Loading...

KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE!


shperngulja-500x320

KONVENTA
Mbi rregullat e emigrimit të popullatës nga regjioni i Serbisë së Jugut në Jugosllavi

( Fjala është për shpërnguljen e popullsisë shqiptare të konfesionit mysliman)

Qeveria e Republikës së Turqisë dhe Qeveria e Madhërisë së Mbretit të Jugosllavisë konstatojnë: -Emigrimin (shpërnguljen) e myslimanëve nga regjioni i Sërbisë së Jugut, dhe

-Njëherit vlerësojnë se kjo popullatë nga ana tjetër, në përgjithësi, i ka humbur të drejtat e regjimit të lirë në Jugosllavi, dhe së bashku janë përcaktuar ta braktisin territorin e Mbretërisë, me dëshirën e tyre legjitime, në mënyrë që t’u bashkohen etnikëve të tyre natyral në Turqi.

Ata shfaqën dëshirën që të nënshkruajnë Konventën sipas së cilës caktohen mënyrat e shpërnguljes si dhe preimpotencat e tyre përkatëse të:

Madhërisë së tij, Mbretit të Jugosllavisë;

M.

Ekselenca e tij, Zoti Kryetar i Republikës së Turqisë.

M.

Ato do të komunikojnë dhe do t’i përmbushin dëshirat e tyre, sipas mënyrave të caktuara me dispozitat vijuese:

Neni 1.

Me këtë konventë identifikohen shtetasit jugosllavë me fé, kulturë dhe kombësi myslimane dhe që flasin gjuhën turqishte.

Ndërsa, me këtë Konventë nuk identifikohen, personat për të cilët hyrja në Turqi është ndaluar sipas ligjeve dhe rregullave të Turqisë, të cilat janë në fuqi, edhe atë: popullata nomade dhe ajo jevge.

Neni 2.
Regjionet, të cilat i nënshtrohen emigrimit sipas kësaj Konvente, janë si vijon: 1. Rajoni i Banovinës së Vardarit:

Rajoni i MalitSharr (Prizreni); Gora (Dragashi); Podgora (Suha-Reka); Nerodimja (Ferizaj); Donji Pollog-Pollogu i Ulët (Tetova); Gornji Pollog-Polloga i Sipërm (Gostivari); Galica (Rostusha); Dibra (Dibër); Struga (Strugë); Graçanica (Prishtinë); Kaçaniku (Kaçanik); Gjilani (Gjilan); Presheva (Preshevë); Prespa (Resnja); Poreçi (Juzhni Brod-Makedonski Brod); Prilepi (Prilep); Bitoli (Manastiri); Kavadarci (Kavadari); Marihovo (Manastiri-Marihovë); Negotin Na Vardaru (Negotini i Vardarit); Skopje (Shkupi), Kumanova (Kumanovë); Velesi (Velesi); Ovçe Pole (Ovçe Pole); Radovishte (Radovishte); Strumica (Strumicë); Dojrani (Valandova); Gjevgjelija (Gjevgjelija); Kriva Pallanka (Kriva Pallanka); Kratovo (Kratova); Carevo Sello (Carevo Sello); Malesi (Berovo).

2. Rajoni i Banovinës së Zetës, përfshin:

Pejën (Pejë); Istokun (Istog); Mitrovicën e Kosovës (Mitrovicë e Kosovës); Gjakovën (Gjakovë); Podrimjen (Rahovec).

3. Rajoni i Banovinës së Moravës përfshin;

Llapin (Podujevë); Vuçiternën (Vuçitërnë); Drenicën (Sërbicë).

Qeveria jugosllave do të caktonte se nga cili regjion do të fillonte emigrimi (shpërngulja).

Neni 3.

Numri i familjeve, për të cilat Qeveria turke merr obligimin që t’i pranojë nga regjionet e përmendura në Nenin 2, sipas kushteve të kësaj Konvente, përbëhet prej

40.000 familjesh.

Këtu përfshihen familjet e përbashkëta dhe anëtarët e tyre (personat) dhe fëmijët e një gjaku, të cilët në momentin e nënshkrimit të kësaj Konvente, jetojnë në një bashkësi familjare të pandarë dhe nën një kulm të përbashkët.

Neni 4.

Riatdhesimi i këtyre 40.000 familjeve do të realizohet për gjashtë (6) vjet, sipas këtyre proporcioneve:

1. Në vitin 1939 4.000 familje 2. Në vitin 1940 6.000 familje 3. Në vitin 1941 7.000 familje

4. Në vitin 1942 7.000 familje 5. Në vitin 1943 8.000 familje 6. Në vitin 1944 8.000 familje

Nëse ky numër i familjeve nuk mund të realizohet sipas viteve të parapara për shkak të pengesave-vështirësive eventuale, dy palët kontraktuese, do të bëjnë marrëveshje sipas dispozitave përkatëse ligjore mbi numrin e të emigruarve (të shpërngulurve), të cilët do të evakuohen nga njëra anë, dhe do të pranohen nga pala tjetër, tre muaj para fillimit të emigrimit. Por, kuptohet se këto ndryshime eventuale të numrit të të emigruarve (të shpërngulurve) në vit, nuk mund të zgjatet më tepër se një vit gjatë gjashtë (6) viteve të caktuara -të fiksuara për emigrim (për shpërngulje).

