Kah po shkon Shkupi i Dardanisë?!



Për deri sa në shpirtin shqiptar vlonë deshira per njohje sa më të mirë e më të thellë të së kalures sonë shumë e shumë të vjetëre cila ka ngjallë interesim në mbarë botën, në Shkupin tonë ndodhin të pa pritura historike dëshpruese , mohuese dhe kombrrënuese.

Pse është mohuar pellazgishtja si gjuha e parë në botë? ka shkrime , ka studime ,ka dezinformime ; ka studjues po ka e dhe manipulues . Ne duhet të kemi kujdes se çka përhapim.

Sa i përket gjuhës pellazge , rrënjes së saj dhe degëzimeve të më vonëshme të saja, pellazgologu dhe historiani Mathieu Aref e ka një porosi : “Mos i merrni seriozisht të gjitha hartat gjenealogjike të liguistikës moderne mbi origjinën e gjuhëve të Evropës. Ideologjia indo-europianiste ka lindur me krijimin e « Linguistikës » në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Gjuhëtarët e parë (Franz Bopp, vëlezërit Grimm, Rasmus Rask, Verner, Meillet, Humboldt, Schlegel, etj.) kanë dashur të kërkojnë një gjuhë të përbashkët origjinale mes disa gjuhë, gjë që do të thotë “gjuhë amtare”. Por duke mos gjetur atë gjuhë kanë krijuar një gjuhë “virtuale” e quajtur “indo-evropiane”.

Edhe në këtë emër të ri ata u gabuan ; nga halli duhi më mirë më përdorur emrin “Euro-Indian” dmth të kundërtën ! Gjithsesi ata kishin në dorë “gjuhën e pellazgëve”, e cila ka vazhduar në gjuhën shqipe : për fat të keq ata okultuan këtë zgjidhje pellazge sepse konsideruan që Pellazgët kishin “zhdukur” pa lënë asnjë gjurmë dhe dekretuan se gjuha shqipe është një gjuhë indo-evropiane mënjanë. Kjo është arsyeja pse gjuhësia moderne mbeti në një qorr sokak, ndërsa ata kishin në dorë gjuhën shqipe, fosile e gjallë e vërtetë të asaj “gjuhës amtare” që ata nuk u munduan për të studiuar seriozisht shqipën : ata e vënë në raftin e dollapit. Unë jam Kundër « indo-evropianizmit » që e kam kritikuar me fakte dhe argumente bindës dhe luftuar gjëjrë e gjatë në librat e mi edhe në tezën time.( nga Mathieu Aref ) “

Pra , duhet të bejmë roje dhe të bejmë kujades për vërtetësinë e mohuar të së kaluares sonë.

Por , populli yne me gjak të tëholluar , posaçërisht ajo pjesë e degjeneruar e Shkupit na sjellin probleme , të cilat janë një vulosje për të keqen tonë. Sekretar shtetërorë në Ministrinë e Kulturës në RM (Државен секретар во Министерство за Култура во РМ) Behixhudin Shehapi pa fije fytyre lajmëron në faqen e tij në facebook , për një hap të shëmtuar historik të Shkupit të veçuar “ turk” :

” Një kompleks që e zbukuroi Çarshinë e Vjetër”

“Dje në Çarshinë e Vjetër në Shkup u përurua kompleksi kulturor i Jigit pashës, një personalitet që jetoi nga fundi i shekullit XIV dhe i cili konsiderohet se më 1391 çliroi Shkupin. Ky kompleks, ku dikur ka egzistuar edhe xhamia dhe medreseja e njohur Meddah, për një kohë të gjatë ishte e lënë pas dore dhe kishte pamjen një rrënoje. Qyteti i Bursës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Komunën e Çairit e shndëroi këtë vend në një kompleks që përmban turbe, bibliotekë, shadërvani dhe mesxhidi. Tanimë, ky lokalitet ka marrë pamjen e një vendi atraktiv, i cili edhe më tepër do ta zbukurojë Çarshinë e Vjetër të Shkupit.”  

Po kush na ishte ky Jigit pasha , që na e paska “çliruar” Shkupin me 1391 ? Ore , ose nuk jemi ne veti , ose jemi kriptoturq ose na rrou e zeza !

Source: Fahri Xharra


Leave a Reply