Filloi rigjykimi poltik kundër Grupit të Dobrosinit


Gjykimi filloi në ora 09:30, duke u vonu si zakonisht vetëm avokatët e caktuar. U rimor dëshmia e dëshmitares eksperte të armëve të zjarrit, e njejta që ishte edhe në gjykimin e mëparshëm. Kjo dëshmitare dëshmoi për armën e vetme që ishte sekuestruar në banesën e Skender Jasharit, e që prokurori i Fraksionit Politiko-Kriminal të EULEX-it Maurizio Salustro, i’a kishte faturu Valon Jasharit (si zotërues i banesës në emër të të cilit e bastisë).  Dëshmija e dëshmitares eksperte të armëve të zjarrit, realisht të armës TT, nuk inkriminonte asnjëri në lidhje me përfshirjen ose jo në ndonjë vepër tjetër penale, e as në rastin për sulmet në Dobrosin të komunës së Bujanovcit, kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë.  Prokuroja e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, disa herë është arsyetuar, si gabim teknik në mospërputhjen e shkresave që dorëzoi,  si në numrin serik të armës, pastaj në datën e mbarimit të ekspertizës së armës, etj. Disa a avokatët mbrojtës, por sidomos të akuzuarit Skender dhe Valon Jashari, duke i’a bë pyeje kësaj dëshmitare eksperte, kërkuan të dinin kur është përdorë arma e tillë TT për herë të fundit-derisa, përgjigjet që nuk i’u është kërku caktimi i kohës së përdorimit të armës. Mirëpo pastaj një anëtarë i trupit gjykues e pyet që kërkesën për ekspertizë të bërë nga prokurori Salustro, në pikën 3. e) i’u kërkohet edhe gjetja e kohës së fundit kur arma e tillë është përdorur, në raportin tuaj nuk shihet të jeni përgjigjur? Dëshmitarja eksperte pohon:” kam harruar, është gabimi im, mirëpo për t’a vërtetu më herët a është gjuajtur me atë armë ishte dashtë të merret dorashka e parafinës!” E që pastaj edhe kryetari i trupit gjykues reagon, si dhe të akuzuarit e apostrofuar. Duke ardhë në përfundim që dorashka e parafinës mund t’a përcaktoj të dyshuarin a ka gjuajtë a jo me armë, e jo armën kur ka gjuajt për herë të fundit, e as nuk mund të përcaktoj llojin e armës me të cilën është gjuajtur. Po ashtu e pyetur dëshmitarja eksperte, se a është bë ekspertiza magnetike e armës, përgjegjet që jo, nuk i është kërku nga kërkesa për ekspertizë! E që siç u pa më sipër, edhe Salustro e kishte kërku!

Skender Jasharit, më  është  mohu e drejta që të ripyeste dëshmitaren eksperte, pasiqë kishte reagu një avokati mbrojtës i një të bashkakuzuari, duke u thirrur në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, që të fundit e marrin në pyetje dëshmitarin është trupi gjykues! Derisa Trupi Gjykues e merrte në pyetje dëshmitaren eksperte, ndërhyn dhe e pyet prokuroja e fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, automatikisht Kodi i Procedurës Penale më jepte të drejtën edhe mua si i akuzuar (si palë e barabartë me prokurorin!).

Në ora 11:15, u bë pushimi i drekës deri nëorën 13:00, kur do vazhdoj.

 

Ndërsa vazhdimi i seancës, u bë në ora 13:00, ku u mor në pyetje dëshmitari i vetëm i rastit, i cili ishte marr edhe në gjykimin e mëparshëm. Dëshmitari deklaron si edhe në rastin e parë, të vërtetën, e cila ishte vazhdimisht në dobi të të akuzuarve Skender dhe Valon Jashari. Prokurorja e fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, i bëri më shumë sesa 50 pyetje, duke qenë shumica pyetje të njejta, sa edhe kryetari i trupit gjykues disa herë ka reagu- duke e ndërpre. Po ashtu dëshmitari pohoi që ka qenë nën presion të EULEX-it, sepse është quajtur “terrorist” dhe “bashkëputorë i terroristëve”. E pasi i ka thënë :” unë as buburrecit udhën nuk ja kam laku”, polici hetues i EULEX-it, më ka thënë:”e dijmë por ti po i përkrah terroristët”. Që edhe ky dëshmitarë ishte terrorizu nga EULEX-i, e kisha bë disa herë në shkresa-fjalën përfundimtare dhe ankesa!