Koha e emigrimit (shpëmguljes) për çdo vit do të zgjasë (do të fillojë) prej muajit maj deri më 15 tetor, pos kontingjentit të vitit të parë, i cili do të fillojë në fillim të muajit korrik të vitit 1939.

prmbledhje_nga_ilirida-online.com (3)-59

Kosovarë të dëbuar (»muhaxhirë«) nga trojet e tyre prej pushtuesve serbë me 1912.

Neni 5.

Kjo Konventë do të zbatohet vetëm për emigrimin (shpërnguljen) e popullsisë, siç u përmend më sipër.

Myslimanët (turqit e shqiptarët) të cilët jetojnë në qytete, në regjionet e lartpërmendura, anëtarët dhe begatitë e tyre nuk përfshihen në stimulim (në marrëveshjen e caktuar me kontratë) sipas kësaj Konvente.

Nëse dëshirojnë të emigrojnë në Turqi, ata do të munden të emigrojnë (të shpërngulen) si të lirë, në pajtim (konform) me Ligjin mbi emigrimin e tyre në Turqi.

Me këtë rast, ata lirisht mund t’i likuidojnë begatitë (mallrat) e veta në fshat dhe në qytet. Qeveria jugosllave, sa i përket transferimit (shpërnguljes) në Turqi, cakton sasinë dhe shumën e likuidimit të mallrave të tyre (të pasurisë së tyre), ndërsa sa i përket vizës për hyrjen e tyre definitive në Turqi, Qeveria Turke do t’i ofrojë të gjitha lehtësimet e nevojshme.

Neni 6.

Në bazë të kësaj Konvente, e gjithë pasuria e patundshme në fshat, e cila u takon të shpërngulurve, do të mbetet pronë e Qeverisë jugosllave, në çastin kur Qeveria jugosllave do t’ua pareqcsë përfaqësuesve të Turqisë në Jugosllavdistën vjetore të të shpërngulurve.

Sa i përket pasurisë së patundshme në qytet, ajo do t’u mbetet në disponim të lirë pronarëve të tyre.

Kuptohet, se Qeveria jugosllave nuk merr obligim për pasurinë e patundshme në fshat, në çastin kur njerëzit që do të shpërnguleshin (tanimë të caktuar në listë) e kanë braktisur vendbanimin e tyre nga vendzbarkimi i caktuar. Deri në marrjen e pasurisë nga Qeveria jugosllave, shfrytëzimi i asaj pasurie, siç është e garantuar me këtë Konventë, do të bëbet nga pronarët e saj.

Pronësimin e kësaj pasurie, Qeveria jugosllave do ta realizojë lirisht në pajtim me dispozitat e Ligjit mbi kolonizimin e regjioneve të Serbisë së Jugut, i cili është në fuqi.

prmbledhje_nga_ilirida-online.com (3)-60

Fshati Aliaj i Kastratit i djegur nga ushtria jugosllaue më 1920.

Neni 7.

Qeveria jugosllave duhet t’i paguajë Qeverisë turke shumën prej 500 lirash turke për një familje, ndërsa shuma e tërësishme do të jetë 20.000.000 lira turke për

40.000 familje, në bazë të së cilës shumë, këto familje do të merren në konsiderim.

Përkundër kësaj pagese globale, të gjitha pasuritë e patundshme fshatare që u përkasin të shpërngulurve, në pajtim me Nenin 6, mbeten pronë e Qeverisë Jugosllave.

Sa i përkat pasurisë së tundshme dhe të patundshme fshatare, e cila i takon kombësisë myslimane ose Evkafit (Vakafit), kuptohet se kjo Konventë nuk i dëmton dispozitat e Ligjit ekistues, i cili i regullon ato.

Neni 8.

Qeveria jugosllave më 1. prill dhe më 1. tetor të çdo viti do të kryejë

(bëjë) pagesën periodike (semestrale), e cila do të jetë në proporcion me familjet që shpërngulen, të cilat do të evakuohen gjatë vitit, e që mund të zvogëlohet ose të rritet në proporcion me numrin e tyre. Pagesa, shuma e së cilës është caktuar me nenin e mëparshëm (Neni 7) do të bëhet në 12 kiste e ndarë për gjashtë (6) vjet.

Neni 9.

Qeveria jugosllave, secilën pagesë do ta bëjë në këtë mënyrë:

30% në deviza, të cilat duhet t’ia lejojë në dispozicion Qeverisë së Republikës së Turqisë përmes Bankës Popullore të Jugosllavisë;

70% në dinarë, duke i deponuar në Bankën Popullore të Jugosllavisë, në dobi të xhirollogarisë -në favor të QevErisë së Republikës së Turqisë.

Banka Popullore e Jugosllavisë, për secilën pagesë do ta njoftojë menjëherë Legatën e Turqisë në Beograd, se depozita është bërë në xhirollogarinë e tyre.

prmbledhje_nga_ilirida-online.com (3)-61

Fshati Koplik i djegur nga ushtria jugosllave më 1920.

