Historia e ”Manastirit Ilirë” në Llaushë i cili sot njihet me emrin ”Manastiri i Deviçit”.


manasitir-devicit

REALITETI ËSHTË NDRYSHE….

Historia e ”Manastirit Ilirë” në Llaushë i cili sot njihet me emrin ”Manastiri i Deviçit” është ndryshuar nga pjesëtarët e saj serbë,

KISHAT SHQIPTARE NE DARDANI, (DRENICE). FAKTE

NGA: Dr.Jusuf Osmani, Në librin “Vendbanimet e Kosovës – Drenica”

Abria e Poshtme – ka mikro-toponime si Arat e Kishës, Lugu i Kishës, Kroni i Kishës, e sipas popullit, aty ka qenë një kishë e moçme.

Aqarevë – mikrotoponimet Kisha, Kroni i Kishës, Kodra e Kishës.

Lubavec – në vendin Vojtesh janë vërejtur gjurmët e një kishe dhe varreza të moçme që janë parasllave.

Baks – mikrotoponimet Kisha, Lugu i Kishës.

Çirez – në vendin e quajtur Arat e Kumbullave, ka ekzistuar një kishë parasllave, çelësi i të cilës është gjetur. Afët atij vendi janë gjetur enë të ndryshme të qeramikës, unazë ari etj.

Prellofc – mikrotoponimet Te Kisha, Lugu i Kishës, Jazbinat e Kishës, Livadhe të Kishës.

Izbicë – Në vendin Prroni i Kishës janë zbuluar themele të shtëpive, enë të ndryshme etj. Është zbuluar një varr me disa vegla pune, si shata, sëpata, myhyrë (unazë gishti) etj. Në lagjen Xhemaili gjenden themelet e një kishe iliro-shqiptare.

Kastërrci – mikrotoponime Kisha (është gjetur gur mermeri me mbishkrim, vendasit thonë “pej kohës së rimit”), Kisha (kisha e dytë pranë Starasellës). Në vendin Kryqar janë gjetur gurë me mbishkrime latine, por janë marrë nga pushteti i Mbretërisë jugosllave. Në këtë vendbanim janë ruajtur themelet e një kishe. Në vendin Harmoç, tani mal ku është një përrua dhe një burim, poashtu janë gjurmët e një kishe të vjetër.

Klinë e Epërme – mikrotoponime Bregu i Kishës, Kroni i Kishës, Ara te Kisha etj. Në vendin Grahod, mbi fshat në pjesën perëndimore ekzistojnë gjurmët e një kishe, vreshtave të saj si dhe janë zbuluar varreza me skelete.

Klinë e Mesme – në pjesën perëndimore të fshatit janë gjetur themelet e një kishe parasllave.

Klinë e Poshtme – Në vendin Illovicë, mbi rrugën në drejtim Skënderaj-Klinë e Epërme, sot, ku është pompa e benzinës, janë gjetur disa varreza të vjetra dhe një gur me kryq karakteristik, të dekoruar edhe me kryqa të tjerë në skaj të kryqit të madh.

Klladërnica – Në lagjen e Lafitajve ka gjurmë të një kishe të vjetër. Kishë të vjetër ka edhe në lagjen e Llullakëve, që ndryshe e quajnë Kisha e Shkive, vend në të cilin janë gjetur antikitete të ndryshme. Po ashtu në lagjen Mulaj ishte kisha parasllave, gjurmët e së cilës gjendeshin deri vonë.

Kopiliq i Epërm – mikrotoponime Ara e Kishës,

Kopiliq i Poshtëm – mikrotoponime Cërkvishtat, Kisha e Bahorit, Bunari i Kishës së Bahorit. Në vendin Kisha e Liroviçe janë gjetur themele shtëpish, dhe gurë të bardhë mermeri me mbishkrime të lashta. Në vendin Vakafi, gjatë lëvrimit të tokës dalin eshtra kufomash, themele shtëpish, e vendësin kanë gjetur një kryq prej gurit. Duhet theksuar se edhe sot qkzistojnë themelet e Kishës së Millesh Kopiliqit në Llokme (në mes të fshatit), Kisha e Rimlanëve në mahallën e Kurullëvem aty edhe sot dalin themele të shtëpive dhe gjurmë tjera. Në popull flitet se në Bunarët e Ilirëve në Kurull, janë fshehur dukatët që të mos t’i binë në dorë armikut.

Kotorr – ka ekzistuar një kishë e vjetër afër Gradinës. Në shtesën e relacionit të arqipeshkvit Pjetër Karagiqit të vitit 1725, shkruan se në qytetin e Pejës, misionar apostoli është don Ndre Braçani, misionit të cilës i takon edhe fshati Cottori me 4 shtëpi e 20 anëtarë besimtarë katolikë. Duhet theksuar se nga viti 1846 e më vonë në këtë vendbanim u vendosën disa familje të quajtura serbe, të fiseve Kelmend, Shalë, Gash, Kuç, etj. të ardhura nga fshatrat e tjera të Kosovës dhe të Malit të Zi. Mirëpo shihet qartë se ato ishin sllavizuar dhe kishin marrë mbiemra sllavë Petroviç (Kelmend), Gjokoviç (Kuq), Kandiq (Gash), Tusiq (Gash), Rakiqeviç (Kuq), Jokoviç (Shalë).

Krasaliq – mikrotoponime Kodra e Kishës, Lugu i Kishës, Kroni i Kishës. Në vendin Lugu i Kishës në lindje të fshatit janë gjetur kafka njerëzish, çka dëshmohet për varreza të vjetra.

Kuçica – në vendin e quajtur Te Kisha, gjenden themelet e një kishe ilire ose bizantine.

Leçina – mikrotoponime Arat e Kishës, Kisha e Dragëve (këtë kishë e kanë ruajtur gjithëmonë banorët shqiptarë të lagjes së afërt Dragaj), Kisha e Tolës, Kroni i Kallugjerit, Ndërkisha. Në lagjen Dervishaj ka ekzistuar një kishë e vjetër parasllave të cilën e kanë përvetësuar serbët. Kështu që kryqin e saj shumë kohë e kanë ruajtur banorët shqiptarë nëpër drithnik (në shtëpinë e Rrustem Hazirit) për bereqet, por pushteti serb, në vitin 1981 ua ka marrë. Edhe në lagjen e Dragajve. në një luginë me shumë kroje, gjendej një kishë parasllave, e afër saj ka varreza të vjetra por të pastudiuara. Sipas një burimi ka qenë një kishë e vogël shumë më e vjetër se manastiri i Deviçit, për të cilën konsiderohet se më parë ka qenë kishë katolike (shqiptare). Këtu është gjetur një kryq i madh, i stolisur me flori, të cilin fshatarët e kanë ruajtur me xhelozi. Kur banorët e Kollashinit e rrëmbyen këtë kryq, shpërtheu konflikti i armatosur, në të cilin u përzinë edhe shqiptarë të tjerë në anën e bashkëvendasve të tyre dhe e kthyen kryqin në kishën e vogël. Rrënojat janë të kishës së Shën Gjonit, të shek. XIV.

Rakinica – mikrotoponime Ara e Kishës, Bunari i Kaurrit, Zabeli i Prekut, Kryqi i Popit, Varret e Kaurrëve. Në vendin Ara e Kishës në perëndim, ka varreza të lashta. Në shtesën e relazionit të arqipeshkvit Pjetër Karagiqit të vitit 1725, shkruan se në qytetin e Pejës misionar apostoli është don Ndre Braçani, të cilës i takon edhe fshati Rachinizza me 5 shtëpi dhe 20 anëtarë besimtarë katolikë.

Llausha – kah manastiri i Deviçit gjenden gjurmët e një vendbanimi të vjetër, gjyteti i quajtur nga populli Gradina, Gradac. Në fshat është ruajtur mikrotoponimi Gradina e Vojvodëve, gërmadha të një kështjelle të lashtë afër kishës së Deviçit. Në lokalitetin e fshatit janë gjetur mbishkrime në pllaka mermeri të kohës antike që dëshmon për ekzistimin e vendbanimit dardan, si: Minerva Auc (=Augusta?). Në shtesën e realcionit të arqipeshkv Pjetër Karagiqit të vitit 1725, shkruan se në qytetin e Pejës misionar apostoli është don Ndre Braçani, misionit të së cilës i takon fshati Lauscia me 6 shtëpi e 21 anëtarë besimtarë katolikë.

Marina – mikrotoponime Gurët e Mujës, Veni i Kishës. Te vendi Bunari i Madh, në një kodrinë kanë qenë themelet e një kishe. Te Gurët e Mujës, shihen gjurmët e pesë gishtave të duarëve. Në arën e Qazim Guncatit janë zbuluar disa pllaka mermeri me dizajn, por ato janë mbuluar menjëherë dhe nuk janë bërë gërmime arkeologjike.

Mikushnica – ekzistojnë mbeturinat e një kishe të vjetër parasllave, pranë një burimi të ujit. Aty ekzistojnë edhe varrezat e vjetra. Ekziston edhe një pus karakteristik. Thuhet se nën themelet e kishës gjendet një shpellë shumë e madhe.

Murga – mikrotoponime Kisha e Lugut të Vaut.

Palac – ka gjurmë të një kishe të vjetër. Në shtesën e relacionit të arqipeshkv Ojetër Karagiqit të vitit 1725, shkruan se në qytetine Pejës misionar apostoli është don Ndre Braçani, misionit të së cilës i takon edhe fshati Polanza me 8 shtëpi e 60 anëtarë besimtarë katolikë.

Padalishta – mikrotoponime: Kisha.

Prekazi i Epërm – Gjurmë të lokalitetit të vjetër janë gjetur në vendin Arat e Kishës (lagja Brahaj), si psh gurë të përpunuar, kryqa, zingjirë etj. Ndërmjet fshatrave Prekaz e Brabaniq, në vendin Kodra e Kishës, edhe sot ekzistojnë themelet e saj.

Prekazi i Poshtëm – Ndërmjet lagjeve Meha e Jasharaj, ka ekzistuar një kishë e vjetër, ku edhe sot përdoret mikrotoponimi Arat e Kishës. Edhe në lagjen Lushtaku ka qenë një kishë e vjetër shqiptare. Këtu ka ekzistuar një liqen, ndërmjet Prekazit e Palacit, përtëcilin ekzistojnë legjenda për bukuroshen e atij liqeni dhe një taraku që dilte dhe i vriste tareqët e fshatarëve. Ky liqen tani është tharë.

Radisheva – mikrotoponime Kroni i Gjergjit, Vorri i Plakës.Në mes të fshatit ka ekzistuar një kishë e vogël ilire e periudhës romake. Në pjesën nën kishë ka gjurmë të themeleve të shtëpive. Tek Vorri i Plakës, ka gurë me kryqa te koka dhe te këmbët. Edhe te kisha ka varreza të moçme. Të gjithë banorët e fshatit si ata shqiptarë edhe ata serbë janë të fisit Gash.

Runiku – mikrotoponime Kisha e Çelijave (për të cilën banorët thonë se ka qenë e ritit katolik) Kisha e Harmoçit (vend ku ka qenë një kishë e moçme), Kryqet, Te Kisha, Vorri i Plakës. Gjatë hulumtimeve arkeologjika është zbuluar vegla e vjetër muzikore Okarina e artë. Janë zbuluar edhe disa pllaka mbivarrore mermeri me shkrim latin të periudhës antike që paraqet hyjneshën Junona. Në këtë fshat ekzistojnë disa kisha: Kisha e Çelijave, e cila ka qenë katolike, dhe ka qenë qendër e katolicizmit, seli e dioçezës. Kisha e Harmoçit që ka qenë kishë e moçme. Edhe në vendin Ara e Kishës, mes lagjeve Miftaraj e Sjdijaj, në juglindje kishte kishë. Ekzistojnë edhe varrezat e moçme, në veri të fshatit, të cilat në vitin 1963, i përvetësojnë serbët. Serbët u vendosën më 1845 të ardhur nga Kerrnina, disa nga Kuçi e Kelmendi i Malit të Zi, si çipçinj të Gjikollëve të Pejës. Thuhet se serbët janë me prejardhje shqiptare, si psh Pantoviçët e fisit Gash.

Rrezalla – mikrotoponime Arat e Pirros, Përroni i Pirros, Bria, Kroni i Popit, Kisha e Radefcit, Mali i Krstaqit. Është karakteristik mikrotoponimi Ara e Pirrave, në lagjen Ahmetaj, e që sot nuk dihet se kush kanë qenë ata. Aty janë gjetur mbeturina filxhanash, kënatash, ndërsa tek vendi Kisha e Rrahmanit, ka gjurmë të vendbanimit të vjetër. Në këtë fshat është ruajtur edhe emërtimi Kroni i Gerës, për të cilët thuhet se janë banorët e parë të fshatit. Tek vendi Kisha e Rrahmanit afër Mahallës së Vargut, ka qenë një kishë parasllave. Edhe në vendin Lugu i Radefcit ka qenë një kishë e vjetër. Në shtesën e realcionit të arqipeshkv Pjetër Karagiqit të vitit 1725, shkruan se në qytetin e Pejës misionar apostoli është don Ndre Braçani, misionit të së cilës i takon fshati Resala me 8 shtëpi e 9 anëtarë besimtarë katolikë.

Plluzhina – mikrotoponime Kroni i Kishës, Livadhi i Mujës, Ara e Prenkolës. Ndërmjet fshatrave Plluzhinë e Aqarevë ka qenë kisha, dhe aty është ruajtur edhe mikrotoponimi Kroni i Kishës. Mbi Kronin e Kishës janë disa gurë, sikur të ishin të varrezave. Janë edhe varrezat në lagjen e Sokolëve, që quhen Vorret e Zhabotëve, ku sot ende ka gurë pa shenja dhe lisa të mëdhenj. Ekzistojnë edhe Varrezat e Mortajës dhe Vorret e Krushqve. Të bazuar në mikrotoponimin Varret e Murtajës si duket këtë fshat e ka shkatërruar kjo sëmundje dhe një kohë ishte i braktisur.

Syrigana – Ekzistojnë themelet e nëntë kishave.

Tica – në lagjen Bekaj, janë varrezat e moçme, me dimensione të mëdha, me gurë të bardhë me shkrim latin. Edhe në varrezat e sotme të fshatit ka gurë të tillë. Gjatë hapjes së një pusi në lagjen Bekaj është gjetur një stoli – gjarpër argjendi, të cilin e ka marrë Muzeu i Kosovës.

Tërrnafci – Në vendin e quajtur Kodra e Kishës, janë gropat e themelit të Kishë së Vjetër, që ka qenë ilire. Në fshat ka edhe varreza shumë të vjetra, që i kanë gurët pa simbole. Në shtesën e realcionit të arqipeshkv Pjetër Karagiqit të vitit 1725, shkruan se në qytetin e Pejës misionar apostoli është don Ndre Braçani, misionit të së cilës i takon fshati Ternavci me 1 shtëpi e 2 anëtarë besimtarë katolikë.

Turiçefci – mikrotoponime Kryqi i Popit ose i Udhëve. Në këtë fshat është gjetur mbishkrimi “gjeniu i vendeve ilire” – Iovi Optimo Maximo et Genio loci Illyrici. Në vendin Lloburet janë gjetur tri shpata. Poaty dhe në Kulina dhe Baricat janë gjetur themele të shtëpibe, gurë mermeri të stilit jonik dhe dorik. Është gjetur një statujë monumentale mermeri e dëmtuar, e figurës së femrës, ku shihen pjesë të trupit, sidomos prehni, këmbët etj.

Tushilla – mikrotoponime Kisha, Livadhi i Kishës (dy sosh), Kisha e Redafcit. Në Tushillë është gjetur are e profiluar nga mermeri i bardhë. Në pjesën e sipërme gjenden dy fletë të mëdha. Nën atë është një ornament linear. Në këtë është gjetur ky mbishkrim: Minervie Aug(ustae) Az. Ky eksponat ruhet në Muzeun Popullor të Shkupit. Në jug të Gjytetit të Tushillës gjenden ca gërmadha që zënë një sipërfaqe prej afro 2 ha, të cilat populli i njeh si kisha.

Vitaku – mikrotoponime Kryqi i Kuçanit, Vorret e Krushqve, Vorret e Murtajës, Udha e Karavanit. Vojniku – mikrotoponime Ara e Gjarpive, Ara e Kishës, Kodra e Vorreve. Në lagjen e Dragajve, në vendin Kukavica janë gjurmët e varrezave të vjetra, të dimensioneve të mëdha që populli i konsideron ilire. Aty janë gjetur skelete, vorba e disa gjëra tjera, të cilat janë marrë natën nga organet serbe dhe nuk dihet se kush kanë qenë ata dhe ku i kanë dërguar. Jo larg atyre varrezave, poashtu në lagjen Dragaj, ka qenë një kishë e vjetër që thuhet se ishte katolike, pranë disa burimeve shumë të forta të ujit. Aty ekzistojnë edhe disa puse të vjetra. Është ruajtur toponimi Arat e Kishës. Të parët e serbëve kanë ardhur para 150 vjetëve nga fshati Turiçefc dhe ishte 1 shtëpi. Këta serbë janë të fisit Hot.

Abria e Epërme – mikrotoponime Kodërgjon, Guri i Kuq, Brija, Kisha, Ara te Kisha. Gurët e Kishës ruhen ende sot. Mikrotoponimi Melimeri dëshmon se dikur ishin ara të mbjella me mel.

