ISLAMI PAS 1999


Zhvillimi dhe financimi i individëve të ekstremit fetarë vehabist u bë nga indirekt nga shtetet sllave në Ballkan për disa qëllime. Kjo është lufta më moderne dhe ndër më të sofistikuarat që po na përgatit Serbia në kët shekull. Ajo me agjentë të regjur që dikur i kishte regjimi titist në shërbim dhe sidomos me hoxhallarë të rekrutuar edhe që nga kohët e kralëve,depërtuan me idenë e re të islamit për zhvillimin e fesë në të dhënat e sakta të Kuranit.

Arsyejanr.1 tek ata ishte se me zhvillimin dhe financimin e kësaj vije të islamit do të ishte që me një gurë të vrasin tre zogj e më shumë.
E para do të ishte se sllavët nuk do të merren me atdhetarët shqiptarë por ata/o do të jenë të kërcënuar nga kjo rrymë fetare. Hoxhallarët në mënyrë indirekte do t’ përkrahnin në infektimin e popullit që nga presioni populli të ul kokën dhe t’u nënshtrohet ligjeve të tyre. Ata gati në mënyrë legale do të futin tmerrin në Siri dhe kërcënimet e tyre se edhe në viset shqiptare së shpejti do të vinte ajo ditë.
Populli i traumatizuar nga luftërat e fundit,nuk e priti kët agresion të ri që po lind në gjirin e tij. Në disa raste duhej të merr vet masa që t’i parandalon. Por fara e tyre filloi të shtohet nga shtimi i varfërisë sa arriti që në mënyrë legale të financojnë dhe të futin në valle njerëz të dy gjinive. Shtetet shqiptare që mbronin ligjet e të drejtave të laicitetit nuk arrinin t’i parandalonin. Ata duke shfrytëzuar fushën e lirë të veprimit dhe ligjet e garantuara demokratike,hapën një front të gjërë për interesat e atyre që paguheshin. Shumë hoxhallarë morën fuqinë të shajnë edhe historinë kombëtare në emër të fesë islame. Populli jo se nuk i kuptonte. Pastaj kishte dhe ka edhe hoxhallarë që nuk janë të infektuar në këtë histori të re të luftës speciale të shek 21. Por edhe ata hoxhallarë para dhunës dhe kërcënimeve e mbyllën gojën se e dinin nga vjen e keqja. Disa atdhetarë e ngritën zërin që të kryejnë obligimet e tyre. Mbi ta u sulën jo vetëm agjentët dhe islamistët tradicional shqiptarë,por edhe ata që nuk kishin prek Kuranin apo Biblën me dorë,ose kishin lexuar nga dy rreshta. Kjo tragjedi për shumë atdhetarë të izoluar dhe gjykuar pa një pa dy si ateistë,do të mbetej si klithmat e fëmijës së humbur në mal dhe errësirë.
Pluralizmin politik shqiptarë e gjeti kjo katrahurë të pa përgatitur sa që për të fituar votat e fetarëve,u futën në llumin e tyre. Dhe sllavët fërkonin duart për projektin e tyre frytdhënës! Deklaratat e liderëve në fushatat zgjedhore befasonin edhe ata/o që pak kuptonin nga politika. Garat e tyre në përkrahje të besimtarëve të verbuar kishin marrë revan. Dhe kjo strategji sot ua jep frutat e zhdukjeve të partive të tyre. Populli hakmerret ngadalë por sigurtë. Ky ishte qëllimi i dytë i arritjeve të Qubrilloviçëve dhe Andriqëve të shek. 21.
Kurse qëllimi i tretë ishte që me rekrutimin e terroristëve në Siri,Irak…dhe me masakrat e tyre barbare duke u krenuar se këta bandillë na qenkan shqiptarë. Këtu nuk thoshin më se janë myslimanë. Në krahasim me popullatën,ishin shumë dhe bëhej zhurmë. Serbët dhe sllavët gjenin një shkas për të na akuzuar se në Europë po lind një gangrenë që do ua hajë “sytë”popujve të civilizuar të kontinentit. Këtu ata përgatisin terrenin për një “fushatë”masakre për t’ardhmen. Dhe siç duket ky terren po u hapet çdo ditë e më shumë se na kanë fut në luftë me vetveten. Habitem si inteligjenca shqiptare të jetë kaq oportuniste ndaj këtyre fenomeneve.
Dhe e treta është se nëpërmjet fesë dhe klerit po tjetërsohet shqiptari. Po tjetërsohet truri dhe veshja. Po tjetërsohet njeriu dhe natyra. Në viset shqiptare po mbushet me xhamia dhe kryqa. Sikur popujt dhe besimet janë futur në garë se cili do ia shkon. Sidomos xhamitë i kanë tejkaluar kufijtë e njerëzores. Me këto po u përgatitet varri brezave të ri. Po i futim në një baltë me ngadalë sa që nuk do të dinë si të dalin.
Qëllimi i katërt është që të paralizohet femra shqiptare me mbylljen e sajë në shtëpi dhe me panjohuritë e nënave,të rriten fëmijë të pa aftë.
Këto që po i përjetojmë janë në gjysmë të rrugës ku armiqtë tanë presin momentin e duhur për t’i shfrytëzuar me përpikëri.
Zgjohu popull shqiptarë sa nuk je në finalen e tragjedisë që po e përgatit vet! Mos thuaj nesër se nuk e menduam kështu!

F.b. Osman S. Ziberi!


Leave a Reply