I dashur besimtar ekstremist!


 

Nëse NE po durojmë injorancën tënde të shekullit shtatë, atëherë xhanëm ç’ke ti kundër mendjeve të shekullit njëzëtenjë?!

Të lutëm ma thuaj çka të shtyn ty të mos e kuptosh të tashmën?

Si mundësh o i dashur besimtar të na sulmosh fizikisht duke e kuptuar aq ‘drejtë’ të kaluarën e një historie që ka filluar në shekullin e shtatë?

E nuk paske mendjen për të kuptuar të tashmën dhe lirinë e shekullit njëzëtenjë?

E din ti i dashur ekstremist që vetëm gënjështrat e mëdha mbrohen me mjete të dhunës?

E kupton i dashur ekstremist që një e vërtetë që është e vërtetë nuk ka nevojë të mbrohet me asgjë? E nëse ajo çka ti i dashur ekstremist beson, është një e vërtetë absolute që ti e beson, atëherë i dashur besimtar pse mundohesh të ua mbyllësh gojën të tjerëve?

I dashur besimtar ekstremist nga Drenica,

Edhe unë kam lindur në Abri, drenicas jam edhe unë dhe po të them që Azem Deliun nuk do e japja sikur Allahu i yt të ma premtonte edhe Mekën e Medinën si dhuratë. E kupton që nuk do e japja Azemin edhe sikur Allahu yt të ma premtonte tërë kontinentin e Azisë.

Edhe e din përse?

Sepse në Drenicë unë jam rritur me Zotin. Për mua Zoti flet shqip, i jep frymë jetës sonë shqip, na jep dashuri shqip, është Zot i shqipeve jo i sorrave.

Për mua Zoti mbetet Zot dhe nuk ka emër tjetër. 

Zoti i shqipeve është Zot që nuk ia mbyll gojën askujt e as nuk ia kufizon mendjen askujt për të menduar arsyeshëm.

Zoti i shqipeve nuk lejon martesat me vajza të mitura. Zoti i shqipeve nuk lejon martesat me vajza të axhallarëve, me kusherira e me mbesa.

I dashur besimtar,

Nëse vërtetë ta kanë larë trurin dhe mendon që një kulturë të shekullit shtatë, do provosh ta mbillesh në vendin tonë, përmes instrumentit diktatorial të quajtur FE, atëherë të bëjmë thirrje të zgjohesh nga koma, të lexosh diçka rreth të tashmës dhe të kthjellesh. 

Të paktën kthjellu aq sa ishte i kthjelltë babai i yt dhe gjyshi yt. 

Sepse i dashur besimtar keni vetëm një zgjidhje, të kthjelleni për të tashmën.

Mbjellja e kulturës së shekullit shtatë ka dështuar i dashur besimtar nëpër shekuj. Janë munduar që 600 vjet ta mbjellin, por farat janë tharë. Do thahen edhe farat tuaja.

I dashur besimtar bëhu vllazëror me NE, njerëzit e paqes dhe tolerancës, harroje qyqarllëkun e sulmeve fizike nën emrin e Allahut. Sepse kur qyqarllaku yt mundohet ta mbrojë Allahun tënd, atëherë nuk e kuptoj dot madhështinë e tij.

Paqja qoftë me ty i dashur besimtar e Zoti të udhëzoftë me dashuri të të parëve tu në këto troje, e jo me ‘kulumukula’ aziatike!

Ta dish vetëm edhe një gjë të vogël i dashur besimtar:

-Liria jote përfundon aty ku cenohet liria e tjetrit.

Nëse nuk të pëlqen fjala e lirë në këtë botë, nuk është problem i atij që ka folur. Është problemi i juaji që duhet ta zgjidhesh me vetën tënde, jo me të tjerët.

Dhe mos harro edhe një gjë i dashur besimtar. Zoti nuk ka aspak nevojë për ndihmen tënde. 

Kur Zoti arrinë në atë pikë, sa të pret ndihmë nga vogëlsirat njerëzore, atëherë Planetet do përplasen dhe Universi do bëhet një fluskë sapuni.

I dashur besimtar shqiptar,

Lëre ekstremizmin dhe bëhu i dashur edhe ti me dashurinë e Zotit për njerëzit dhe jetën e gjallë në këtë botë. Nga Driton Smakaj!

 


One comment

Leave a Reply