Neni 10.

Përshndërrimin e dinarëve në lira turke, Banka Popullore e Jugosllavisë dhe Banka Qendrore e Republikës së Turqisë do të realizojnë, në marrëveshje të përbashkët, sipas kursit të ndërrimit në lira turke, i cili vlen ditën e ndërrimit, përkatësisht në ditën e secilës pagesë.

Neni 11.

Shumat (fondet) e deponuara në Bankën Popullore të Jugosllavisë do të shfrytëzohen nga ana e Qeverisë së Republikës së Turqisë, qoftë në të gjitha format ose pagesat dhe shpenzimet, të cilat do të bëhen në Jugosllavi, qoftë përblerje në tregun jugosllav, përveç mallrave, eksportimi i të cilave është i ndaluar dhe i kushtëzuar me pagesat e tyre në deviza (siç janë): bakri, leshi, prodhimet nga lëkura, prodhimet nga druri i arrës, frutet e vajrave, ullinjtë, gruri dhe misri.

Blerja e të gjitha këtyre mallrave do të realizohet, duke ia destinuar ato Turqisë.
Këto mallra do të lirohen nga çdo tatim, taksë ose nga çdo ngarkim tjetër i eksportimit.
Kuptohet se, për eksportim nuk do të zbatohen dispozitat e parashikuara në bazë të marrëveshjeve komerciale (tregtare) të lidhura ose që do të lidhen, por ajo do të bëhet në pajtim me dispozitat e kësaj Konvente.

Neni 12.

Pcrsonat që do të evakuohen gjatë periudhës së shpërnguljes, të cilët do të shpërngulen sipas listës vjetore, duhet të japin (paraqesin) deklaratë me shkrim para autoriteteve jugosllave në bazë të nenit 53 të Ligjit mbi shtetasit jugosllavë që është në fuqi, se heqin dorë nga shtetësia Jugosllave me dëshirë. Këta persona do t’i kenë cilësitë dhe do t’i gëzojnë të drejtat e të shpërngulurve sipas ligjeve turke, që nga momenti kur përfaqësusit e Turqisë, të cilët do të emërohen për këtë çështje, do t’i nënshkruajnë listat vjetore të emigrimit në Turqi.

Neni 13.

Të shpërngulurit, në përgjithësi, do të jenë të lirë t’i likuidojnë ose t’i bartin me vete të gjitha mallrat (e pasurinë) e veta të tundshme të të gjitha llojeve, me të cilat posedojnë (si pronë personale), pastaj shtazët e shpezët nga fermat e tyre, instrumentet, makinat etj. të cilat përdoren në punë bujqësore ose industriale ose për ushtrimin e zejeve e profesioneve të tjera.

Megjithatë, për transportin e mallrave dhe të pasurisë së tyre të tundshme, veglave bujqësore, pastaj nga 4 kafshë të trasha dhe nga 10 kafshë të vogla, duke mos i llogaritur të vegjëlit e tyre, vjetat etj.; Qeveria Jugosllave merr përsipër që ato t’i transportojë gratis deri në limanin e zbarkimit të tyre në Selanik.

Për transportin e mallrave, të shpërngulurit gëzojnë zvogëlimin e taksave sipas tarifës në fuqi. Megjithatë, nuk gëzojnë zvogëlimin e taksave për kafshë, si p.sh. gjashtë kafshë të trasha dhe 20 kafshë të imëta (të vogla) duke mos i llogaritur të vegjëlit e tyre, për secilën familje që shpërngulet.

Eksportimi i kafshëve bëhet sipas dispozitave të Konventës ekzistuese veterinare dhe në bazë të çertifikatës së veterinarit, të cilat do të sigurohen gratis për ata që shpërngulen.

Ata që shpërngulen janë të autorizuar, që në mënyrë të barabartë të importojnë: ekskluzivisht stolitë e tyre personale, pikërisht qaforet ose pjesët e tyre, gjerdanët nga ari, argjenti, të cilat i mbajnë në qafë femrat, si dhe secili nga ata nuk mund të importojnë më shumë se një sosh.

Përkundër kësaj, secili kujdestar i familjes është i autorizuar që lirisht të importojë, në të dalë nga Jugosllavia, shumën prej 2.000 dinarësh, si dhe shumën prej 4.000 dinarësh të shndërruar në kundërvlerë në deviza. brendshëm, pas likuidimit të pasurisë së tyre të tundshme dhe të patundshme në qytet e në fshat, mallrat, eksportimi i të cilave nuk është i kushtëzuar në deviza ose i ndaluar në Jugosllavi si dhe importimi i të cilave nuk është i ndaluar në Turqi.

Të gjitha këto mallra do t’i nënshtrohen taksave dhe ngarkesave të tjera të eksportimit dhe të importimit.

Neni 15.

Banka Popullore e Jugosllavisë do të hapë xhiro-llogarinë speciale në emër të Qeverisë së Republikës së Turqisë në Bankën Qendrore të Republikës së Turqisë, në të cilën secili i shpërngulur do të ketë mundësinë të deponojë të gjitha shumat që i takojnë dhe me të cilat disponon, në pikëpamje të garantimit të transferimit përmes blerjes së mallrave në Jugosllavi, Banka Popullore e Jugosllavisë do ta njoftojë Legatën e Turqisë në Beograd për secilën pagesë të bërë në efektiv, me udhëzim të detalizuar të deponuesit.

Këto shuma, kështu të transferuara në Turqi, përmes mallrave të blera në JugoslIavi, do t’u kthehen të interesuarve nga ana e Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë.

Neni 16.

Fondet, mallrat, vlerat, mobiljet dhe të gjitha objektet e tjera, të cilat u përkasin të miturve dhe anëtarëve të tjerë të familjes, të cilëve ua ka besuar kujdestari i familjes dhe të besuara nga organet kompetente jugosllave, do t’i paguhen ose do t’i lejohen Qeverisë së Republikës së Turqisë, që në të ardhmen do t’i sigurojë administrata dhe mbrojtja e tyre, deri sa të rriten ata, ndërsa shpagimi i tyre do t’i bëhet kryetarit të familjes, i cili e gëzon këtë të drejtë në pajtim me ligjet e Turqisë.

Neni 17.

Të gjithë të rinjtë myslimanë, familjet e të cilëve janë regjistruar në listat vjetore të shpërnguljes, e të cilët ende gjenden në rradhët e armatës jugosllave, menjëherë do të lirohen nga shërbimi ushtarak i mëtejmë, dhe në të njejtën kohë do të shpërngulen së bashku me familjet e tyre.

Nën të njejtat kushte, nuk do të përfshihen, të rinjtë myslimanë turq që jetojnë në regjionet, popullsia e të cilave është caktuar të emigrohet gjatë vitit vijues.

Neni 18.

Nga ana e Qeverisë jugosllave do të emërohet një Komision special, i cili do të angazhohet për hartimin e listës vjetore për të shpërngulurit, duke e detalizuar me të gjitha shënimet e nevojshme mbi kushtet, profesionin dhe zejet e emigrantëve.

Listat duhet t’u prezentohen përfaqësuesve të Qeverisë turke, dhe njëherit duhet të zbatohen nga ana e tyre, ato do të shërbejnë si bazë për lejimin e dhënies së pasaportit turk, si dhe për llogaritjen e numrit të familjeve të të shpërngulurve.

Ky Komision jugosllav do të mbajë bashkëpunim të përhershëm me të deleguarit turq, dhe në kërkesë të tyre, duhet t’u ofrojë atyre të gjitha informatat për të cilat ata kanë nevojë.

Neni 19.

Nisja dhe ngarkimi i të shpërngulurve do të bëhet në bazë të pasaportave turke kolektive, të cilat do t’u lejohen atyre nga autoritetet konsullare të Qeverisë së Republikës së Turqisë në Jugosllavi. Pasaportat kolektive turke si dhe të gjitha dokumentet e tjera të nevojshme, të cilat vlejnë si dëshmi, përgatitja e listave vjetore dhe e vizave përkatëse në pasaporta për të dalë nga Jugosllavia, absolutisht do të bëhen gratis.

Neni 20.

Në zonën e lirë të Jugosllavisë, në Selanik, do të konstituohet një komision mikst turko-jugosllav i përbërë nga nënpunësit, të emëruar nga të dy qeveritë, i cili do të angazhohet, në marrëveshje të përbashkët, për të ndëmarrë të gjitha masat e domosdoshme, sipas rrethanave dhe kushteve të ngarkimit dhe të zbarkimit të të shpërngulurve.

Neni 21.

Kjo Konventë hyn në fuqi ditën e ratifikimit të saj nga ana e të dy qeverive. Njëherit, nënshkruesit, këtë Konventë do ta vërtetojnë me vulat përkatëse. E hartuar në gjuhën frënge në vitin 1938.
MR. – V.M H.S. – Dr. C.A.

1 Dotation Carnegie pour la paix international, enquete dans les Balkans, raport, Presente auex directaurs de la-notation par les Mebres de la Comission d’enquete, Paris 1914; Freundlieh Leo, Albaniens Golgotha, Wien 1913; Edit Dyrhami, Njëzet vjet ngatërresa Ballkanike (për vitet 1912-1914)

2 Kosta Novakoviç, Nacionalizacija i srbizacija Kosova, «La Federation balkanique» 1931, «Kosova», Konstancë 1931-1932 (artikujt: Lotët e Dukagjinit, Kosova dhe Zogu (Shqipëria e rel.

Mëgjerësisht: Hak, organ i «Bashkimit» 1920-1924, Për çdo numër «Hak» sillte nga një vështrim duke i thirrë shqiptarët që të mos shpërngulen, sepse s’kanë asgje të përbashkët me turqit: F.S. Noli, Një tragjedi në 3 akte, Shpasurim, shpërngulje, shfarosje: «Liria kombëtarë» 10 prill 1929.

Marrë nga revista “Fitore” , viti i parë, nëntor 1990. Revistë e cila mirëmbahej nga shoqëria “Skënderbeu” , Ljubljanë, Slloveni.