Arllati – në Mahallën e Xhamisë ka qenë një kishë e vjetër iliro-shqiptare. Pas kalimit në fenë islame, jo larg saj është ndërtuar xhamia. Afër kësaj kishe janë gjetur varreza të moçme me skelete të varrosur në’ mënyrë horizontale. Në shtesën e realcionit të arqipeshkv Pjetër Karagiqit të vitit 1725, shkruan se në Prizren famullitar dhe misionar apostoli është studenti i Kolegjit Ilirik të Loretos, don Pjetër Bytyçi. Këtij misioni i takon edhe fshati Orlatti me 5 shtëpi e 5 anëtarë besimtarë katolikë.

Gllobari – në lagjen e Isakëve ka qenë një kishë e vjetër parasllave. Në kohët antike Drenasi e merrte ujin nga ky vendbanim, e janë gjetur edhe korita të punuara nga guri.

Damaneku – Sipas popullit, banori i parë i këtij fshati ka qenë Dom Nika, prej të cilit fshati mori emrin.

Gradica – mikrotoponime Kisha e Buçës, Te Kisha, Guri i Priftit. Ndërmjet fshatrave Gradicë, Likoshan e Krasmirofc ka qenë një vendbanim ilir, që në popull quhet Gradina, e më vonë quhet me emrin Magure. Në lagjen e Dibranëve janë gjetur themele të një kishe, varreza të vjetra (eshtra). Mikrotoponimet si Lugu i Kishës, Arat e Kishës, dëshmojnë se këtu ka qenë një kishë e vjetër. Gjatë luftës së Austrisë (1690) këtë fshat si shumë tjerë e përfshin kolera. Pastaj këtu vijnë banorë tjerë nga fshatra tjera. Në lagjen Dervishaj gjenden Varret e Mortajës.

Dobrasheci – mikrotoponime Lugu i Kishës, Livadhet te Kisha, Vorret e Moçme. Në këtë fshat kanë qenë dy kështjella që në popull njihen si gjytete. Në shtesën e realcionit të arqipeshkv Pjetër Karagiqit të vitit 1725, shkruan se ndihmësi i don Mikel Sumës, viziton sakramentet në qytetin e Prishtinës dhe fshatrat përreth, në mesin e tyre edhe fshatin Dobroscivzzi me 9 shtëpi e 100 anëtarë.

Sankoc – Mes lagjeve Pirraku dhe Likaj, ka qenë kisha ku kanë mbetur mikrotoponimet Kodra e Kishës, dhe Arat mas Kishe.

Vërbofc – mikrotoponime Kisha Shantiqe, Vorret e Mortajës, Vorret e Rimlanëve, Kisha, Kroni i Kishës, Arat e Kishës.

Fushtica e Naltë – në vendin Livadhet e Mëdha, ka gjurmë të vendbanimit të vjetër, dhe themelet e një kishe.

Fushtica e Poshtme – në popull flitej se ekziston një bunar i vjetër, i cili është zbuluar para disa viteve. Në vendin Livadhet e Kishës, janë gjurmët e një kishe të vjetër.

Tërdefci – mikrotoponime Fusha e Kallugjerit, Ara e Kishës. Tek Ara e Kishës ka qenë një kishë e vjetër.

Gjergjica – mikrotoponime Kroni i Gjergjit, Llazi i Gjergjit, Vorret e Krushqve. Përmbi vendin mrize janë varrezat krishtere shqiptare të moçme.

Shtutica – janë disa varreza shumë të vjetra jo-muslimane. Ka qenë dhe një kishë e vjetër parasllave ku është ruajtur edhe mikrotoponimi.

Komarani – mikrotoponime Kisha, Vorret e Kishës. Mes lagjeve Vilaj e Cakaj, tek Bregu i Kishës, janë gjurmët e një kishe të lashtë.

Korratica e Epërme – në pjesën perëndimore të fshatit gjenden gërmadhat e kishës.

Korratica e Poshtme – në pjesën jugore të fshatit gjenden varreza të vjetra me gurë pa shkrim që nuk dihet se të kujt janë.

Krajkova – mikrotoponime Kroni i Gjarpijve, Kisha e Kosmaqit, Kroni i Udhës të Kishës, Udha e Kishës. Tradita thotë që fshati është emërtuar sipas krojeve. Në varrezat afër kishës, tek vendi Vrella e Kroikovës, ishte varrosja në këmbë. Në jug të fshatit, nën varrezat e sotme, janë varrezat shumë të moçme, me rasa të mëdha guri. Ka qenë edhe kisha në perëndim të fshatit rrëzë malit Kosmaq dhe ka qenë një mulli shumë i vjetër mbi kishë. Xhamia më e vjetër në trvën e Drenicës është këtu, e cila është ndërtuar me gurët e kishës shqiptare.

