Kenga vajtuese mortore,apo kenga me ligje, ne rrjedhen e koherave.


prmbledhje_nga_ilirida-online.com (3)-65

Alice-Mary Talbot eshte nje studiuese e cila eshte marr me figuren femerore gjate periudhes e cila njihet si periudha Bizantine.
Ne studimin e saj me titull ” Gruaja Bizantine”, studim i cili gjendet ne vepren me titull “Njeriu bizantin”( Roma-Bari : Laterza, 1992. – XXII, 428 f.) nder te tjera studiuesja na sjell nje fakt me te vertet interesant persa i perket kesaj periudhe.

Citojme si me poshte:

“..roli i tyre (grave, shenimi im) ishte i rendesishem kur nje pjesetar i familjes vdiste. Ndihmonin te pregatisnin trupin per ritin e varrimit, e lanin, e lyenin me vajra me arome te kendshme dhe ereza, e vishnin. Me mbas, ne prag te funeralit, ishin grate ne krye te vajtimeve; tregonin dhimbjen e tyre duke vajtuar, duke shkulur floket prej kokes, duke cjerre faqet me thonje, duke rrahur gjoksin, duke shqyer veshjet. Nuk ishin vetem pjesetaret e familjes te te vdekurit por ishin edhe vajtueset profesioniste me pagese qe kendonin kenget funerale…”

—-
Personalisht nuk di ku eshte mbeshtetur studiuesja A.-M. Talbot kur pershkruan kete rit funeral (vdekje), rit te cilin e lidh drejt per drejt me periudhen bizantine.
I vetmi popull qe sot ruan kete forme apo kete ritual i cili lidhet me percjelljen e te vdekurit, pra ritual
para varrosjes, eshte vetem populli shqiptar. Pra, mendoj se autorja duhet te kete lexuar studiues te tjere
qe jane marr me kete fenomen-ritual tipik shqiptar.
Kenget me ligje (LIGJE f. Fjalët a vargjet që gratë i numëronin një të vdekuri kur e vajtonin. E qanin me ligje.), tashme jane me se te njohura sikurse shume studiues shqiptar dhe te huaj kane shkruar per to.
Por sot nuk do permendim studiues apo historian bashkekohor (apo modern) te cilet kane shkruar per kete lloj rituali tipik shqiptar, i cili edhe gjate periudhes Bizantine ishte tipik per kohen sipas studiueses
Talbot.
—-
Udhetari turk Eviliya Celebi, i cili vizitoi jugun e Shqiperise ne vitin 1670, sjell si me poshte lidhur Gjirokastres:
“…çdo te Diel , gjithe te afermit e personit te vdekur mblidhen ne nje ndertese te improvizuar, duke paguar vajtuese profesioniste qe qajne dhe ulerijne dhe ankohen me force, duke nxjerr nje ulerime te madhe dhe
te qari…
…Une kam dyshim se Gjirokastra eshte “qyteti i te qarave me ligje”. Eshte me te vertet nje çudi e madhe se si vajtueset profesioniste arrijne te kontrollojne ankesat ne te qare si dhe ofshamat me kaq shume ndjenje-deri aty sa shume me teper se per te afermit e tyre-per dike qe ka vdekur me teper se njeqind vjet me pare dhe qe ato nuk kane asnje lidhje familjare. (Seyahatname VIII,355a)-Teksti u shkeput prej vepres se albanologut te shquar Z. Robert Elsie, pikerisht prej vepres me titull “A Dictionary of Albanian Religion, Mythology and Folk Culture”, f.96, viti botimit 2001.

—-

Siç shohim ky fenomen i cili sipas studiueses Talbot praktikohej gjate Bizantit, ne shekullin e 17-e si fenomen apo ritual eshte i pranishem nder shqiptar (Celebi na sjell kete deshmi), por ky ritual permendet edhe ne shekullin e 15-e dhe mjafton te permendim vepren e Barletit “Historia de vita et gestit Scanderbegi, Epirotarum principis…”,(Roma, 1508-1510) kur Leke Dukagjini vajton me ligje vdekjen e Skenderbeut. Nje pune te rendesishme ne kete aspekt vlen te permendim edhe veprat e Miss. Edith Durham, e cila i permend keto rite.

Shqiperia dhe shqiptaret me traditat, ritet, mitologjine dhe besimet e tyre, ngelen ende sot nje vend dhe popull i cili ne se do studiohej ne menyre shkencore-profesionale, shume enigma te se shkuares do gjenin pergjigjet e duhura dhe racionale.


Leave a Reply