Duke e studiuar mire kete dokument mund te verejme dhe nxjerrim perfundime sesi pasojat e ketij dokumenti kriminal jane ndjere me se shumti ne Kosoven Jugore ose ne Maqedonine Qendrore ku ka pase shumice derrmuese shqiptare.

Le te bejme nje analize te shkurter. Vilajeti i Kosoves shtrihej qe nga Sanxhaku i Tregut te Ri dhe Sanxhakut te Nishit ne veri e gjer ne Shtib e Kratove (Fyromi i sotem verilindor e qendror). Shih harten e Vilajetit te Kosoves qe kish diku 30.000 km katrore:

prmbledhje_nga_ilirida-online.com (3)-62

Nga ky dokument pos te tjerash mesojme se shqiptare ka pasur edhe ne keto rajone:

Poreçi (Juzhni Brod-Makedonski Brod); Prilepi (Prilep); Bitoli (Manastiri); Kavadarci (Kavadari); Marihovo (Manastiri-Marihovë); Negotin Na Vardaru (Negotini i Vardarit); Velesi (Velesi); Ovçe Pole (Ovçe Pole); Radovishte (Radovishte); Strumica (Strumicë); Dojrani (Valandova); Gjevgjelija (Gjevgjelija); Kriva Pallanka (Kriva Pallanka); Kratovo (Kratova); Carevo Sello (Carevo Sello); Malesi (Berovo).

Mirepo, ne disa nga rajonet e Maqedonise Qendrore vazhdon te ruhet ende shqiptaresia, ndonese e pakte ne numer. Ne Veles, sipas te dhenave te mia qe i kam qemtuar ne burime te ndryshme jane 10%shqiptare qe jetojne ne keto fshatra: Jabollçishta e Epër, Slivniku, Buzllakova, Kukaveci etj.

Ja se cfare gjendet ne revisten e shqiptareve te Cernalishtes (fshat me shqiptar ne Prilep) qe quhet ‘Zeri i Pellagonise’ dmth revista: Në veriperëndim të Velesit, një rrugë malore plot kthesa dhe vende-vende gati e pakalueshme, të çon në fshatarët shqiptare të rajonit të Velesit, me të njëjtin emër: Jabollçisht i Poshtëm dhe Jabollçisht i Epërm. Këto dy vendbanime shqiptare, nga popullsia vendase njihen me mikrotoponimet: Katundi i Poshtër dhe Katundi i Epër. E meqë shekuj me radhë, kanë qenë vendbanimet e vetme shqiptare të mbetura në këtë anë, gjuha e të shprehurit të emrit të këtyre fshatrave, ka qenë edhe identiteti i tyre. Me zbrazjen e qytetit të Velesit ( Qypyrlisë ) nga shqiptarët, në shekullin XVII dhe XVIII, bërthama e shqiptarëve të rajonit të Velesit zhvendoset nga qyteti dhe kalon në dy vendbanimet e kombit tonë, të vetmet që u kanë bërë ballë stuhive nëpër shekuj, në ruajtjen e identitetit kombëtar, në Jabollçisht të Poshtëm dhe Jabollçisht të Epërm.”

Nga ky dokument mesojme se shqiptaret kane qene shumice ne keto rajone dhe se duke i indentifikuar si ‘turq’ ose ‘muslimane’ ata i kane shprengulur nga vatrat e tyre stergjyshore.

Plus kesaj lind pyetja: C’DONIN TURQIT ME SHQIPTARET? KUSH UA JIPTE TE DREJTEN TURQVE TE BENIN KONVENTA TE TILLA ME SERBIN PER SHPERNGULJEN E SHQIPTAREVE NGA TOJET E TYRE?

CFARE FITIMI KANE PASUR TURQIT NE KETE MES? E “çuditeshme” qe serbet dhe “greket” orthodoks

benin pazare me turq musluman dhe gjithmon keto pazare ne kurriz te shqiptareve (qofshin katolik, orthodoks ose musluman) dhe kunder interesave shqiptare.

Nuk eshte rastesi faktikisht perkundrazi eshte nje strategji e aplikuar qe momentin kur vendosen kemben ne ballkan!

DISA TE DHENA DHE SHIFRA HISTORIKE MBI TURQINE OTOMANE TE DJHJER ME MUT AZIE MAGJYPESH , DHE TRAJTIMIT SHFARROSES QE I KA BERE TROJEVE SHQIPTARE DHE SHQIPTAREVE NE VECANTI!!!

Shqipëria etnike para ardhjes së turqve në Ballkan, zinte një sipërfaqe prej rreth 110.000 km2 99.Abdyl Frashëri,”Popullsia greke në Epirin e Ri dhe të Vjetër”,fq.100 .

– Në periudhën e pavarësisë së shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi, Turqia u ‘’fali’’këtyre shteteve rreth 5.000 km2, të tokës shqiptare 100. Dr.Muhamet Pirraku,”Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit”,Prishtinë 1979, fq.11-20,”Dielli”,nr.21/27,1979 .

