Kasapëve të Milosheviçit në Akademin e Malit Zi


Akademia e Shkencave, në Malin e Zi,  hodhi në qarkullim një Falor  me të cilin kërkon të paraqese shqiptarët dhe gjuhën shqipe si “njerez që asimilojnë’ dhe ‘gjuhë që asimilon’, biles shkon edhe më tej kur kërkon të paraqes “fise hipotetike sllavësh që janë asimiluar prej shqiptarëve dhe gjuhës së tyre” (?).

Personalisht nga çka më është mësuar (mbase edhe “genjejnë” tekstet që mësohen në Perëndim) asimilimet e popujve (kryesisht në mesjetë) janë bërë në mënyrë institucionale, pra prej një institucioni të rëndësishëm të kohës e cila quhej Kishë!

Në se dokumentat dhe të dhënat e kohës nuk gënjejnë, sikurse në mos gaboj, shqiptarët mesjetar (apo arbërit/albanesi) nuk kanë patur kurrë një Kishë të tyre, pra e ritit Shqiptar/Arberor, në të kundërt me Kishën Sllave-Ortodokse! Përherë në se historia dhe rrjedha e saj nuk gabon, Mali i Zi është një toponim i vonët (nuk ekzistonte përpara shek. XV si “Cerna Gora”) dhe përherë në se dokumentat nuk genjejnë kufijtë e asaj që është njohur si “Albania Veneta” ndaheshin në Kotorr me atë që njihej si Dalmaci (se ku ndodhej Cerna Gora, historianët malazez-sllav të shkojnë të pyesin akademikët e Zagrebit se do ua shpjegojnë shumë më mirë se unë!).

Ne se dokumentat veneciane nuk gënjejnë atëherë do mjaftonin shumë pak prej këtyre dokumentave që të vinin pikat e duhura mbi shkronjën “i ‘’.

Njëri prej këtyre dokumentave venecian na tregon kohën “kur Cernoviçët dhe kisha sllave nisën të kthenin objektet e kultit Latin në ato sllave-ortodokse”. Dokumenti  daton  ne vitin 1455. Ky dokument është i një rëndësie të veçantë, pasi është një raport që i dërgohet Senatit të Venedikut prej një përfaqesuesi të zoterimeve të Venedikut në atë që quhej Zenta. Ky përfaqësues që quhej Jovan apo Gjon Bollani, i dergon këtë raport Venedikut pikërisht prej Shen Nikollës së Vraninës (në Malin i Zi të sotëm) duke paraqitur mendimin si dhe vendimin e zotëruesve të asaj që quhej Zenta ku si sundimtar ishte Stefan Cernoviçi. Sipas këtij raporti shkruhet që nuk donin prifterinjë dhe peshkop apo kryepeshkop Latin, por të ishin të kishës sllave. Në këmbim do vazhdoheshin të paguheshin taksat Venedikut si në kohën e Balshajve. Interesant është fakti që në vendbanimet në fund të dokumentit shfaqen disa qendra të banuara deri më sot më shqiptar si p.sh Hoti, Shkreli, Gruda, Kuqi (apo Kuçi), Piperi, Bushati,Fishta, etj. ku kisha sllave asnjëherë nuk arriti të depërtoje edhe pse mund të ketë tentuar të bëj diçka të tillë. Gjithmonë sipas dokumentit është bërë një marrëveshje apo është nënshkruar ky vendim prej këtyre qëndrave kishtare. Një gjë e tillë nuk mund të jetë pranuar aspak prej popullsisë, të paktën jo më deshirën e tyre, pasi siç shkruam më lart qendrat si Hoti, Gruda, Bushati, Fishta etj. ruajtën besimin e tyre Latin. Kjo ka qënë vetëm një vendimarrje prej Cernoviçit dhe kishës sllave, ku Venedikut në këtë rast i interesonin vetëm taksat dhe deri diku mund të këtë pranuar që disa qendra të ishin nën influencën e kishës sllave. Pra siç shohim kemi të bëjmë me fillimet e shëndërrimeve të objekteve të kultit, prej atij Latin në atë ortodoks -sllav, sikurse lindjen e shismatizmit, pasi këto zona banoheshin prej së njejtës popullsi dhe pikërisht me rritjen e influencës së kishës serbe nis edhe ndarja.

Tani, cilët ishin skizmatiket dhe cila ishte ajo që njihet si doktrina e Focios, lë të kërkojnë historianët dhe gjuhëtarët sllavo-malazez tua shpjegoj ndonjë historian i rëndësishëm bashkëkohor. Cilët ishin Uskokët që përqafuan këtë doktrine, edhe në këtë pikë lë tua shpjegoj ndonjë historian, por, historia nuk gabon, pikërisht sepse në se malazezët kanë prejardhje sllave, siç kërkojnë të paraqiten, atëherë janë të ardhur dhe në histori kjo pranohet prej të gjithëve. Në se janë popullsi Uskoke, është çështje më vete, pasi Uskoket u sllavizuan më tepër se sa shqiptarizuan!

Dokumenti në fjalë botohet në: “Monumenta spectantia historiam Slavorum meridionalium (1868)” Vell. X ,faqe 68)

Source: http://gazetainfopress.com/


Leave a Reply