Hyzri_Salihu_shqipria_enike

Koha e Shqiperisë etnike po vjen


08 tetor 2016, Prof. Hyzri Salihu për ilirida-online.com

Liria ka kuptim gjënë më të rendësishme, me mundësinë për të filluar diqka e re. Veprimi në Liri është mundësia më e larte e Njeriut, prandaj duhet te veprohet .liria është terreni në të cilin njeriu vepron, prandaj Kombi Shqiptar duhet të veprojë për ta bërë Lirin dhe Shqiprin Etnike.

Njeriu e ka arsyen që i kontrollonë emocionet dhe vullnetin për veprim, kur njeriu nuk ka vullnet për veprim, emocionet ja kanë trubulluar arsyen prandaj Arsyeja duhet ta udhëheq njeriun drejtë Lirisë sepse ; nëse të përfshinë emocionet atëherë, je i robruar nëse nuk funksionon Arsyeja atëherë , nuk ke guxim për veprim, Njeriu gjithmonë është në proces të bërjes së vetëvetes. Bota shqiptare ka shumë mendje që kalojnë kufirin e përdorur në gjuhën e zakonshme politike , ku për pasojë e besimit në to , shpeshherë kuptohet sikurse misioni për të lëvizur kah forca nuk është në kursin e duhur që e bënë botën shqiptare më të zonja , të lirë e demokratike . Përvoja politike e ardhur jo nga njohja , por e krijuar në momentumin e situatave konspirative e mjegullon gjithë realitetin e shprehur në gjuhën e garës politike , jo nga nevoja se sa nga domosdoshmëria e të qenit në skenë .- Kjo ngjallë impaktin se , sa më i shpejtë të jetë lajmi aq më i shpejtë do të jetë edhe vendimi apo reagimi i tij , sikurse ne po komentojmë vetvetën sepse e vërteta që zbardhë të tashmën dhe lë hapsirë për të ardhmën është kufiri ,ku njerëzve të politikës së rastit mund të i’u kushtojë me karrierë . Në të gjithë përpjekjen e veprimit për të mirën e përgjithshme, ku kemi përcjellur shumë modele peripeci e eksperimente gjate dy dekadave të fundit , akoma pa i përfunduar ne e kemi prekur Demokracinë në palcë, sepse ose kemi dështuar sepse nuk i kemi kuptuar apo ishin, jo në dobi positive për vetë identitetin tonë si qenie politike kombëtare. Ditëve të fundit edhe problemi i ngritur për çështjen e pazgjidhur të çështjes Çame nga Parlamenti Evropian, domosdo ngritë besimin në kujtesën e vetëdijen e popullit dhe luftën për Liri që ka përjetuar gjatë histories, e drejta në rrugën e shqiptarëve. Edhe pse çdo ditë, çdo stinë, çdo vit kjo e drejtë kërkohet nga penda shqiptarë në Mërgatë, deri në zgjidhjen e drejtë të saj. Kujtesën nuk duhet të lejojmë që dikush të tentojë të na e fshië, ne duhet të kujtojmë se nga vijmë, si kemi kaluar ndër shekuj të robruar se si kemi bërë përpjekje për të mbijetuar në këto troje. Kombi Shqiptar sot është i respektuar në Botën e shekullit 21 nga qytetrimi perendimor, kërkojmë edhe Lindja të ketë konsideratë për Kombin më human në botë, e që është Kombi Shqiptar. Ne duhet të bëjmë përpjekje që të kemi një Imazh të qartë para botës të veprojmë si një Komb Paqesor – Human si fanar i të Drejtave te Njeriut. prof Hyzri Salihu Ferizaj 05 10 2016


Leave a Reply