Gjeologet jane fokusuar ne mineralet jashtetokesore per te kuptuar se si ka filluar jeta biologjike ne Toke


Sipas nje studimi shkencor te ri, ne fillimet e Tokes meteoritet qe e godisnin duke prodhuar drite mund te kene sjelle nje mineral jashtetokesor, i cili pas gerryerjes nga uji te kete sherbyer si “shkendija” e nevojshme kimike per fillimin e jetes biologjike. 

Ne Token e hershme, drita nuk vinte vetem nga Dielli, por edhe nga bombardimi i vazhdueshem i meteoriteve duke ndikuar drejtperdrejt ne nxitjen e proceseve kimike. 

Hulumtuesit studiuan nje mineral me origjine nga meteoritet te hekur-nikelit te quajtur “schreibersite”, i cili ne kontakt me ujin e mjedisit cliron nje kripe te fosforit, i cili sipas shkencetareve mund te kete patur rol ne zhvillimin e molekulave parabiotike (para-jetesore). 

Ne nje studim te fundit te publikuar ne “Scientific Reports” hulumtuesit jane fokusuar ne karakteristikat e mineralit schreibersite duke zhvilluar eksperimente per ta kuptuar me mire. Ne nje reaksion kimik te ujit dhe ketij minerali ndodh nje efekt korroziv i njohur si “phosphorylation” qe do te kete dhene fosforin e nevojshem per jeten e hershme biologjike. 

“Deri ne 10% e fosforit qe ndodhet ne koren tokesore mund te kete ardhur nga minerali schreibersite, keshtu qe minerali ishte i bollshem dhe i gatshem per t’u perfshire ne reaksionet kimike”, tha Pasek, nje nga drejtuesit e hulumtimit. Ai shtoi me tutje se “ky burim i bollshem i fosforit reaktiv mund te kete qene pjese e rendesishme e jetes parabiotike te Tokes dhe ndoshta edhe ne Mars”. 

Per ta testuar kete hipoteze hulumtuesit ndertuan nje model te ngjashem me mjedisin e Tokes, nje tretesire te pasur me lende organike, ku minerali schreibersite mund te vepronte kimikisht njelloj si ne kohen parabiotike te Tokes. Modeli qe ata ndertuan krijoi mundesine per te vezhguar termodinamiken e reaksioneve te fosforilizimit (ose “phosphorylations”) te mineralit sintetik schreibersite, te cilin ata e krijuan identik ne strukture si ai qe ndodhej ne meteorite dikur. 

Reaksionet parabiotike qe ata dublikuan ne laborator mund te kene qene te ngjashme me reaksionet qe cuan ne shfaqjen e molekulave metabolike, si pershembull ATP (Adenozine Trifosfati), e cila quhet “molekula e jetes” per shkak te rolit qendror te saj ne metabolizmin e te gjitha formave te jetes. 
Perfundimi i hulumtuesve ishte se “reaksionet qe vezhguam ne eksperimentet tona kane treguar se molekulat e nevojshme parabiotike ishin te pranishme ne Token e hershme dhe se ajo ishte e gatshme per biomolekulat e fosforilizuara. Rezultatet tona sugjerojne nje rol potencial te fosforit te meteoriteve ne zhvillimin dhe origjinen e jetes”. Ata gjithashtu thane se procesi i fosforilizimit ishte akoma i panjohur dhe eshte duke u studiuar ne menyre aktive.

Burimi: http://www.eurekalert.org/pub_releases/2015-12/uosf-ugf121515.php

Source: @skeptiku.shqiptar


You May Also Like

Leave a Reply

%d bloggers like this: