Hektori i Trojes legjendare ka shumë ngjashmëri me herojtë tonë Shqiptarë


” Hektori i Trojes legjendare ka shumë ngjashmëri me herojtë tonë Shqiptarë. Të gjithë herojtë e Shqipes që pa hezituar dhanë jeten e tyre për Trojet Shqiptare, ashtu si dha jetën edhe një nga paraardhësit e të njëjtit gjak me Shqiptarët ( Hektori ) “.

 

Troja nuk duhet më të ekzistojë. Arsyet e këtij vendimi të Zeusit, në mite, nuk janë shpejguar në mënyrë të qartë, por Zoti vendimet e veta nuk është i detyruar t’i shpjegojë, por as njerëzit nuk janë të detyruar t’i kuptojnë. Mjet i zbatimit të vullnetit të Zeusit ishin Akeasit, të cilët nën Trojë erdhën me njësitë prej njëqind mijë ushtarësh, e pushtuan dhe e rrënuan Trojen pas një rrethimi dhjetëvjeçar.

 

Djali më i madh i Mbretit Trojan dhe trashëgimtari legjitim në fron ka qenë Hektori trim, “mburoja e Trojës”.
Mbreti Trojes ( Priami ),për shkak të moshës së shtyrë nuk mundi të marrë pjesë në beteja, prandaj udhëheqjen supreme mbi ushtrinë ia besoi birit të tij Hektorit. Ai nuk ka mundur të zgjedhi më të mirë. Prej të gjithë trojanëve dhe të gjithë vëllezërve të tij Hektori dallohej për nga trimëria, fuqia dhe vendosmëria. Nëntë vjet e kishte mbrojtur me sukses Trojën prej fuqisë Akease, që ishte dy herë më e madhe në numër..

 

Priami prej të gjithë djemve të tij më së shumti e ka dashur Hektorin, sepse ka qenë më mirnjohesi dhe më i dashuri ndaj të tjerëve.
Hektori kurrë nuk i ka thënë fjalën qortuese as Paridit as gruas së tij, Helenës, ndonëse ishin shkaktarë të të gjitha vuajtjeve luftarake.
Aq më tepër, ai e mbronte Paridin, duke mos i dëgjuar këshillat e këshilltarëve të tij më të mirë, shpesh herë kërkesat e tyre i refuzonte në kuvendin trojan, qe propozimet e tyre kishin mundur të çonin në shpëtimin e vetë Trojës.
Hektorit u vra heroikisht në dyluftim me Akilin, kreshnikun më të madh Epiriot.

 

Ai si burrë dha jetën për qytetin e tij dhe atdheun e tij . Priami, babai i tij, shkulte flokët dhe shkrryhej për tokë nga dhembjet, kur mori vesh se Akili trupin e Hektorit të vdekur do t’ua jepte qenëve..
Ai mori vendimin deri më atëherë të pashembullt: u nis për në kampin e Akeasve me lutje që Akili t’ia jepte trupin e Hektorit. U dërgoi dhurata të begatshme, madje edhe e puthi dorën e cila i kishte sjellë vdekjen e të birit.
I prekur nga dhembja e thellë dhe nga përulja me të cilën iu ekspozua, Akili zemërgjërësisht ia plotësoi lutjen plakut Priam, për më tepër, për dymbëdhjetë ditë i ndërpreu luftimet në mënyrë që trojanët të mund ta varrosnin Hektorin, siç i kishte hije burrit i cili ra për atdhe..

 

Burimi: Legjenda e shqiponjave


Leave a Reply