Likashani – mikrotoponime Arat e Kishës, Kisha e Makreshit, Varret e Mujës. Emri fshatit vje nga antroponimi Likë. Në vendin e quajtur Makresh gjenden themelet e kishës së vjetër që dëshmohet edhe nga mikrotoponimet. Sot aty është tokë pune, ndërsa përpara ishte pyll.

Llapushniku – në lagjen Patërku, janë gjetur varreza ilire, ku skeletet ishin të varrosur vertikalisht në gjendjen e trupit “Gatitu”.

Vasileva – në mes të fshatit afër kronit Çeshmja, janë gjetur themelet e një kishe të vjetër, parasllave. Sot janë ruajtur mikrotoponimet Ara e Kishës, Lugu i Kishës etj. Këtu ka pasur edhe mullinj të erës, çka edhe sot është ruajtur mikrotoponimi Kodra e Mullini të Erës.

Kishareka – në anën perëndimore ka qenë kisha që dëshmohet me themelet e saj.

Negrofci – mikrotoponime Guri i Kallugjerit, Kisha, Vorret e vjetra. Dy kodra kungullare në veri të Ngrofcit quhen Kisha e Madhe dhe Kisha e Vogël. Këtu varrezat e vjetra janë të kthyera në dy drejtime: lindje perëndim dhe veri-lindje, që bën tëmendohet se janë varreza të përziera religjionesh të ndryshme. Në vendin Vrellë janë gjurmët e një kishe të vjetër shqiptare.

Nekofci – mikrotoponime Livadhi i Kishës. Në perëndim të fshatit është mali Pallanik, që ka marrë emrin nga Pallatet e Nikës. Në lagjen Plakaj, ka qenë një kishë e vjetër, varreza të vjetra dhe gjurmë të shtëpive.

Palluzha – mikrotoponime Kisha, Bunari i Kishës.
Pakleku – mbi fshat në një çukë është ruajtur toponimi “mullini i Erës” që dëshmon se ka qenë një i tillë.

Tërsteniku – mikrotoponime Kisha e Munishëve, Lisi i Vorreve, Trojet e Rimlanëve, Lugu i Kishës, Përroi i Kishës, Udha e Kallogjerëve (ku është gjetur kalldrëm i lashtë).

Baica – tek vendi Arat e Kishës, janë zbuluar gjurmë të varrezave të vjetra, dhe një bunar i vjetër.

Gllanasella – mikrotoponime Kisha, Lisat e Vorreve, Lugu i Kishës, Meraja e Nikave, Varret e Kishës, Varret e Murtajës. Në zabelin e Berishajve dhe në pronat e tyre ekzistojnë edhe mikrotoponimet e ruajtura Kisha, Fusha e Popit etj. Jo larg në venbdin Makresh, ka qenë dhe një kishë tjetër parasllave dhe vendi quhet Lugu i Kishës. Po në këtë anë gjenen themelet e një kishe tjetër të lashtë bashkë me Varret e Kishës.

Godanci – janë ruajtur mikrotoponime t dy kishave shqiptare, i asaj në Llazin e Krekcave në lindje të fshatit dhe kisha tjetër në pjesën veriore të fshatit në vendin Mali i Vogël.

Vukofci – në vendin Livadhet e Mëdha, kanë ekzistuar varreza të moçme, që janë të varrosur në këmbë. Në kartën mesjetare serbe të perandorit Dushan hasim në toponimin “Bushatova Kuça” (shtëpia e Bushatit) i lokalizuar në rrethinën e këtij fshati.

Zabeli i Naltë – afër varrezave të sotme ka varre të moçme me gurë të mëdhenj pa simbole. Në shtesën e realcionit të arqipeshkv Pjetër Karagiqit të vitit 1725, shkruan se në Prizren famullitar dhe misionar apostolik është studenti i Kolegjit Ilirik të Loretos, don Pjetër Bytyçi, të cilit i takon edhe fshati Sabelli me 4 shtëpi me 8 anëtarë besimtarë katolikë.

Kleçka – mikrotoponime Bria e Kuqe, Dardhishta, Vorret Kelmene, Guri i Vorreve, Trojet Kelmene. Me rëndësi është një ndërtesë nga koha romake, në të cilën është gjetur area ku shkruan: Iovi Maximo Tattaidati Ablaibus et Pontia cum liberis.