– Në Luftën e vitit 1876 – 1877 me Rusinë, Turqia e përfundoj duke i dhënë asaj në interes të popujve ortodoksë të Ballkanit rreth 25.500 km2 të tokave shqiptare. 101. Mr.Kolë Krasniçi,”Roli i fesë në ruajtjen e identitetit dhe të harmonisë kombëtare te shqiptarët”,Vjenë 1996,fq.56-58 .

– Në fund të shek.19-të territori i Shqipërisë etnike do të konsiderohej rreth 80.00 km2 me 2.5 milion banorë 102. Ahmet Hamiti,”Çështja shqiptare”,Koha,nr.14/1991,fq.26 , ndërsa Konferenca e Paqes që u mbajt në Versajë më 1919 – 1920 do të konstatojë se territoret shqiptare në vitet 1912-1913 zinin një sipërfaqe prej 90.270 km2 me rreth 3 milion banorë 103. Liman Rushiti,”Stradanja albanskog Naroda na Kosovu “1912-1918,Zagreb 1991,fq.24 . Përkundër këtyre konstatimeve kjo Konferencë sanksionoi vendimet e Traktatit Paqësor të Londrës (1913), duke shkëputur nga trungu etnik shqiptar rreth 80.000 km2 që iu shpërndau shteteve fqinje ME BEKIMIN E TURQISE OTOMANE, kështu që Shqipërisë i mbetën vetëm rreth 28.700 km2. 104. Dr.Muhamet Pirraku,”Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit”,Prishtinë 1979,fq.6.

– Me luftërat Ballkanike, Konferenca e Londrës ME BEKIMIN E TURQISE OTOMANE më 1913 i plotësoi ëndrrat e shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi dhe u vendos kufiri i sotëm në më pakë se gjysmën e Shqipërisë 105. Konferenca e Ambasadorëve (1912-1913),shih.FESh.fq.503 . Sipas Vjetarit Statistikor të Shqipërisë,sipërfaqja në km2 e shtetit shqiptar, sot është 28.748

km2. 106. Vjetari Statistikor i Shqipërisë,1991,fq.12 .
Kryeministri anglez, Gladstone, i shkruante ambasadorit anglez në Istanbul, Granville:

“Si një përpjekje e fundit (për të zgjidhur krizën turko-greke) le t’i ofrojmë Shqipërisë (kufirin) deri në (lumin) Kalamas – aty ku fillon territori i banuar nga grekët, një njohje formale dhe praktike të pavarësisë saj.”(28)

Por më 30 shtator 1878, anglezët ndryshuan qëndrimin nën presionin e elementit filohelen britanik.(prap greket pra turqit e fese se krishtere qe fusin hundet ne punet dhe fatet e shqiperise) Ndërkaq, jo vetëm Vjena, por edhe Berlini rishikuan disa pika të qëndrimit të tyre ndaj kësaj çeshtjeje (kërkesave greke). Të dy palët ishin të mendimit se nga tokat që do t’i kalonin Greqisë, duheshin përjashtuar viset shqiptare, d.m.th. Çamëria, duke përfshirë edhe Prevezën. Kancelari gjerman Bismarck deklaroi se: “e ardhmja e Greqisë do të ishte e kërcënuar po të përfshinte ajo (Greqia) një pjesë të konsiderueshme të kësaj race luftarake të panënshtruar të shqiptarëve, që ajo as do t’i nënshtronte, as do t’I asimilonte.”(29)

Më 5 shkurt 1879, filluan negociatat e para greko-turke në Prevezë. Pra greko –turke dhe jo shqiptaro-greke!! . Pasi ishte Turqia qe fliste dhe jo Shqiperia!!Pse duhet te perfaqsohej Shqiperia nga turqia kur dihej shume mire se perandoria turke nuk i njhte shqiptaret si komb faktik me gjuh, traditat dhe zakonet e tyre, por thjesht si musluman??

Më 18 mars 1879, Turqia i ofroi Greqisë një rrip toke paralel me kufirin ekzistues te sotem te shqiperise!! Kjo ishte oferte e bere nga Turqia! Turqia po i shiste greqise toka shqiptare!! Prap ketu turqia shet toka

shqiptaresh pa marre parasysh se tokat qe po shiste tek greku nuk ishin te sajat por te shqiptareve!!

Ndërkohë, Abdyl Frashëri e Mehmet Vrioni u nisën për Europë për të mbrojtur tezën shqiptare. Argumenti i tyre ishte se Epiri është i një rëndësie jetësore për të ardhmen e Shqipërisë së Jugut, për arsye të porteve të Prevezës, Artës, Gumenicës dhe Pargës, si dhe për kullotat. Ata përfundonin duke thënë se “Shqiptarët ishin të betuar të vdesin para se t’i dorëzonin Greqisë territoret e Prevezës, Artës, Janinës,
dhe distriktet e tjera të Shqipërisë.”(31)

Më 15 qershor 1880, Konferenca e Ambasadorëve në Berlin i dha Greqisë gjysmën e Çamërisë, duke përfshirë edhe Janinën. Grekët e pranuan menjëherë. Turqia e refuzoi. Në atë kohë Ministër i Punëve të Jashtme të Turqisë, ishte Abedin Pashë Dino. …”

Keto rripa tokash te shkembyer ishin ne kuadrin e shkembimeve Perandori Otomane – Greqi dhe jo Shqiperi-Greqi, pra me gjithe se keta “patriote” u munduan t’ia shkepusnin “rripat e tokes” grekerve ata ne fakt do t’ua jepnin otomaneve . Kush ishte Abedin Pashë Dino? Nje shqiptar musluman turkoshkal ! Keto jane gafat e shqiptareve musluman te shekullit te 19-te sepse jane munduar ta levizin problemin shqiptar nepermjet politikes se jashteme te Turqise, dhe jo te paraqiteshin si shtet me vehte per te mbrojtur interesat e kobit shqiptar, sepse thelle Brenda vehtes nuk ishin dhe nuk ndiheshin shqiptar por TURQ!

