Islami dhe ortodoksia, xhamitë e kishat, në duart dhe planet antishqiptare, te Turqisë, vëndeve arabe dhe Greqisë


gani-mehmetaj-300x251

Dy shtetet shqiptare si asnjë shtet tjetër evropianë nuk i kanë nën kontroll komunitetet fetare. Nga kush varët, atëherë Komuniteti i Myslimanëve të Shqipërisë? Nga Turqia, Arabia Saudite e Irani, nga shoqatat vehabiste, salafiste e tekfiriste. Zhgani i Azisë zbarkoi në Shqipëri. Zyrtarët e Tiranës po ua përkëdhelin bishtin shteteve- sponsore të islamit e xhamive, sepse po i zhvatin fondet arabe e turke. Prandaj e tolerojnë Shoqatën e Myslimanëve që terrorizon Durrësin. Një grusht myslimanësh mercenar, pa fe, pa komb e pa atdhe, fyejnë kujtimin e Nënës Terezë, fyejnë krenarinë kombëtare të mbi shtatë milion shqiptarësh dhe nuk del askush që t’ua mbyll gojën. Pakica myslimane terrorizon shumicën shqiptare si t’i kishte lëshuar tokat shqiptarët. Ç’fatkeqësi! Nga shkaqe të korrupsionit u lejua ndërtimi i xhamisë në Tiranë. Të korruptuar ishin edhe zyrtarët e Prishtinës kur e dhanë lejen e ndërtimit për xhamin në qendër të qytetit që i konkurron në çmendurinë e vet zyrtarëve të Tiranës. Qindra xhami në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, të ndërtuara më fonde të dyshimta, rekrutuan shqiptarë në Siri e Irak, ku e lanë kokën fatkeqit. Vetëm pushtetarët e dal fiqirit mund të lejojnë ndërtimin e xhamive, kur dihet qëllimi i ndërtimit të tyre.

Islamikët me bekimin e zyrtarëve më të lartë të shtetit, provokojnë e godasin në pikat më të ndjeshme kombëtare: e  ndërtuan para disa vjetësh cubnisht xhaminë në Durrës, ngjitur me amfiteatrin antik, duke e dëmtuar në mënyrë të pariparueshme imazhin e turizmin shqiptar; e ngritën xhaminë e qelqtë në Shkodër, qytetin-simbol të qëndresës anti turke e anti sllave; provokojnë rrëzikshem më përpjekjet për të ndërtuar xhami në Kështjellën e Rozafës, mbi kishën katolike shqiptare, apo në Kështjellën e Skënderbeut në Krujë; ngrehin xhami në qendër të Tiranës, kryeqytetin e kulturës perëndimore të shqiptarëve; e rindërtuan, në Kosovë, në emër të kinse renovimit, xhaminë e Sulltan Mehmetit, vrasësit të arbërorëve mbi rrënojat e Kishës Katolike Shqiptare, aty ku u varros Pjetër Bogdani; ndërtuan qindra xhami kundër vullnetit të shqiptarëve, por duke i korruptuar zyrtarët lokal e qendror; shoqatat myslimane përpiqen të nxisin gjakderdhje me deklaratat e arrogancën e tyre. Ndërkaq, shtetarët e korruptuar deri në palcë, në Tiranë e në Prishtinë, në mënyrë kriminale i lejuan këto gjëra, sepse janë kapur nga mafia islamike, që lejet e ndërtimit i nxjerrë më para nën dorë, ashtu sikurse mbeti peng elita shtetërore shqiptare nga shteti turk e shtetet arabe. Perandoria turke më përhapjen e islamizmit të dhunshëm po kthehet me arrogancë të paparë në Shqipëri e në Kosovë. Pjesët shqiptare të Maqedonisë, në marrëveshje më gjysmë shtetin sllavë, Turqia islamike po i gllabëron me pastrim truri e më korrupsion, duke shkombëtarizuar e shkelur mizorisht dinjitetin e shqiptarëve.

Dy kisha ortodokse shqiptare

Shqipëria është i vetmi shtet euro-aziatik i arealit ortodoks, ku kreu i Kishës është joshqiptar. Për emërimin e kryepeshkopit grek, duke e shkelur Kushtetutën e KOASH-it pati acarime e reagime të shumta, mirëpo kryepeshkopi grek mbeti në krye të Kishës Shqiptare Ortodokse. Sikur nuk mjafton kjo, ndërhyrjet e shtetit grek në punë fetare e shkombëtarizuese në disa situata ishin skandaloze. Fondet e dyshimta greke, shkruan shtypi shqiptar, ndërtuan kisha sipas planimetrisë së tyre, në disa qytet si në Tiranë më ngjyrat e flamurit grek. Kolosin e themeluesin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Fan Nolin e nxorën nga kisha, e poshtëruan, madje  nuk i lanë as vend për varr. Në dhjetëvjetëshin e fundit sikur të ishin marr vesh Greqia e Turqia, po përvijohet një hartë e rrezikshme fetare e jugut “ortodoksë” dhe veriut “myslimanë”. Çarja në Kishën Ortodokse Shqiptare është vështirë të fshihet: dy kisha ortodokse, njëra më prift shqiptar, e tjetra më kryepeshkop grek. Shqiptarët ortodoks të Maqedonisë, u lanë në mëshirën e sllavëve, sepse Greqia nuk ka interes t’ua prish planet sllavëve, prandaj as Kisha Ortodokse Shqiptare nuk u dërgon priftërinj që do t’u predikonte në gjuhën shqipe.

Gjendja në Kosovë është edhe më e rëndë. Bashkësinë Myslimane të Kosovës e kontrollon e urdhëron pa u fshehur Turqia me shoqatat e dyshimta të lidhura me terrorizmin. Xhamitë e hoxhallarët marrin lumë parash edhe nga Arabia Saudite, Irani, madje edhe nga Egjipti. TIKA, njëra nga këto shoqata islamike-turke, ndërtoi qindra xhami pa pyetur shtet as pushtet. Arabët i ndërtuan të tjerat, duke u dhënë ryshfet qeveritarëve lokalë e atyre qendror, sepse s’do ta ndërtonin asnjë mur xhamia po nuk u dhanë para ndër duar zyrtarëve, mirëpo e dhunuan vullnetin e popullatës shqiptare që i kundërshtoi pjesën më të madhe të xhamive-kazerma të islamit. Kush kundërshtonte e kërcënonin islamikët, të lidhur me ish sigurimcat shqiptaro-serb. Policinë ua dërgonte komuna e korruptuar.

Shoqatat turke e arabe në xhami, financuan e rekrutuan qindra të rinj, duke i dërguar mish për top në luftërat arabe. Më ndihmën e kreut të BIK-ut, shoqatat islamike, të lidhura më terrorin ndërkombëtar,  rekrutuan myslimanë profesionist që s’bëjnë gjë, pos falën e bëjnë propagandë fetare, duke u sjell vërdallë në Sheshin Nena Terezë e sheshet e qyteteve të Kosovës, të majmur e të rrumbullakët.

Hoxhallarët i frikësohen flamurit kuq e zi si djalli kryqit

Kreu i BIK-ut, N. Tërnava, i  varur nga këto financime, s’ka se si të mos e lavdëron Sulltan Muratin, sundimtarin gjakatar që masakroi arbërorët, pra masakroi edhe të parët e këtij hoxhe, nëse ai është shqiptar. Krye imamin e mbanë dhunshëm Ankaraja për interesa të vetat, duke shkelur mbi statusin e BIK-ut. Shteti ynë e kapërdiu këtë dhunë nga presioni turk. Hoxha tjetër, shpirtshituri Sh. Krasniqi, në të njëjtën frymë lavdëron Turqinë e Erdoganit më oratorinë e vet primitive, kinse Turqia punon ditë e natë për Kosovën, por njerëzit tonë nuk ia ditkan! Servilizmi i tyre i pështirë ma kujton qëndrimin puthadorë të hoxhallarëve të fëmijërisë sime, kur thoshin: “Titon, Rankoviqin e komunizmin na i dërgoi Zoti. Rrnoftë Jugosllavia!” Poshtërsitë e tilla i përsërisnin nëpër çdo predikim, apo kur njerëzit i varrosnin të dashurit e tyre. Hoxhallarët e zbrazën Kosovë, dikur, duke predikuar shpërnguljen në Turqi, hoxhallarët po e gjymtojnë Kosovën, sot, duke dërguar njerëz në luftërat e islamit.

Sikur ta kishte nën kontroll e ta financonte shteti ynë xhaminë e hoxhallarët, N. Tërnava e Sh. Krasniqi me karakterin që kanë, do ta lavdëronin Gjergj Kastriotin deri në qiell, megjithëse kjo nuk do t’i bënte ndere heroit tonë.

Hoxhallarët në Shqipëri, Kosovë e Maqedonia, ia kanë frikën flamurit shqiptar si djalli kryqit? Kurrë nuk është valëvitur në minaret e xhamisë flamuri kuq e zi! Kurrë nuk e kanë ekspozuar fotografinë e Skënderbeut, ndërsa e kanë vënë flamurin serb, turk, arab, madje edhe flamurin bullgar e fotografinë e Titos.

Në kundërshtim më bashkësitë myslimane në Kosovë e në Shqipëri, myslimanët në Serbi nuk varën nga shtetet e huaja.  Bashkësinë Myslimane në Serbi jo vetëm që e kontrollon shteti, por hoxhallarët i nënshtrohen Beogradit më servilizëm të skajshëm si lavirja patronit. Asnjë veprim nuk e bëjnë pa e pyetur shtetin, asnjë deklaratë nuk e japin kur nuk i përshtatët Serbisë. Kisha Ortodokse Serbe kurrë nuk zgjodhi ndonjë peshkop jo serb. Kjo kishë është nën kontrollin e rreptë të shtetit, i cili shpesh e ka ekspozuar në krime, sepse kisha serbe u priu krimeve e gjenocidit në ish-Jugosllavi kundër kroatëve, boshnjakëve e shqiptarëve.

Prandaj, nëse zyrtarët e Tiranës e të Prishtinës vazhdojnë t’ia përkëdhelin bishtin bashkësive fetare, bashkësitë fetare do ta shpërbëjnë shtetin.

Nga Gani Mehmetaj


3 comments

Leave a Reply