Gani Mehmetaj: A e financon shteti ynë islamizmin?


Gani-Mehmetaj1

slamizimi më i madh i shqiptarëve në historinë e tyre është bërë pas vitit 1999 me ndihmën dhe bekimin e zyrtarëve tanë të korruptuar. Shtetarët laik e kanë përhapur islamin. – Të jesh mësues- patriot shqiptar, shteti të diskriminon, të bëhesh hoxhë i babëzitur e më shpirt të shitur, shteti të privilegjon.

Medresetë më dekret të A. Rankoviqit, serbit më famëkeq, thuhet se kanë hyrë nën kapelën e shtetit, ndërsa hoxhallarët e këtyre shkollave fetare janë trajtuar të barabarta më arsimtarët. Shkollat fetare katolike e ortodokse nuk i mbështeti shteti i Rankoviqit. Që të mos shkëputët tradita jugosllave, shteti i pavarur i Kosovës, ka vazhduar t’i financojë medresetë, t’ua heq shpenzimet sikurse shkollave laike: paguan hoxhallarët njëjtë si arsimtarët, i heq shpenzimet e medreseve mu si heq shpenzimet e shkollave laike, megjithëse nuk e ka asnjë kontroll mbi to. Të gjithë hoxhallarët që e fyejnë kombin tonë rroga të shtetit marrin. Të gjithë ata që shkuan në ISSIS ishin nxënës të medresesë, raporton Stejt Departamenti. Do ta përgënjeshtrojnë Stejt Departamentin zyrtarët tonë gënjeshtarë? Shteti ynë, i deklaruar laik, financon shkollat islamike, ku u përgatitën pjesa më e madhe e luftëtarëve për ISSIS e grupimet tjera terroriste. Më kushtetutë e kemi shpall ndarjen e shtetit nga kisha e xhamia, mirëpo në praktikë e përdhosim kushtetutën, e shkelim ligjin dhe ua bëjmë qefin islamikëve. Vërtet shtetin e kemi ndarë nga kisha, por e kemi futur brenda shtetit këmbëkryq xhaminë e dy shtetet më të fuqishme islamike: Turqinë e Arabinë Saudite. Islamikët e kanë kapur shtetin nga maja, s’na lënë të marrim frymë, duke ndërhyrë në të gjitha poret e jetës: në shtet, në rrugë, në jetën private, në shkollë, madje edhe në universitet, ku profesorë islamik të shitur të djalli, në degën e gazetarisë përgatisin kuadro për portalet islamike iraniane, turke e arabe në gjuhën shqipe.

Nga presioni i Turqisë e Arabisë Saudite janë futur në qeveri ministra turko-arabë në resorët më të rëndësishëm: shëndetësi e shërbime publike, janë futur në kuvend, deputetë që s’përfaqësojnë askënd, mirëpo islamikët kanë dhënë para të mëdha që t’ua blejnë votat. Ata ministra e deputetë pastaj propozojnë gjëra që s’t’i kap mendja si të ishin në Arabi Saudite, fyejnë personalitetet kombëtare, e përmbysin historinë tonë, megjithëse në fushat për të cilat flasin janë analfabet, mirëpo bëjnë punën e djallit më brirë, sepse për këtë punë marrin para. Plus i paguan shteti. Shteti ynë nuk i financon shkollat katolike, ungjillore e ortodokse, sepse nuk duhet, mëgjithese shkollat katolike, protestante e ortodokse nuk kanë pranuar të financohen nga shteti. Por shkollat islamike i mbështet më paratë e taksapaguesve. Nga medreseja e Rankoviqit ka dal edhe kreu i Bashkësisë Islame, i cili deklaron se Sulltan Murati, shfarosës i shqiptarëve, qenka bërë çlirimtarë! Medreseja merr para nga shteti laik, merr para edhe nga Bashkësia Islame e shoqatat e dyshimta, pra financohet dyfish mu si arsimtarët serb që marrin para nga shteti i Kosovës, por marrin para edhe nga shteti serb. Të jesh mësues- patriot shqiptar, shteti të diskriminon, të bëhesh hoxhë i babëzitur e më shpirt të shitur, shteti të privilegjon.

