Hyjni të Panteonit Ilir


prmbledhje_nga_ilirida-online.com (3)-70

1. Redoni – hyj qendror, ndoshta më kryesori te ilirët eperiudhës qytetare e të lulëzimit të shtetit ilir.

Për të ruhet dhe rafigurimi ikonografik në formën e njëdjaloshi me një kapelë të tipit “kausia”. Portreti shoqërohet me figurëne lembes ilire e me delfinin si atribute të hyjnisë (kështu është dokumentuarnë monedhat e Shkodrës dhe të Lisit). Karakterin e përcaktimin e këtij hyu ebëri arkeologu H.Ceka: “Është hyu zyrtar, me sa duket suprem i shtetit ilir tëkohës së Gentit. Mbas shkatërrimit të shtetit ilir, kulti i Redonit mbijeton në territoretbregdetare e dëshmohet edhe në shekujt e parë të erës sonë. Kemi hedhurmendimin, se nuk është vetëm hyu i detit, por diçka më shumë dhe patjetër kaqenë lidhur dhe me kultin e familjes mbretërore ilire jo vetëm të kohës sëGentit, por edhe më përpara. Fakti, që emrin e këtij hyu e gjejmë dhe sitoponim gjeografik te Kepi i Redonit, në veri të Durrësit, lë të mendosh sekëtu duhet të kërkojmë edhe një vend kulti të tij ndoshta të hapur, në natyrë”.

 

2. Medauri – ishte hyu iliri luftës.
Edhe ky është i rëndësishëm. Një qendër e kultit të Medaurit është Rizoni, porndoshta dhe varret monumentale në Selcën e Poshtme, ku janë të skalituraatributet e hyut, siç janë mburoja ilire me rrathët e saj koncentrikëkarakteristikë dhe përkrenarja. Gjithashtu, këto atribute dalin edhe nënumizmatikë. Ai është një hy kalorës. Paraqitet i hipur në kalë, me shtizën nëdorën e majtë. Në skenën e njohur të paftës së Selcës së Poshtme, në fakt, tekalorësi (që ka pas shpinës gjarprin dragua) kemi Medaurin. Në këtë skenë kultii Medaurit është i lidhur me kultin e ujërave (figura e gjarprit-monstër detar,e peshkut etj.) pra me kultin e vetë Redonit Nuk dimë me saktësi raportet midiskëtyre hyjnive: kanë paritet, apo marrëdhënie hierarkike midis tyre. Një gjëështë e sigurt: të dyja këto hyjni kanë bashkëjetuar dhe kanë qenë në krye tëvendit në panteon. Në lidhje me natyrën e hyut kalorës Medaur duhet thënë, sestudiues të ndryshëm kanë parë një variant ilir të kultit të “kalorësittrak” ose dhe të “kalorësve danubianë”. Ka edhe mendime se nëskenën me dy kalorës përballë, si te pafta e Selcës së Poshtme apo në brezat eGostilies duhen parë dhe prototipat më të vjetër të kultit të Dioskurëve, qëparaqiten ikonografikisht si kalorës. Medauri në realitet ka identitet ilir. Aiështë një hy i veshur me armaturën tipike ilire, ndryshe nga kalorësi trak,kalorësit e stelave danubiane apo Dioskurët kalorës të dorëve. Medauri dheRedoni kanë emra etnikisht ilirë.

3. Iliri – eponim i tërëpopullit të lashtë e të madh ilir.

Legjendën e tij e tregonApiani: “Iliri, biri i Polifemit dhe i nimfës Galatea. Bijtë e Ilirit qenëEnkeleu, Autari, Dardani, Medi, Taulanti, Perrebi, kurse vajzat qenë Partha,Daortha, Dasara, nga kanë rrjedhur taulantët, perrebejtë, enkelejtë, dardanët,parthinët, dasaretët dhe darsejtë. Thonë, se Autari pati për bir Panonin ose Paionin”.Është një legjendë e mbledhur në kohën e sundimit romak e nuk jepet në formën esaj të mirëfilltë, zanafillore. Megjithatë, me rëndësi është fakti, se teilirët ishte e gjallë vetëdija mitologjike e prejardhjes nga një stërgjysh itejlargët, i përbashkët, nga një “njeri i parë”. Interesant është seky njeri “demiurg” i fiseve ilire lind nga hyjni, që lidhen jorastësisht me detin. Si Polifemi, ashtu edhe Galatea lidhen me hyun e detrave.Pra, Iliri është bir i mjedisit dhe i kultit detar. Kulti detar te ilirët nukështë i atashuar vetëm te emri i Redonit, por edhe në emra të tjerë hyjnishilire. Iliri, si eponim i popullit ilir, është nderuar në mënyrë të posaçme, posi e qysh nuk e dimë. Disa dijetarë kanë parë në emrin e Ilirit një rrënjë”illo” me kuptimin “kthehem, mbështillem”, pra të gjarpritktonik. Te hetitët indoevropianë gjarpri është quajtur Ilurjanka, që e lidhindhe me emrin e Ilirit. Të tjerë e shpjegojnë si