Është interesant komenti i fletores londineze “The Times”, në lidhje me situatën në Epir:

“Pikësynimi që grekët (turqit e krishtere) ndjekin është helenizimi i Shqipërisë. E tërë Shqipëria e Jugut bën tregtinë e saj nëpër Janinë, dhe se banorët e shikojnë këtë qytet si kryeqytetin e tyre. Ata jetojnë më së miri me grekët. Deri në këtë moment, aspiratat e tyre për të formuar një kombësi të dalluar besohet të jenë të dobëta dhe të papërcaktuara mirë; kështu, grekët shpresojnë së marrja e Janinës do të ndihmojë në shkrirjen e dy racave dhe do të jenë në gjendje të helenizojnë racën më të bukur dhe më luftarake të Europës juglindore.”(32)

Menjëherë mbas ripushtimit të Çamërisë, mars 1918, me një Dekret të Qeverisë greke, çamët u ndaluan të blejnë, të shesin, ose të transferojnë pasuri të patundshme që u takonte atyre, megjithëse

Dekreti ishte një shkelje e Nenit 6 të Traktatit të Paqes në mes Turqisë dhe Greqisë, të 14 nëntorit 1913. Si rrjedhim, “Popullsia shqiptare e Çamërisë, jo vetëm që u detyrua me dhune të emigrojë në mënyrë masive në Turqi, por u detyrua të emigrojë pa asgjë dhe të lërë pronësitë dhe arat e bukës që për shumicën janë pasuria e vetme që kanë.” (36).

Prap ketu me nxjerr koken Turqia ne punet e shqiperise dhe te shqiptareve!! Kush ua jep turqise kete te drejte te flasi ne emer te shqiptareve ne vitin 1918 kur dihet boterisht se shqiperia eshte shpallur shtet i pavarur dhe sovran me 1912???

Më 24 prill 1924, Ministria e Puneve te Jashteme Tiranë merrte këtë mesazh ku në mes të tjerash thuhej: “Shqiptarët e Karbunarës në Çamëri kanë mbetë në rrugë të madhe në Selanik, sepse nuk duan të shkojnë në Turqi. Gjendja e tyre është e mjerueshme e janë për t’u dhembsur; rrinë nëpër llamarina të lënë nga Inglizët në rrugë të Perëndisë, askush nuk u del zot; nga papasja lypin nëpër xhamia, e rrugës”(37)

Këshilli i Ministrave në Tiranë, me 29 nëntor 1923, (kryeminister ishte Ahmet Zogu) vendosi të bëhen përsëri demarshe pranë Lidhjes së Kombeve (L.K.) për veprimet e sipërtreguara “duke kërkuar këmbimin (e shqiptarëve) me grekofonët e Shqipërisë, dhe në qoftë se edhe prej demarsheve të bërë nuk do të shihet fruti i dëshiruar, atëherë të autorizohen autoritetet shqiptare për të marrë masat e sipërpërmendura (regjistrimi i shtëpive, i arave, i gjithë mallit etj) reciproke

kundër grekofonëve që ndodhen në Shqipërinë Jugore.”(40)

Ne kete kohe konsulli shqiptar në Gjenevë, B. Blinishti, i shkruante qeverisë shqiptare me 2 janar 1924: “Pas një mendimi të pjekur, zgjidhja e vetme që shikoj për të rregulluar këtë çështje të pasurive është hyrja në marrëdhënie të drejtëpërdrejtë me qeverinë greke, dhe duke i kërkuar asaj të

kryejë shkëmbimin e detyrueshëm të popullsisë shqiptare-greke, duke marrë si bazë për këtë këmbim marrëveshjen për këmbimin e popullsisë greko- turke të 30 janarit 1923.

