Me Halilin apo Skënderbeun?


 

LEONARD KOMANI /Nuk është vetëm Matoshi në këtë ortek primitiv përdhunimi psikik të njerëzve por edhe media dhe plotë njerëz të shoqërisë civile që urrejnë të jenë shqiptarë dhe duan me çdo kusht t’i bindin edhe tjerët të behen të kombit kosovar?

Jo nuk është aspak absurde kjo pyetje në titull.
Ka njerëz që i dalin në mbrojtje Halil Matoshit kur masat ndihen të fyera dhe reagojnë ndaj tij. Secili që i del në mbrojtje para syve të opinionit menjëherë vuloset si «advocatus diaboli». Me të drejtë apo jo?
Halil Matoshi fyen, «vret» e «pret» qe shumë vite në mediat kryesore të Kosovës duke kërkuar e ulurit të mos ndihemi shqiptar, por kosovar. Kjo është dhunë, psikoterror që na bëhet ne si lexues dhe ne s’kemi drejtë të reagojmë? Nuk besoj se ka ndonjë shqiptar, përveç atyre haxhiqamilëve turko-islamë, që nuk fyhet rëndë kur i thua, çka e: «ka palue prapanicën midis sheshit tonë ky Skenderbeu…na e heq këtë Skenderbeun prej sheshi se na teshi këtu». Turp. Kështu flet Halil Matoshi për atë që ne, dhe nga reagimet shihet, shumica absolute e kosovarëve e konsiderojmë si figurën themeluese të identitetit tonë kombëtar. Kështu flet ai si ata që urinonin para tij qëllimisht mbi bustin e Skënderbeut. Si ata që e mohojnë natë e ditë Gjergj Kastriotin për ta «shpëtuar» Sulltan Muratin apo ndonjë pushtues tjetër osman.

Dhe ja s’ka as dy – tri ditë në internet doli një faksimil i javores Zëri të datë 12.03.1992 ku Matoshi paska kërkuar ndërtimin e paktit islamik boshnjako-sanxhako-shqiptar në Ballkan. E paska kërkuar një gjë të tillë kur këndej, në perëndim i madh e i vogël paguanin me çka kishin, bënin gjithçka që t’iu bashkangjitet perëndimi për t’i shpëtuar nga serbet ortodoks? Kjo është thika më e rëndë pas shpine që mund t’iu bëhej shqiptarëve atëherë. Dhe se ai nuk është bindur dhe se vërtet qenka brenda grupit të «kosovaristëve islamo teocentrikë» me Spahinjtë e tjerë nuk ka më asnjë dyshim. Ai don një komb të ri kosovar për ta realizuar synimin e tij makabër e jo se vërtet ekzistoka një i tillë. Ekzsiton shteti kosovar me shqiptarët si shumicë e këtë e thotë edhe kushtetuta edhe partitë edhe shefat e qeverisë. Çka ka të paraqes këtu Halil Matoshi? Kush është si? Faktor është po. Medial. Mediat më të mëdha e instaluan atë, versionin e tij të kombit kosovar antishqiptar. Nuk ka stacion TV-je, gazetë, portal që nuk na e imponon atë me dhunë, për çdo javë, me të njëjtin slogan: «kombi kosovar».

Pra nuk është vetëm Matoshi në këtë ortek primitiv përdhunimi psikik të njerëzve por edhe media dhe plotë njerëz të shoqërisë civile që urrejnë të jenë shqiptarë dhe duan me çdo kusht t’i bindin edhe tjerët të behen të kombit kosovar?

Rasti «Halil Matoshi» kallzon se edhe në demokraci trushpërlarja me dhunë psikike është e mundshme. Këtë e bëjnë disa media në Kosovë. Shihet qartë. Si t’i përballojmë? Kjo varret nga sjellja jonë se si reagojmë ndaj këtyre mediave dhe këtyre «profetëve». Nëse ato, mediat dhe Halili besojnë se munden të na përdhunojnë në emër të fjalës së lirë edhe ne duhet që nëpërmjet fjalës së lirë dhe vendimit të lirë të vendosim cilën media duhet zhdukur nga browserat tonë dhe cilët publicistë duhet zhveshur siç janë dhe për t’i hequr qafe nga radari i interesimit tonë.

 

Source: http://www.jon-leka.com/me-halilin-apo-skenderbeun/

@ www.ilirida-online.com


Leave a Reply