emër të banorëve të “lumtiIller” (degë e Danubit). Pavarësisht nga shpjegimet e karakteritfilologjik, etimologjikisht emri i Ilirit është ai që ka emërtuar si asnjë emërtjetër bashkësinë e madhe të fiseve ilire.

Por është dhe një legjendëtjetër, që ka gjallëruar te fisi ilir i enkelejve e fillimisht ka pasurrrezatim në viset e Shqipërisë Qendrore e Lindore, sidomos rreth liqenitLyhnid. Sipas kësaj legjende, Kadmi dhe Hermonia, kur erdhën dhe u vendosën teenkelejtë, lindën dhe një djalë, që u quajt me emrin Ilir. Këtë legjendë etregon Apolodori, dijetari i shekullit II para erës sonë. Është për t’u vënë rediçka. Tregimi legjendar i Apolodorit është regjistruar gati 4 shekuj para tregimittë Apianit. Apolodori i referohet, me sa duket, një opinioni më lokal dhe më tëkufizuar në hapësirë. Pra, legjenda e Ilirit, që thotë ai, është më tepërlegjendë enkelease. Ajo është gërshetim i një miti të njohur grek, me njëlegjendë ilire, vendase. Në fakt, Apiani është autori, që i ka kushtuar njëstudim të tërë Ilirisë dhe ilirëve dhe regjistrimet e tij përputhen me njëgjallërim të madh të elementit ilir në shekullin II të erës sonë, që lidhet menjë “rilindje” provinciale ilire, ndonëse në kushtet e nën lëvozhgëne pushtimit romak. Pikërisht në këtë lak kohor dalin përsëri emrat e hyjniveilire Redon e Medaur, në mbishkrime kushtimore, në epigrame. Ilirët luajnë roleme rëndësi në hierarkinë e Perandorisë Romake, zënë poste me rëndësi nga më tëlartat në pushtet. Në këtë frymë, është e kuptueshme, që rilindin disa legjendashumë të lashta në ndërgjegjen mitologjike të ilirëve. Është Apiani ai, qëregjistron legjendën ciklike të Durrësit, një krijim ilir nga më të shënuaritnë mitologjinë e Ilirisë së Jugut. Po kështu edhe legjenda e tij për Ilirin sikryepar, stërgjysh më i madh i gjenealogjisë së fiseve ilire, flet për njëmendim unik, për një bosht të përbashkët të mendimit mitologjik të fiseve ilirenë tërësi, që i kapërcen kufijtë lokalë dhe legjendat e tjera limitrofe. Silegjenda e themelimit të Durrësit të vjetër, ashtu dhe legjenda e Ilirit, janëtë lidhura me botën detare, me mitet e kësaj bote, mite të kuptueshme edhe përilirët e brendësisë së Ilirisë së Jugut e jo vetëm për ilirët bregdetarë. Madje,në emrat grekë të Polifemit (birit të hyut të detrave) dhe të Galatesë (nimfa edetit), që jepen si prindërit mitikë të Ilirit, duhen parë në fakt hyjnipërkatëse ilire të mitologjisë detare, me emra që nuk janë ruajtur. Nëstrukturën e saj, legjenda e lindjes së Ilirit e treguar nga Apiani kangjashmëri me lindjen e Dyrrahut (nga hyu i detrave e nga vajza e EpidamnitMelisa, që ka emër nimfe). Apiani sjell kështu legjenda kryesore të ilirëve, qëjanë ringjallur me forcë në kohën e tij.

4. Epidamni – hero-kult itaulantëve, të cilët e mbajnë si themelues të qytetit, në të vërtetë përparaardhjes së kolonistëve dorë të vitit 627 para erës sonë.

