Loading...

Kafsha qe u be zot


homosapiens

Shtatedhjete mije vjet me pare, homosapiensi ishte akoma nje kafshe e parendesishme qe shikonte punen e tij ne nje cep te Afrikes. Ne mijeravjecarin qe vijoi e transformoi veten ne padron te te gjithe planetit dhe u be terrori i ekosistemit. Sot qendron ne prag te te qenit zot, gati per te fituar jo vetem rinine e perjetshme, por edhe aftesite hyjnore te krijimit dhe shkaterrimit.
Fatkeqesisht, regjimi i Sapiensit ne Toke deri me tani ka prodhuar pak gjera, me te cilat mund te jemi krenare. Ne kemi zoteruar mjedisin perreth, kemi rritur prodhimin e ushqimit, kemi ndertuar qytete, kemi themeluar perandori dhe kemi krijuar rrjete te gjera tregtie. Por, a e kemi ulur sasine e vuajtjes ne bote? Serish, rritje masive te fuqise se njeriut nuk kane permiresuar me domosdo mireqenien e Sapiensit individual dhe zakonisht duke shkaktuar vuajtje te madhe tek kafshet e tjera.
Ne dekadat e fundit ne kemi bere te pakten disa perparime reale per sa i perket kushteve te jeteses se njeriut duke reduktuar urine, murtajen dhe luften. Akoma situata e kafsheve te tjera eshte duke u perkeqesuar me shpejt se asnjehere me pare dhe permiresimi i njeriut eshte shume i vonshem dhe i brishte per te qene te sigurt.
Per me teper, pavaresisht gjerave te jashtezakonshme qe njeriu eshte i afte te beje, ne mbetemi te pasigurt per qellimet tona dhe duket te jemi me te pakenaqur se kurre me pare.
Ne kemi perparuar nga kanoet tek anijet e medha prej druri e tek anijet me avull dhe tek anijet hapesinore Shuttle, por asnje nuk e di se ku po shkojme. Ne jemi me te fuqishem se kurre me pare, por ja kemi shume pak idene se cfare te bejme me gjithe ate fuqi. Akoma me keq, njerezit duken te jene me te papergjegjshem se kurre. Zota te vete-krijuar vetem nga ligjet e fizikes dhe nuk i japim llogari askujt. Ne po demtojme vazhdimimsht kafshet, miqte tane ne ekosistemin perreth duke kerkuar pak me shume se sa rehatine dhe zbavitjen tone, serish pa gjetur asnjehere kenaqesi te plote.
A ka gje me te rrezikshme se sa zotat e pakenaqur dhe te papergjegjshem qe nuk e dine se cfare kerkojne?

Pasthenie tek “Nje histori e shkurter e njerezimit. Sapiensi”, shkruajtur nga Yuval Noah Harari.

***
Perktheu: Genti Mingla / facebook.com/skeptiku.shqiptar/


You May Also Like

Leave a Reply

%d bloggers like this: