Jetë Turkçe!Jetë Qenqe!


 

Manojllo Filipoviq si emën nuk thotë kurgja për neve. Njisoj edhe për mu deri sa nji ditë pa pritë e pa kujtue e gjeta në Arkivë dosjen e tij. Ai ka qenë nji zejtar serb i lindun në Prishtinë me 1848. Masi pushtohet Prishtina prej Sërbisë, ai bahet kryetari i parë serb i qytetit. Dosja e tij përmban: ditar, letra, udhëpërshkrime, raporte për manastiret ortodokse, shënime për gjimnazin serb në Prishtinë me 1913 e deri te kujtimet për epideminë e tifusit në Prishtinë. Krejt këto prej nji zejtari të thjeshtë që ka mësue shkrim-lexim në shkollat serbe në Graçanicë, Hajvali, Gjilan e Ferizaj që u hapën qysh në vitet 1840 e tutje me lejen e Perandorisë Osmane. Pakica serbe në Vilajetin e Kosovës krijoi nji shtresë ALFABETE në nji kohë kur shumica dërmuese shqiptare ishte ANALFABETE sepse nuk lejohej asnji shkollë shqipe. A mundet me u përmend nji rast analog tek shqiptarët e Kosovës ku nji zejtar i shkolluem të ketë mbajtë ditar, kujtime e shënime të tilla? Si âsht e mundun të kemi qenë «bashkë-sundimtar» me osmanlinjtë, me demek padronë të tokave prej Danubit deri në Bagdad e Tikrit, por «privilegji» 500-vjeçar nuk e solli as edhe nji shkollë të vetme shqipe në Kosovë? Shekulli i 19-të në Kosovë e hap dhe e mbyll perden me njerëz që lindën e vdiqën analfabetë, prej stërgjyshit e deri te stërnipi.
_Col Mehmeti!

(foto konsullata serbe n’Prishtinë)

 


Leave a Reply