Legjenda e jep si mbret të”barbarëve” (kupto: “taulantëve”), që u kultëzua si krijuesjo vetëm i qytetit, por edhe i gjenealogjisë legjendare të dinastisë mbretëroreilire me qendër qytetin dhe me arealin e tij të gjërë. Në këtë rast kemi njëhero vendas, jo një hyjni në kuptimin e vërtetë të fjalës. Krijimi i kultit tëtij është në natyrën e krijimit të miteve të heronjve, të hyjnizimit të kultittë të parëve.

I njëjti proces ka ndodhurnë krijimin e shumë legjendave ilire. Kështu, Stefan Bizantini shënon legjendëne emërtimit të liburnëve sipas një heroi me emrin Liburn, legjendën e emërtimittë Ambrakisë sipas Aombrakut, të birit të Thesprotit të Laokonit (në njëvariant të dytë nga Ambrakia, vajza e Egjeut), të mbiquajtjes së krahinës sëmolosvë Afeidantes nga mbreti Afeidas, i Hellopisë nga Hellopi, i biri i Jonit(një legjendë tjetër shënon, se Hellopia quhej dhe krahina rreth Dodonës molosee banorët e saj quheshin helloi dhe selloi), të qytetit Efyra nga emri Efyrit,të birit të Amarakut të Thesprotit, të qytetit Lynkos të Epirit nga emri iheroit Lynkeu etj. Të gjitha këto janë legjenda gjenealogjike, ciklike, qëflasin për tradita të forta vendase. Nga kjo pikëpamje, kulti i Epidamnit ështëtipologjik për këto lloj legjendash. Ky kult dokumentohet i fortë edhe në kohënkur qyteti quhej me emrin Dyrrah, sepse është zbuluar një monument i njëpersoni me pushtet në këtë qytet në shekullin II të erës sonë, që quhej SyrEpidamni, në emrin e të cilit Leon Hezej me të drejtë sheh një jehonë të kultittë stërgjyshit legjendar ilir, të themeluesit të parë.

Prokopi i Gazës në “panagjerikun”kushtuar perandorit të Bizantit Aleks Durrsakut, me origjinë nga ky qytet,thotë shprehimisht se këtu “lindi heroi vendas, që i dha emrinqytetit”. Pra, në shekullin V e VI është i gjallë kulti i Epidamnit. Bilederi në shekullin XI Ana Komnena e përmend jehonën e këtij emri me atributemitologjike. Natyrisht, Epidamni nuk hyn në “elitën” e panteonitilir; më tepër se një hyjni të mirëfilltë, kemi një njeri të vdekshëm tëhyjnizuar. Se ç’rol ka luajtur kulti i tij sot nuk jemi në gjendje të përgjigjemime hollësi.

5. Dyrrahu – nipi iEpidamnit.

E lindi Melisa, bija eEpidamnit, me hyun e detit. Në krahasim me gjyshin, Dyrrahu edhe lindjen e kagjysëm të hyjnizuar. Këtu me rëndësi është e dhëna, që jep Stefan Bizantini, semë përpara me emrin Dyrrah është quajtur gadishulli, ku u ndërtua fillimishtqyteti. Më pas, në një dorë të dytë ndërtimi, limani i poshtëm i qytetit uquajt Dyrrah. Me kalimin e kohës, mbas një bashkëjetese të dy emrave, emriDyrrah u bë sundues (çka ka mundësi të jetë edhe reflekt i një binomi të kultittë Epidamnit e të Durrahut njëkohësisht, më tej emri Dyrrah u bë përfundimtar).Theksojmë origjinën e kultit të Dyrrahut nga bota e mitologjisë detare, siç kandodhur me shumë legjenda të tjera ilire.

6. Melisa – nimfë e shndërruarnë bletë, e ëma e Dyrrahut. Kulti i saj ka qenë shumë i fortë te banorët ilirëtë qytetit e të rrethinave.