Baica e Kolshit – këti gjenden themelet e një kishe shqiptare parabizantine, ku është ruajtur mikrotoponimi Livadhi i Kishës, e rreth saj ka pasur shtëpi banimi.

Divjaka – në vendin Zabeli i Madh ka varreza të moçme, poaty janë edhe mikrotoponimet Rogat e Kishës, Livadhi i Kishës, ku ka qenë kisha iliro-shqiptare.

Krojmiri – mikrotoponime Lugi i Mis Pjetrit, Mrizi i Mis Pjetrit. Banorët e fshatit jan të një fisi – Morinë, dhe ishin fise arbëreshe ilire, dhe se kanë lindur këtu. Deri vonë ky vendbanim, në krahasim me vendbanimet e afërta ruante fenë e krishterë, dhe popullata përreth i quante “latinë”. Në shtesën e realcionit të arqipeshkv Pjetër Karagiqit të vitit 1725, shkruan se në Prizren famullitar dhe misionar apostolik është stuendti i Kolegjit Ilirik të Loretos, don Pjetër Bytyçi, të cilit i takon edhe fshati Cramiroza me 4 shtëpi me 40 anëtarë besimtarë katolikë. më 1769, në krojmir dhe fshatra përreth ka rënë epidemia shkatërruese e mortajës, që ka mbetur në kujtesë si vendi Varret e Mortajës. Traditae vënies së kryqit mbi varre duke sikur ishte ndërprerë dhe ishin vendosur rrasa priamidale pagane, pa shkronja, pa kryq, pa yll e hënë. Krojmirasit asokohe, ishin përmbledhur në veçorinë e tyre historike, as kishin mbetur të krishterë të mriëfilltë as ishin konvertuar si duhet.

Mirena – mikrotoponime Lugu i Lenave, Lugu i Pirrave.

Shala – mikrotoponime Kisha, Lugu i kishës, Lama e Kaurrit. Në këtë fshat ka qenë dhe kisha, dhe nga gurët e saj është ndërtuar xhamia në vitin 1168 (sip shkruan në derë të saj. (Padyshim është viti sipas Hixhretit që i bie më 1762 e.s. – Kandhaon).

Duga – mikrotoponime Kunga. Në këtë fshat kanë ekzistuar dy kisha, njëra tek vendi Kroni i Ibrit, dhe tjetra në fshat.

Karaçica – mikrotoponime Lisat e Vorreve, Brijat, Zabeli i Vorreve. Në vendin te Guri i Xhamisë, nën të ka qenë vendbanim i vjetër, që popullata e quan Katunishtë. Në këtë vend, në një pyll që ka lisa shumë të mëdhenj, ekzistojnë varre të moçme. Banorët thonë se pas pushtimit serb në vitin 1912 pushteti i mori gurët me shkrime dhe simbole karakteristike, ndërsa disa i theu. Ka shpëtuar aty-këtu ndonjë gur.

Pjetërshtica – mikrotoponime Kisha Kerllat, Varri i Balosh, Varret e Murtajës. Në pjesën jugore ende gjenden themelet e një kishe të vjetër shqiptare, që sot quhet Kisha e Lazës, ose Laza e Kishës. Për “Varrin Balos” thuhet se janë varreza ilire. Edhe Varret e Murtajës janë shumë të lashta.

Beçiqi – ka varreza të moçme, dhe dikur ka pasur kishë ku ka mbetur mikrotoponimi Livadhet e Kishës.

Galica – Në shtesën e realcionit të arqipeshkv Pjetër Karagiqit të vitit 1725, shkruan se në qytetin e Pejës misionar apostoli është don Ndre Braçani, misionit të së cilës i takon fshati Galizza me 8 shtëpi e
50 anëtarë besimtarë katolikë.

Dubofc – në një gur mermeri është zbuluar një mbishkrim që mund të lexohet BCEFILLICI, në rreshtin e dytë ANVS (anus) që dmth vit, dhe në rreshtin e tretë FACIT që dmth u bë u mbarua. Sipas tregimit të informatorit, në kohën e Mbretërisë jugosllave, një serb te një familje shqiptare në prag të shtëpisë ia she një guri me disa shkrime. Ai i blen atë me vlerë sa dy pend qe dhe ia dërgojnë në stacion të trenit në Vushtrri dhe e dërgon në Serbi. Ai kolon nuk është kthyer më në Dubofc. Në malin e Qyqavicës jo larg lagjes Manova, ka qenë një kishë e vjetër parasllave që sot dëshmohet me mikrotoponimin e ruajtur Lugu i Kishës. Në shtesën e realcionit të arqipeshkv Pjetër Karagiqit të vitit 1725, shkruan se në qytetin e Pejës misionar apostoli është don Ndre Braçani, misionit të së cilës i takon fshati Dubovzzi me 2 shtëpi e

14 anëtarë besimtarë katolikë.
Novosella – mikrotoponime Ara e Lekës, Roga e Kishës, Varret Vortull, Udha ku bën bum-bum MASHTRIMET SERBE ME HISTORINE E MANASTIREVE NE KOSOVE.

