohej si një mashkull hyjnor me mjekër të dendur dhe me rrufe në duar.

Po kush ishin Etruskët dhe cila ishte gjuha e tyre ? Sipas burimeve të lashta të lëna nga Herodoti, Straboni etj; na tregojnë se Etruskët ishin Pellazgë të ardhur nga Lidia e lashtë (Anadolli sotëm Turqi). Por si gjithmonë fjala fundit i takon Historigrafisë zyrtare, që gjuhën Etruske e përjashton nga familja e madhe indo-evropiane.. Të shumta ishin migrimet dhe shkëmbimet tregtare në tokën e Etuskëve si ato me egjiptianët, siro-fenikasit, greket, shardanet (Sardenia) etj; dhe sipas tyre (Historianëve modernë) këto turli rracash dhe popujsh, kontribuan në përzimjen e etruskishtes së mistershme.
Personalisht mendoj se nga ikopetenca e këtyre trushpëlarëve kjo gjuhë e stërlashtë do të vdesi pa trashigimtarë.. Gjuha Shqipe do mësoj Latinët që ta kuptojnë preardhjen Nënës së tyre (Etruskishten).


Emri T I N A akoma sot e kësaj dite mbetet një mister i madhë për tu deshifruar.. Origjina e kësaj perëndie mundet të lidhet me popujt primitive ndoshta edhe para-etrusktë..
Pellazgët që nga Arkadia dhe deri në Dhesproti e quajtën Zotin e tyre (ZEUS- ZA). Pellazgo-Ilirët emërtuan Zotin e tyre (ZOJZI-Za) edhe Frigjët Thrako-ILir me një ngjashmeri të pakonfondueshme e quajtën (ZABAZIU).
Në të kundërtën Etruskët vendosën emrin e Krye-Zotit të tyre (T I N ose T I N A) , që pa ju larguar GENIT dhe gjuhës Pellazge merr kuptimin e saj në shqip që do të thotë (Rrufe). Në dialektin GIGAN (GEG) çuditërisht akoma sot e kësaj dite RRUFEJA quhet Shkrep-TINA ose Vetë-TIN. Shkrep=Godet, ndriçon etj; kurse TINA=Rrufe.. E trashiguar nga gjuha jonë e lashte kemi edhe fjalën SH-TIN ose SH-TINA= mer kuptimin kur qëllohet me armë zjarri. Ndësa fjala Vetë-TIN është edhe më e ngulur thellë në shekujt e Historisë. Mitologjia Etruske na trego se Perëndia Tina nuk ishte i vetmi Perëndi që godiste me rrufe.. Perëndi të tjerë Etruske kishin rrufetë e tyre. Por ato Rrufe të veçanta me fuqi të madhe shkatërruese që tundnin gjthë Tokën i kishte Vetë-TINA. Ja pra mbas mijëra vitesh kur rrufeja shkrep me forcë termi Vet-TINA jeton akoma në fjalët e gjuhës sonë hyjnore.

 

Source:

Hulumtime të mundësuara nga Elidon Ahmeti / 

https://www.facebook.com/Legjenda-e-Shqiponjave-427267964067135/

@ www.ilirida-online.com


Leave a Reply