Aq e vërtetë është kjo, saqënë bregdet vendi ku sipas legjendës u bë bashkimi i saj me hyun e detit u quajtMelison. Pra, kishte një vend kulti në natyrë, që e dokumentojnë autorëtantikë. Po ajo, që ka rëndësi është, se Melisa (ky është emri grek i saj e nes’dimë si e ka pasur emrin vendas), përveç kultit të saj si nimfë (në legjendënilire është një nimfë-bijë e Epidamnit, pra nimfë e zonës) ndoshta në një fazëtë dytë ka edhe kultin e saj si bletë ose si stërgjyshe e bletëve. Kemi njëlloj zoomorfizmi, që e tregon të dyfishtë; njeri dhe bletë – karakteristikë kjotepër e vjetër e praktikës së mitit. Kemi bile një paraqitje të Melisës nëformën e bletës, që del disa herë në monedhat e Durrësit. Figura e bletës ështëndoshta një motiv ikonografik i dyrrahasve të vjetër. Me këtë kult lidhet dhevera e tyre e famshme e fermentuar prej mjalti, që e përmend Aristoteli. Delpra, se Melisa nga një kult i lidhur me detin, është njëkohësisht edhe një kulti pastokës bujqësore. Ky fakt i fundit ethekson karakterin autokton të kultit.

7. Joni – i biri i Dyrrahut.

Miti ilir e bën atë eponimtë detit, shpjegim ky i ndryshëm nga ato të mitologjisë greke dhe romake. Kyështë një mit, që te ilirët zotëron një hapësirë shumë të madhe të një deti, qëu përket shumë popujve të ndryshëm të Ballkanit dhe të Gadishullit Italik. Pra,miti i Jonit hyn në raporte mitologjike e gjeografike ndërkombëtare. StefanBizantini ka shkruar dhe për një bir të Jonit, të quajtur Hellopi. Gjithë legjendae Jonit i përket territorit të Ilirisë së Jugut dhe të Epirit ilir. Topografiae legjendës përfshin një hapësirë shumë të madhe.

8. Nesti – emër lumi ilir,po edhe emri i një hyu sikelik të kultit të ujit te mesapët, në Italinë eJugut.

Këtë filozofi agragantinasEmpedokli, sigurisht duke u mbështetur në besimin popullor mitologjik ilir, epërdori për të quajtur elementin ujë të kozmogonisë. Për këtë hyjni ka shkruarP.Kreçmeri; e përmend edhe E.Çabej. Empedokli e përdor emrin e Nestit të paktënqë në shekullin V para erës sonë, por kulti i këtij hyu do të ketë qenë formuarshumë kohë më parë. Ajo që të bën përshtypje është se emri i këtij hyu nukgjendet vetëm në Italinë e Jugut, por edhe në viset e mirëfillta ilire. Kështu,Skylaksi dhe Stefan Bizantini përmendin lumin Nestos, një qytet me këtë emër,si dhe fisin ilir të nestëve.

9. Jupiter Menzana – hysuprem te daunët e mesapët.

Origjina e tij ilire ështëtheksuar nga shumë dijetarë. Emri i parë është i huazuar, një interpretatioromana. Epiteti i tij lidhet esencialisht me një fjalë shqipe, mëz, kalë i ri.Kjo është për arsyen, se ilirët i flijonin në kushtime e në ceremoni të veçantakuaj. Pra, e dhëna e Festusit për ilirët, që i flijonin hyut të detit në çdonëntë vjet nga katër kuaj, nuk është e shkëputur nga një praktikë e përafërtedhe te ky rast, ku kulti nuk lidhet me hyun e detit, por me një hy meatribute, në fakt, të një kryehyu, që zë kryet e vendit në panteon, përderisa ekanë përngjasur me atributet e Jupiterit. Por edhe ka ndryshim të dukshëm ngaJupiteri romak, apo dhe nga Zeusi grek, se nderimi për të lidhet me kultin ekalit, saqë e nderojnë edhe në epitetin karakteristik, dallues. Është kulti ikalit, që shpjegon edhe skenat e shumta me kalorës në stelat daunase, nga tëcilat deri tani janë gjetur afro 1500 copë. Në këto stela duhet parë edhejehona e subjektet, ose dhe ciklet e mitit të Jupiter Menzanas, të mendësisëmitologjike të daunëve, po edhe të mesapëve.

10. Jupiter Parthini – hykryesor i ilirëve parthinë.

Për këtë dëshmojnë burimet ekohës romake. Parthinët janë fis i rëndësishëm në afërsi të Durrësit, tëmpleksur me sa duket edhe me taulantët. Madje, Dion Kasi thotë, se dikur edheDurrësin e kanë pasur ilirët parthinë. Kjo të shtyn të mendosh, se kulti iJupiter Parthinus nuk duhet shkëputur nga lënda e bota mitologjike e banorëvebregdetarë. Nuk kemi të dhëna të tjera për atributet e ceremonitë, që lidhen metë. Dimë, se kulti i tij është i gjallë e vihet në dukje si një hy me identitetetnik ilir, që i përket fisit të parthinëve. Ka mundësi të jetë një hy lokal,por jo i shkëputur nga tërë panteoni ilir në tërësi. S’dimë ç’lidhje ka pasurme legjendat e Durrësit.