Manastiri i Deviqit në afërsi të rrethit Skënderaj (Drenicë) është ndërtuar së pari në gjysmën e parë të shekullit të 15, dhe ishte pajisur parë nga Joannicius Deviç (i lindur në shekullin e 14-të), me të cilin shenjtore shenon te kaluarën e këtij vendi të shenjtë. Sipas një legjende popullore, themelues i manastirit është atribuar despoti Djuradj Brankoviç, i cili kishte ndërtuar atë në kujtesën e vajzës së tij të virgjër, nga e cila manastiri mori emrin e tij. Fakti që Grgur, bir i despotit Djuradj, prezantoi manastirin me një zile në 1458, përforcon teorinë se manastiri është e lidhur me familjen Brankoviç. Në regjistrime turke nga 1455, manastiri është përmendur si kishë e Hyjlindëses (dedikuar në hyrje Theotokos te Shenjtë Mary në tempull) me murgjit. Turqit e tërhoqen manastirin poshtë, dhe ajo mbeti shkretë deri në rithemelimin e Patriarkanës së Pejës në 1557, gjatë kohës së patrikut Sokoloviq Makarius. Kisha me varrin e Shën Joannicius u rindërtua dhe u pikturuar në vitin 1578, gjatë kohës së Pachomius paraprak dhe Hieromonk Longin me vëllezërit. Fragmentet e pikturave të pikturuara në kohë janë ruajtur në apsidës së kishës, si më lart varrit Joakinije, ku prezantimi i ngjitjes është dëshmia më e qartë për piktorit. Reputacioni qe manastiri ka gëzuar në shekujt 16-të dhe 17-të për shkak të gërmadha Saint u rrit me shkollë të frytshëm të saj. Fakti që ajo arriti të jetë aktiv edhe në shekullin e 19 është evidentuar nga të piktura murale pikturuar pas rinovimit të saj në 1863.

Manastiri i Deviqit pësoi shkatërrim të madh gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shqiptarët shkatërruan dhe dogjën manastirin në vitin 1941, dhe vranë barbarisht Damaskin Boshkoviç. Italianët dy këmbanat e mëdha i morën me vete. Vetëm varri i Shën Joannicius, i mbuluar me gurë nga kisha nuk ish shkatërruar, mbeti në manastir. Rikonstruksioni i manastirit filloi në vitin 1947.

Për shkak të rikonstruksioneve të shumta, Manastiri humbui pamjen e saj origjinale. Paraclis juglindor, e cila kishte një bazë drejtkëndëshe dhe një apsidës te gjerë, është pjesa më e vjetër e kishës. Ajo është e mbuluar me një tavan gjysmë-sferike harku. Lindje nga hapësira e altarit është kishëz me varrin e mermertë e Shën Joannicius (Jonicije) e Deviqit, i shenjt-patron i manastirit.

Kisha u pikturua në mesin e shekullit të 16-të, dhe në 1578, gjatë nëpunësie e patrikut Pachomius, i cili është mbështetur nga një mbishkrim të ruajtur. Pikturat e fundit kanë origjinën nga 1863, por ata ishin larguar në vitin 1966, në mënyrë që pikturat më të vjetra dhe më të vlefshme mund të zbulohet. Vetëm dera mbretërore ka mbetur nga ikonostasit origjinal. Ikonostasi ekzistues është bërë në vitin 1974 nga murgeshat nga manastiri Celije, ndërsa gdhendje është puna e Milan Millosheviqit nga Çaçak.

Manastiri u rindërtua në vitin 1954 dhe u kthye në jetën aktive monastike nga Parasceva Abbes dhe motrat e saj iecili gjeti vetëm grumbujt e gurëve në vendin ku kishte qenë manastiri.Thesari më i madh shpirtëror i manastirit janë reliket e Shën Ioanichios Deviç i cili është i njohur si një mrekulli e madhe-punëtor. Mrekullitë Pothuajse çdo ditë ndodhin në këtë manastir.

Marre nga Facebook, Llausha dje dhe sot.


Leave a Reply