Po ashtu ky dëshmitar, thotë që unë nuk e kuptoj gjuhën angleze, pasiqë prokurorja e fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it,Pas mbarimit të dëshmisë së dëshmitarit, në ora 14:25, u vendos për pushim 10 minutësh, për të vazhdu me dëshmitarin e radhës.

 

Seanca filloi në ora 14:49, ku dëshmoi dëshmitari ekspert i armëve të zjarrit, të Forenzikës së Kosovës, dëshminë që e kishte dhënë edhe në gjykimin e rrëzuar tashmë. Kryetari i trupit gjykues e pyeti prokuroren e fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, :” a i keni konfisku armët!?”, ajo u përgjigj që:” s’ ka armë!” Edhe pse dëshmoi që dy grupe gëzhojave, janë të njejta në dy raste, dëshmoi, që nuk i’u është dorëzu asnjë armë për ekspertim.  Derisa antari i trupit gjykues e ekspertin, :” a ke  patur edhe ndonjë rast  tjetër që vetëm me foto e pa armë!” Eksperti përgjigjet që jo!

Më pas i’u paraqitën fotografitë të cilat ishin kryesisht të Luftrave Çlirimtare, ku të pandehurit ishin pjesëmarrës. Ky dëshmitarë ekspert dy herë reagon në përkthimin e gabueshëm që bënte përkthyesi, çështje të cilën si në gjykimin e më parshëm jemi ankuar disa herë. Po ashtu edhe në rastin e marrjes në pyetje të këtij dëshmitari ekspert, kryetari i trupit gjykues së paku tre herë, e ka ndërpre prokuroren e fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, për “pyetje të palejuara”. Dëshmia e këtij dëshmitari mbaroi në ora 16:20.

 

Kryetari i trupit gjykues, mori mesvendim që seanca të shtyhet, pasi nuk kishte më kushte të vazhdoj.

Kërkoi nga prokurorja e fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, që t’ia thoshte arsyen :” përse dëshiron ta thërras dëshmitarin-viktimën (policin e Serbisë) që është plagosur në Dobrosin!?” Disa herë është kërku arsyeja, por prokurorja ende vazhdon bindshëm të ndjek urdhëresat nga eprorët e saj në fraksionin politiko-kriminal të EULEX-it dhe shantazhimet e Serbisë (Ivica Daçiqit), duke më akuzu prapë për  kryerje të veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” përmes kryerjes së veprës penale “sulm terrorist”( e që Gjykata Supreme në aktgjykimin e saj PML-241/15, të 19 prill 2016, thotë që nuk e kanë kry sulmin terrorist e as organizimin dhe pjesëmarrjen në grup terrorist).

Kryetari i trupit gjykues, e vuri në dijeni që  Gjykata Supreme shkaku i ankesave të 4 avokatëve dhe të 4 të akuzuarve, të dy aktgjykimet e gjykatave ( gjykatës themelore të Gjilanit dhe Gjykatës së Apelit në Prishtinë ) i ka rrëzu dhe  e  ka kthy lëndën në rigjykim dhe nuk mund të shkoj kjo në dëm të tyre ( sipas nenit 395 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës). Në fund trupi gjykues vendosi të marr përsipër prokuroja në fjalë, që të sjellet dëshmitari-viktima (polici serb), vetëm përmes rrugës ligjore përmes Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës. Prokurorja e fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, kërkoi që në rast që s’ mund të sigurohet prania e dëshmitari-viktimës, në atë ditë të thirren dy dëshmitarë të tjerë, të cilët po ashtu janë dëgju në gjykimin e rrëzuar ( e të cilët po ashtu s’ kanë asgjë relevante në lidhje me rastin). Pastaj trupi gjykues vendosi që gjykimi të vazhdoj më 6 prill 2017, në dëgjimin e këtij dëshmitari-viktimë!

 

P.s: Fraksion politiko-kriminal të EULEX-it, kupto grupin  e caktuar  në kuadër të këtij misioni, që janë  nga  shtetet që janë  kundër  Shtetësisë së Kosovës dhe që veprojnë  nën  ndikimin e  Serbisë në Kosovë. Nuk përfshihen  shtetet  mike të  Republikës së Kosovës!

 

 

 

Më: 08.02.2017

 

 

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Mbaroi master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

 


Leave a Reply