11. Diana Kandave – domethënëDiana e kandavëve (fisi i njohur ilir).

Në afërsi të parthinëve kandavëtkishin një tempull të rëndësishëm të Dianës të shënuar në Tabula Peutingerianambi rrugën Egnatia përbri shtegut në lindje të Skampës (Elbasanit). Në të vërtetë,topografia e përhapjes së këtij kulti është gjetur edhe te deokleasit (në Maltë Zi), ku në altar është bërë një kushtim

“Diana e AugustaeCandavensi”. Kulti i Dianës (ky emër, siç e ka shtjelluar në një studim tëtij Çabej, ka dhënë emrin Zana) te ilirët ka parasysh një hyjneshë vendase meemrin romak ose dhe me emrin grek Artemis. Disa relieve me përfytyrimin e kësajhyjneshe vendase studiuesit i kanë lidhur me kultin e vegjetacionit, tëpjellshmërisë, të stinëve.

12. Dionis Dualos – hy iilirëve paionë. Dijetarët i ka tërhequr vëmendjen cilësimi i tij, që ështëshpjeguar nga Jokli e Çabej me fjalën shqipe “dej, me u de”. Në të parakuptohen edhe ceremonitë ekarakterit dioniziak, ku njerëzit pinin dhe deheshin.

13. Apolon Derroni – hy iilirëve peionë. Ky emër hyu është dhe në monedhat e mbretit Lykeu të këtij fisi(rreth viteve 335-295 para erës sonë). Monedhat tregojnë në rivers një pendë paqe. Nisur nga ky fakt, Çabej bën një zbërthim etimologjik të Derranit, duke elidhur me një nënfis ilir, derranët, “një polem bujqish”. Ndoshta ështënjë me latinishten e mesme (në Dalmati) “derrum, darrus-tokë epalëruar”. Këtë fjalë Çabej e lidh edhe me shqipen “djerrë”.

14. Dardania – në njëmbishkrim të Dardanisë antike studiuesi Zef Mirdita, që është marrë kohët efundit dhe me kultet në Dardani, gjen një hyjneshë kryesore vendase(“Dardaniae sacrum”). Kulti i Dardanisë është kult pajtor i tërëkrahinës së madhe ilire. Studiuesi thekson rolin e kësaj hyjneshe, ndoshta edheeponime, me atribute të ngjashme me ato të hyut të shëndetësisë antike, Eskulapit,apo Hygjesë.

15. Andini – hy epikorik itrevës dardane. Emri i tij është gjetur në një monument mermeri pranëKaçanikut, në kufi të Dardanisë dhe të Maqedonisë. Emri futet në repertorinonomastik ilir. Funksionet e këtij hyu Z.Mirdita i përngjason me ato të Vidasit(Silvanit romak).

16. Anzotika – hyjneshë eliburnëve me atribute të hyjneshës së bukurisë dhe të dashurisë (Afërditës). Emrii saj është skalitur në një monument në Flamonën e vjetër (Plomini i sotëm).

17. Ika – nimfa e një luminë Liburni (po dhe në Flamona), edhe kjo me atribute të Afërditës. 18. Lutossika – përsëri emërnimfe i trevës liburne.
19. Latra – nimfë e përafërtme nimfat e tjera të miteve liburne.
20. Sentona – një nimfëtjetër lokale (e së njëjtës trevë).

21. Bindi – hy kryesor ifisit ilir të japodëve. I janë kushtuar disa altarë votivë, që janë gjeturpranë burimit të përroit Privi, afër Bihaqit të sotëm. Në mbishkrimetidentifikohet me hyun romak të detrave Neptunin (“Bindo Neptunosacrum”). Në fakt, më shumë se hyu i detit, Bindi është mbrojtës iburimeve dhe i ujërave. Për nder të tij sakrifikoheshin cjep.

