J. Baker: ILIRO- Shqiptarët, një racë e shkëlqyer


J. Baker: ILIRO- Shqiptarët, një racë e shkëlqyer, nga më të pastra e më të vjetrat; pasardhës te Pellazgeve Hyjnore; mposhtën Atilen.

Shqiptarët, fizikisht një racë e shkëlqyer njerëzore, mund të pretendojnë të jenë një nga racat më të pastra dhe më të vjetra në Europë, duke pasur rivalë të tyre të vetëm, iberikët e Gadishullit Spanjoll. Ata kanë një gjuhë të veçantë krejt të tyren, që mendohet të jetë indo-europiane, por ajo është prishur disi nga fqinja e saj sllave në veri dhe greke në jug. Nëpërmjet kësaj, ata janë të emërtuar Shqiptar, që do të thotë malësorë. Shkrimtarët Bizantinë u dhanë atyre emrin e Arvanitë, i cili u shndërrua nga turqit në Arnaut; dhe termi Shqipëri mendohet të jetë latin, nga Latham, i cili e konsideron emrin Albyn që përdoret në Skoci dhe emrin Albyn që përdoret në vendin malor në anën lindore të Adriatikut, si të ishin një dhe e njëjta fjalë, referuar njërit dhe të njëjtit grup çeltik të gjuhëve. Prandaj ai përmban rrënjën alp = mal, dhe e përkthen emrin amtar Shqiptar = malësorin.

Shqiptarët janë pasardhësit e ilirëve të jugut dhe epirotëve, kaonëves, tesprotëve, molosëve, etj, të lashtë, dhe vendi i tyre aktual shtrihet nga Mali i Zi në veri deri në Gjirin e Artës në jug
Iliria vuajti rëndë nën pushtimin gotik, por u mbajtën trimërisht kundër sulmit të hunëve nën Atilën, dhe e mposhtën atë në qytetin e Azimut, në kufi.

Natyra luftarake e shqiptarëve është e njohur nga kombet e huaja, dhe ne i gjejmë ata të rekrutuar në ushtritë e Greqisë, Egjiptit dhe Persisë, ndërsa raca atërore qëndron e sigurt dhe gjysmë e pavarur midis qëndresave malore të vendit.

Burimi: Legjenda e shqiponjave


Leave a Reply