Fabrika e vdekjes Bashkësia Islame e Kosovës, ka fabrikën që fiton miliona euro nga vdekja e shqiptarëve myslimanë. BIK-u asnjë kufome nuk ia kryen ritet fetare, as nuk e varros, nëse nuk i paguan 290 euro. Prandaj, shteti laik, ka gjetur metodë dinake që ta financojë BIK-un e hoxhallarët, duke paguar nga paratë e taksapaguesve 290 euro për çdo të vdekur myslimanë. Por këto shpenzime nuk i paguan për të vdekurit katolik, ungjillor (protestantë) e ortodoksë. Priftërinjtë katolik e barinjtë ungjillor nuk marrin para të vdekjes, nuk e ngarkojnë shpirtin e tyre me turpe. Ata janë deklaruar para shtetit se nuk i duana këto para. Nga aeroporti deri në Prishtinë, janë tetëmbëdhjetë xhami skaj rrugës, më shkruan një bashkëpatriot nga Diaspora. Por aq katunde nuk janë në këtë relacion 20 kilometrash, i them vetës. Mirëpo beduinët e shkretëtirave arabe dhe anadollakët e Turqisë, janë përkujdesur që xhamitë e tyre, në kundërshtim më vullnetin e shqiptarëve t’i ndërtojnë skaj rrugëve magjistrale, auto udhëve e pikave ku bien në sy, që t’i sheh bota perëndimore dhe të heq dorë nga Kosova. Qindra xhami të tjera janë ndërtuar nga aeroporti në Prizren, Pejë, Gjakovë, Gjilan. Shteti që i ka financuar rrugët, jo vetëm nuk i ka hequr këto xhami që rrezikojnë trafikun, por kanë bërë shmangie të rrezikshme rruge më kthesa vdekje, për t’i ruajtur këto xhami (ndërsa kanë rrënuar lokalitete arkeologjike) , duke shkaktuar shpenzime miliona eurosh. Platon publike ku mbahej Panairi i librit në Prishtinë, e kishte zënë një çadër e madhe e stilit të beduinëve, ku shtrohej iftari.

Në kryeqytetin e shtetit laik, në vendin publik, si askund në botë, lejohet turma fetare me flamurin turk në ballë. Iftari kudo të myslimanët fetar mbahet në shtëpi, apo brenda oborrit të xhamisë për varfanjakët, mirëpo të ne Turqia e zë pronën tonë, që t’i bëjë reklamë vetës e islamizmit, e vë edhe flamurin e Kosovës, që ta dëshmojë se Kosova është shtet islamik e jo laik, sikurse gënjejnë zyrtarët tanë, prandaj e okupon pronën publike, për të cilën ne dikur dhanë para nga rrogat tona. Kur u përpoqën organizatorët e ngjarjes kulturore ta heqin çadrën e beduinëve, ndërhyri shteti që t’u dal në ndihmë turqve islamik. Shteti ynë ka lejuar që ushtria turke me thika në dorë të endet nëpër Kosovë për të bërë synet (rreth prerje), megjithëse ky veprim është vepër penale, sepse po i operojnë fëmijët pa qenë të sëmur, madje kjo quhet gjymtim i qëllimshëm. S’ka punë ushtria e huaj më fëmijët shqiptarë për rite fetare. Në vend që të arrestoheshin këta ushtarë të huaj, toleroheshin, besoj tolerohen edhe sot e kësaj dite. Kohëve të fundit kanë nis t’u bien në qafë sa pwr sy e faqe islamikëve të Arabisë Saudite, për t’i amnistuar islamikët e financuar nga organizatat e dyshimta turke, egjiptiane e iraniane, që e bëjnë të njëjtën gjë sikurse sauditët. Sipas shtypit tonë janë 40 xhami saudite, dhjetëra shtëpi private që funksionojnë si xhami me lejen e Bajram Begut, ndërsa janë qindra xhami turke, egjiptiane e iraniane, prapë të jashtëligjshme. Pse duan ta amnistojnë një islamizëm të dyshimtë, e ta djallëzojmë një islamizëm tjetër të njëjtë. Prapë edhe në këtë amnistim të njërit islam, përvijohet dinakërisht shteti i Kosovës. Islamizimi më i madh i shqiptarëve në historinë e tyre është bërë pas vitit 1999 me ndihmën dhe bekimin e zyrtarëve tanë të korruptuar. Shtetarët laik e kanë përhapur islamin.

Source: http://botapress.info/


Leave a Reply