Halil Matoshi: Hiqne Skënderbeun nga sheshi, nuk është kosovar



“Shqiptarë, please: Na lini rahat ne lirine tone!”, janë fjalë me të cilat e ka shprehur irritimin nga shqiptarët e Shqipërisë, analisti kosovar Halil Matoshi.

“Skenderbeu dhe ‘bllokmena’ e bij bllokmenash statuja në sheshin e Tiranes, kur ishte Kosova nen pushtimin serb s’kane guxu me cel gojen per Kosoven dardane, se i kishin rrxue pertoke si xhaxhin Enver e xhaxhin Lenin

E tash, kur Kosova u cliru ne aleancen e kosoavreve me NATO-n, na i kane pru keto statuja ne Prishtinen tone dardane.

Skenderbeut po i pengon qe Kosova doli nga fyti i “ujkut te stepave” dhe u ba e barabart si tana kombet e lira te botes…

Serbet thone ende: “Kosova – krahina jugore e Serbise”;

Ndersa disa shqiptare, sikur ky Skenderbeu qe e ka palue prapanicen midsi sheshit thone: “Kosova krahine e Shqipnise”.

Madje vazhdojne mee fye atdheun e vetem te kosovareve, sepse po e ndjejne tek fryne uragani i quejtun Republika e Kosoves!

A ban gra e burra me na lane rahat ne lirine dhe hallet tona e na e heq kete Skenderbeun se na teshi ketu. S’na duhet nje shqiptar midis Kosoves Dardane?”, ka shkruar Matoshi në facebook.
Source:albanews.ch


You May Also Like

One thought on “Halil Matoshi: Hiqne Skënderbeun nga sheshi, nuk është kosovar

Leave a Reply

error: Content is protected !!
%d bloggers like this: