Loading...

Katër vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së



Me rastin e 20 janarit  2013-katërvjetori i heqjes së lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë

 

Katër vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së

 

Shkruan: Refik HASANI

Në  këtë datë ia vlen të ndezën qirinj dhe të vizitohet nga liderë institucional të Prishtinës dhe Tiranës zyrtare. Ndezja e qirinjve duhet të jap dhe të shpërndaj një mesazh të fuqishëm në të gjitha anët se aty ku ishte vendosur lapidari do të duhej të kthehet. Kurdo qoftë por ai Lapidar duhet të kthehet sepse e ka vendin aty, dhe se vendi ku ai duhet të qëndroj është tokë shqiptare e mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë. Simbolika është në këtë datë të heqjes së dhunshme të Lapidarit të ndezen qirinjë në të gjitha hapsirat tona etnike Shqiptare. Qirinjë të ndezën edhe nga njerëz që do të shkojn në Preshevë në mënyra të organizuar ku do të vendosin lule të freskta dhe të ndezin qirinjë para objektit të Komunës së Preshevës. Respektimi me një minutë heshtje duke qëndruar gatitu para këtij vendi në vendin ku ishte vendosur lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-ës është obligi moral,institucional,Kombëtarë dhe Kushtetues. Në këtë ditë kjo hapsirë para objektit të Komunës së Preshevë do të duhej vizituar edhe nga krerët më të lartë nga Prishtina dhe Tirana zyrtare. Ky vend i shenjët dhe i bekuar tani ka mbetur që të vizitohet edhe nga gazetarë e punëtorë shkencor e hulumtues të instituteve por edhe anëtarë të Akademisë së Shkencave. Simbolika e 20 Janarit,është tepër e madhe në katër vjetorin e heqjes së Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-ës është shumë dimenzionale dhe ky gjest e veprim i strukturave më të lartë do prodhonte efekte pozitive, do të krijonte një motivim shtesë, një mbështetje morale për struktura institucionale e veçmas do të ishte një mbështetje për popullatën e ksaj Krahine. Fryma Shqiptare nuk mbrohet vetëm në Tiranë, Shkup e Prishtinë e gjetiu por edhe në çdo cepë të Komunës së Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës dhe hapasira tjera etnike Shqiptare. Vizita, si veprim do të kontribonte që sa më shumë opinioni i gjërë Shqiptarë dhe ai ndërkombëtar të njoftohet, alarmohet dhe sensibilizohet nga pësimet e diskriminimit që janë duke u bërë ksaj Krahine.

***

Prishtina e Tirana  zyrtare vazhdojn heshtjen që tash e katër  vjetë, asgjë nuk kan ndërrmarë as në kuptimin deklarativë apo nonjë kushtëzim që ky Lapidarë të kthehet aty ku e ka vendin.Dëshmorët tanë meritojnë respekt dhe homazhe për të treguar se ata janë gjithmonë në mendjet, ndjenjat dhe në gjitha zemrat tona Shqiptare që u sakrifikuan për ditë të mira për popullatën e ksaj Krahine.

 


You May Also Like

Leave a Reply

%d bloggers like this: