Humbja e identitetit Arbënorë


humbja e identitetit

Nuk mund te jesh i lexuar shumë si autor në një shoqëri injorante, në një shoqëri ku të gjitha gjërat i shikon sipas syrit ideologjik-fetar, në një shoqëri të politizuar.Kjo për faktin se një autor apo studiues serioz i thotë të vërtetën në sy, i nxjerrë rrënjët e shoqërisë jashtë dhe të historisë së atij populli poashtu, dhe pikërisht kur ai e bënë këtë ai nuk e bënë se është kundër atij populli, por se ai e bënë këtë sepse e don historinë e këtij populli, është gjenetikisht dhe i lindur nga ai populli por që don që popullin dhe shoqërinë ta shoh në dritën e së vërtetës.


Askush nuk ka nevoj të ketë frikë nga e vërteta, edhe nëse ajo është tepër e ithtë ajo duhet të konsiderohet si e vërtetë e embël e cila na hap sytë ,e cila na shpie në rrugën e të vërtetës, e vërtetë e cila na bënë të lirë që na bënë ta shohim dritën që del nga ne dhe jo vetëm dritën që vjenë drejt nesh.
Historia e kombit tonë nuk është një histori aventuriere,një histori pacavurash dhe copash pushtuesish të ngjitura në trupin e tij , historia jonë e vërtetë është histori e gjallë e vullnetit për liri, pavarësi dhe ruajtje të vlerave, të gjuhës , të identitetit historik kombëtar iliro-arbnor europian.
Ne si komb nuk duhet lejuar, as nuk duhet futur vetën në lojërat e ideologjisë së pushtueseve, as në ato të politikave ditore, kjo për faktin se kombi ynë ka rrënjët e thella historike që janë të shtrira në të gjithë gadishullin ilirik dhe është fillesa e idesë së familjes europiane dhe kontinentit të saj.
Pushtimi i një pjese të popullit në këtë kohë me frymëra të demonizuara pushtuesish që kanë lënë pasoja në jetën e këtij populli përgjatë historisë është devijimi dhe helmim i një pjese i tij nga kjo frymë e mbrapshtë e ideologjisë së pushtuesit osman.Ky pushtimi i shpirtrave apo mendjeve të një pjese të shoqëria e cila vrapon pas ideologjisë së pushtuesve dhe jeton sipas po kësaj ideologjie të pushtuesve është duke i shkaktuar dëme të mëdha imazhit, kulturës, shpirtit dhe trupit të kombit arbnor europian në përgjithësi. Sepse të gjithë këta individ apo kjo pjesë e popullit e helmuar me këtë ideologjie të pushtuesve është ose mbetje osmane, ose të gënjyer dhe të mashtruar nga qarqet armiqësore brenda dhe jashtë që kanë për qëllim shkatërrimin dhe shuarjen e kombit shqiptar duke e cilësuar atë si islamik-turk dhe jo si komb me identitet europian sic është për nga rrënja historikisht.
Ajo që është brengosëse sot ndaj këtyre dukurive negative se si askush nuk ngre zërin si nga qarqet akademike, as akademia e shkencave si ajo e Kosovës dhe Shqipërisë, as intelektualët edhe nëse disa ngrehin zërin ata janë të pakët ,cështja është serioze duhet ta themelojm një elitë kombëtare si nga ana e intelektualëve, trimave ,patriotëve të vërtetë , shkrimtarëve dhe shoqërisë së shëndrosh që të ngrehet zëri ndaj këtyre dukurive negative të luftohen dhe të nxirren me rrënjë këto dukuri që dëmtojn trupin dhe shpritin e kombit tonë të lashtë arbnor europian.Koha është që shqiptarët e vërtetë t’i hapin sytë dhe të fillojn të mbrojn vlerat dhe trashëgimin e tyre të lashtë, shpirtin e kombit dhe trupin nga dukurit ideologjike të pushtuesve që më frymën e tyre demoniake duan ta shkatërrojn këtë komb i cili ka një histori të lavdishme dhe rrënjë e traditë të lashtë brenda kontinentit europian dhe historisë së përgjithshme të tij.

Source:

/Gazeta InfoPress /

Gjon Keka

Studiues, Politolog


Leave a Reply