Kleopatra, një mbretëreshë e Madhe me origjin ILire


prmbledhje_nga_ilirida-online.com (3)-64

Dinastia e Ptolemejve ishte me origjinë ilire, sepse Ptolemeu, themeluesi i saj ishte ilir.. Ai ishte njëri nga shtatë rojet personale të Aleksandrit të Maqedonisë. Dhe kur Aleksandri madh vdiq mbretëria e Egjiptit i mbeti Ptolemeut.. Të dhënat për origjinën e Ptolemeut na i jep Ariani, i cili ishtemaqedonas. Ariani thotë se “Nga Eordaia ishte Ptolemeu i biri i Lagut”

po aty ai e përsërit dhe njëherë këtë fakt ku thotë se “Ptolemeu i biri i Lagut ishte nga Eordaia”

Eordaia është quajtur në antikitet lumi Devoll ashtu dhe krahina ku kalonte ky lumë, pra Ptolemeu ishte nga Devolli i Korçës. Ka disa autorë që thonë se ishte biri i paligjshëm i Filipit II i cili e kishte pasur të dashur gruan e Lagut. Pra, vëlla nga babai i Aleksandrit, por kjo nuk dihet me siguri. Por edhe sikur të ketë qenë i Filipit, përsëri është me gjak ilir. Po të llogaritësh se dhe maqedonasit e lashtë ishin një fis me ilirët dhe epirotët, pra (pellazgë), kjo e bën atë edhe sikur të jetë i birii Filipit 100% ilir. Megjithatë ai është njohur si (Ptoleme Lagu), pra i biri i Lagut nga Iliria.

Ptolemejtë e kanë pasur në monedhat e tyre simbolin Dodonas të rrufesë, simbolin panalban të shqiponjës. Ptolemeu mori Egjiptin në ndarjen e perandorisë, dhe kështu u bë themeluesi i dinastisë së Ptolemejve, që zgjati 292 vjet nga viti 323 p.k. deri në vitin 31 p.k. kur Kleopatra u mund nga romakët. Pra, këtë dinasti e themeloi Ptolemeu një gjeneral ilir dhe mori fund me gruan më të madhe të antikitetit dhe një nga gratë më të mëdha të njerëzimit (Kleopatra).

Jeta e Kleopatrës
Dinastia e ptolemejve, dhe pse qeverisi për një kohë të gjatë, e ruajti prejardhjen e saj,sepse martesat janë bërë brenda të njëjtës familje dinastike, për të mos ikur pushteti. Ajo ishte vajza e Ptolemeut XII dhe Kleopatrës V. Kleopatra lindi 68 p.k. në familjen mbretërore të ptolemejve dhe vdiq në 31 pk. Gjithsej ishin 6 fëmijë katër motra dhe dy vëllezër, kështu që për të marrë fronin pati një rivalitet të madh. Dy motrat e saj të mëdha arritën të merrnin pushtetin, duke organizuar një revoltë kundër të atit, por ky i fundit, me ndihmën e ushtrisë romake, arriti t’i thyejë dhe të ekzekutojë të bijën rebele, e cila më parëkishte vrarë motrën e saj për të mbajtur për vete gjithë pushtetin. Mbreti Ptoleme, i ati,duke parë aftësitë e Kleopatrës, me testament ia la fronin asaj dhe djalit të madh, madje e ngriti në rrang mbretëreshe sa qe vetë gjallë.

Vlerat e Kleopatrës dhe gruas Ilire

Vlera dhe madhështia e kësaj gruaje qëndron në atë se ajo arriti që të rimarrë fronin në Egjipt, duke mundur kundërshtarët e saj politikë me ndihmën e burrit më të fuqishëm të kohës. Ngriti një dinasti të fortë mbretërore, e cila do i bënte rivalitet edhe Romës. Luftoime perandorinë e vetme të kohës, sepse donte të vendoste pushtetin e saj në të, gjë që edhe mund ta kishte arritur nëse Mark Antoni do të kishte pasur burrërinë e saj.Në arritjet e saj si femër, ajo bëri që të dashurohej pas saj Cezarin, burrin më të fortë politikisht, dhe ushtarakisht të botës së atëhershme, dhe t’i japë atij të vetmin trashëgimtar. Arriti të ndajë nga burri motrën e sunduesit të Romës dhe të martohej vetë me burrin e saj Mark Antonin.

Të dy këta burra të fuqishëm i bëri të çmendeshin pas saj, dhe forcën e tyre e vuri në shërbim të interesave të shtetit, gjë që s’është pak për një grua.
Kleopatra njihet si gruaja më moderne e antikitetit, dhe nga gratë më moderne të historisë.Si shpjegohet ky modernizëm i saj, kur dihet se gruaja greke nuk nxirrte kokën nga dera eshtëpisë dhe është trajtuar si skllave? Që këtu del qartë kultura e saj, e cila s’kishte asgjë të përbashkët me atë greke dhe romake, sepse nuk ka asnjë rast në historinë antike të Greqisë që të ketë drejtuar shtetin një femër. Drejtimi i shtetit nga gratë në Evropën antike ka qenë tek fiset iliro-pellazge, kështu mbretëresha ilire, Teuta qeverisi Ilirinë dhe bëri luftë me Romën, Kleopatra me origjinë ilire qeverisi Egjiptin dhe luftoi Romën gjithashtu.Autorët antikë grekë thonë se gruaja Ilire mund të drejtonte shtetin nëse froni i mbetej asaj dhe i bindeshin të gjithë shtetasit, por a do pranonte greku patriarkal ta udhëhiqte një femër, natyrisht që kurrë, se kishin tradita të ndryshme nga bota iliro-pellazge që s’bëntedallim burrë-grua për çështjet politike. Pra, si në drejtimin e shtetit nga burrat, dhe ngagratë dhe emancipimi i gruas, tregon qartë një diferencë kulturore të ndjeshme midis ILirëve vendas dhe botës greke, që hedh poshtë edhe njëherë ca përralla që shkruajnë disa historianë të rinj.

Source: https://www.facebook.com/pages/Legjenda-e-Shqiponjave/

 


Leave a Reply