22. Thana dhe Vidasi – njëçift hyjnor ilir, që është rafiguruar në disa monumente të bëra nga ilirët. Katëraltarë votivë me mbishkrime i janë kushtuar këtij çifti e janë gjetur nëTopusko. Emrat e këtyre hyjnive janë, me sa duket, emra ilirë. Thana ështëhyjneshë me atribute të Artemisit, apo Dianës. Vidasi ka atributet e hyut tëpyjeve, kullotave e burimeve, të Silvanit romak. Relievet e këtyre hyjnive tëkëtij binomi kultik janë edhe vepra të vërteta të artit ilir; ato kanë veshjeilire dhe një stil karakteristik vendas.

23. Tadeni – ky emër hyuështë gjetur në një altar sakrificash jo larg Sarajevës dhe identifikohet ngafunksioni kultik me Apolonin (mbishkrimi është i shekullit III para erës sonë).

24. Drakoni dhe Drakena(Draconi et Draccena) – një tjetër çift hyjnish. Është shënuar fakti iekzistencës së tyre në një mbishkrim të gjetur afër Shkupit. Te ky çift duhetparë binomi i gjarpërinjve hyjnorë vendas, si edhe jehona e përfytyrimit tëmetamorfozës së Kadmit dhe Hermonias, pas vdekjes, në dy gjarpërinj në fushat eEliseut.

25. Boa (Bua) – hyjni ilirenë formë gjarpri në Epidaur. Kulti i tij ka mbijetuar deri në shekullin IV tëerës sonë. Këtë hy gjarpër populli vendas e quan pikërisht me këtë emër(Hieronimi në “Vita s.Hilarionis”, lib.9, shënon “quos gentilisermonte Boas vocant” – “që populli në gjuhën e vet e quanteBoa”).

26. Nutrika – hyjneshë eilirëve veriorë, mbrojtëse e fëmijëve.

27. Tato – për këtë hyjni tënderuar në trevat dardane flet Mate Suiçi si për një Deus Patrius. (Z.Mirditaemrin Tato e lidh edhe me emrin epikorik Tatonipol. Në të sheh edhe lidhjen me hyjninë lindore Attis, ose dheme kultin e kalorësit trak). Në shtyllëzat mbivarrore të Durrësit del shpesh nëshekujt III – I p.e.s. emri Tato si ilir.

28. Dauni – hyu i daunëve nëItali. Kulti i tij është parë nga V.Pizani si një kult ilir. Ai konkludon, se”raporti i caktuar nga Franc Altheimi ndërmjet hyut romak Faunit (Faunus)dhe mbretit mitik Dauno është eponim i Daunisë dhe sigurisht mbas të vjetërvenga Iliria”.

29. Logetët – me këtë emërte mesapët shikon motrat e fatit.
30. Emra të tjerë hyjnish qëmendohen se i përkasin panteonit ilir janë edhe: – Grabovi;
– Versobi;
– Aufani;
– Iria;
– Uridua;
– Melesokue, etj.

Ky katalogim i shpejtë dhenë vija shumë të përgjithshme i hyjnive të panteonit ilir tregon, se numri ityre nuk është i pakët. Këtu duhen dalluar në pikëpamje hierarkike hyjnitësuperiore dhe ato inferiore, njëkohësisht hyjnitë me rrezatim e ndikim lokaldhe ato me role të gjithmbarshme për trevat e gjëra ilire. Një problem ështëedhe shtresëzimi i tyre kohor në hyjni më të vjetra dhe në ato më të reja.Natyrisht, ky panteon nuk ka qenë plotësisht unik. Brenda një uniteti (sidomosndërmjet hyjnive të përbashkëta për trevat qendrore ilire) ka edhe diversitet,një proces ky normal dhe i kuptueshëm, sidomos për kohëra të lashta tëekzistencës të shumë fiseve ilire dhe aq më tepër të shpërndara në territoreshumë të gjëra. Në momente të caktuara kanë qenë parësore hyjni të ndryshme ngaato, që janë bërë të tilla në momente të tjera. Një moment shumë i thekshëm nëtërë historinë ilire ka qenë ai i shtetit ilir (shekujt IV-II para erës sonë). Kyshtet dhe mbretërit e tij kishin edhe kultet dhe hyjnitë zyrtare. Në këtëaspekt dallohet çifti Redon-Medaur me role dhe funksione, që ndërlidhen menjëri-tjetrin.

Source: https://www.facebook.com/pages/Ateizmi/


Leave a Reply