Vetëm duke ia shtruar qeverisë greke problemin në këtë mënyrë mundet, ndoshta në rast se kjo nuk do të dëshironte këtë këmbim, t’a detyrojmë atë të pranojë kërkesat tona që 1)të mos dëbohet elementi shqiptar nga Greqia; dhe 2)ligji mbi shpronësimet e tokave të mos zbatohet për ata.”(41)

Më 5 janar 1924, MPJ Tiranë i drejtohej Legatës shqiptare në Athinë: “Mbasi nuk mundemi të lamë çamët tonë t’ikur nga Greqia të marrin rrugën e arratisë në Turqi ose gjetkë, do të jemi, doemos të

shtrënguar t’i vendojmë në vend të grekofonëve, po në atë porcion, si nga numri edhe nga pasja gjer ku të mundet.”(42)

Dhe më 12 mars 1924, MPJ Tiranë i drejtohej Mehmet Konicës në Londër: “Sikur që bëmë të ditur telegrafisht, Qeveria Shqiptare për të shpëtuar nga shkëmbimi 60.000 shqiptarë që rrojnë në Greqi, ka vendosur të marrë masa raprezalje kundër grekofonëve që rrojnë në Shqipëri.”(43)

“Një ditë në fjalë e sipër, ” shkruan Mithat Frashëri, “Z. de Marcilly, Ministër i Francës (në Athinë) më tha këto fjalë: “Grekët e dinë mirë cilët janë turq dhe cilët janë shqiptarë. Po duan të grabisin pasurinë e shqiptarëve. Prandaj, duan edhe t’i përzënë.”(44).

Ministri shqiptar në Athinë, Mithat Frashëri, shkruante nga Parisi, më 15 dhjetor 1924:

“Domethënë se Greqia, Turqia dhe Komisioni Mikst i shikojnë shqiptarët si plaçkë pa vlerë, i dëbojnë nga shtëpitë e tyre, u grabisin pasurinë, dhe tani i trajtojnë si robër dhe duan t’i mbajnë

me pahir në Anadoll që të vdesin.”(45) Sbesoj se Mithat Frasheri i ka nxjerre kot keshtu nga bytha keto akuza ndaj Turkut dhe Grekut (turq te fese se krishtere) .

Duket se kërcënimet e Qeverisë shqiptare bënë një lloj efekti në Qeverinë greke dhe Komisionin Mikst. Me 14 mars 1924, “Komisioni vendosi që nënshtetasit grekë të besimit mysliman me origjinë shqiptare, të vendosur në Epir, janë te përjashtuar nga shkëmbimi i detyrueshëm i popullsisë, i paraparë nga Konventa (turko-greke)”(47) Prap ketu del konventa turko-greke !

Më 7 tetor 1924, kryeministri i Shqipërisë, Imzot F. S. Noli, firmosi një deklaratë mbi të drejtat e
pakicave kombëtare në Shqipëri, dhe kërkoi që pakicës çame në Greqi t’i njihen të gjitha të drejtat ashtu
si pakicës greke në Shqipëri. Neni 7 i Traktatit të sipërpërmendur në lidhje me mbrojtjen e pakicave në Greqi parashikon: a) Një sistem zgjedhor që mban parasysh të drejtat e përfaqësimit të pakicave etnike. b) Që dasia e fesë ose e kombësisë nuk duhet të dëmtojë asnjë shtetas grek për pranimin e tij në punët publike…… Pra Noli u njohu te drejtat minoritareve grek, sllav, dhe vllehe me firmosjen e kesaj deklarate. Ne kete pik te lindin disa pikepyetje mbi Nolin dhe Revolucionin e Qershorit te mbeshtetur nga komunistet Rus qe ne aspektin juridik dhe legjislativ ishte nje GRUSHT SHTETI pasi ardhja e Nolit ne pushtet per ato 6 muaj u be pa zgjedhje elektorale!

Me rekomandimin e ambasadorit italian, Imperiali, delegati britanik Fisher, kërkoi nga përfaqësuesi grek, nëse ai mund t’i shkruante qeverisë së tij që të zbatojë për çamët klauzolat e Traktatit të Sevrës (traktati greko-turk i vitit 1923) Delegati grek tha se nuk ka kompetenca për këtë veprim.(49)

Vetem ne Kosove kopntributi anti-shqiptar turk ne bashkepunim me serbet ka qene katastrofik, ku 24 programe të ndryshme janë hartuar e zbatuar për dëbimin e shqiptarëve, asimilimin e tyre dhe kolonizimin e trevave që ata i popullonin me serbë. Dëbimi ishte i heshtur në kohë paqeje kur kryhej përmes diskriminimit, persekutimit dhe represionit, ndërsa ishte masiv dhe i shpejtë në kohë luftërash kur kryhej përmes pastrimit etnik, masakrave dhe terrorit.

Programet kryesore famëkëqija ishin: – “Naçertanja” nga viti 1844 i Ilija Garashaninit, – Projekti i parë i Vasa Çubrilloviqit “Shpërngulja e Arnautëve” nga viti 1937

– Konventa jugosllavo-turke për shpërnguljen e shqiptarëve në Anadoll nga viti 1938,
– Projektet e Ivo Andriqit dhe Ivan Vukotiqit nga viti 1939,
– Projekti “Serbia homogjene” i Stevan Molevacit i vitit 1941,
– Projekti i dytë i Vasa Çubrilloviqit “Problemi i pakicave në Jugosllavinë e Re” nga viti 1944,

– Marrëveshja Xhentëlmene Tito-Kyprili për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi e vitit 1953, e deri te Memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë të vitit 1986 dhe Programi Jugosllav për Kosovën i vitit 1988. Nikola Pashiqi, Petar e Aleksandar Karagjorgjeviqi, Milan Stojadinoviqi, Dragolub-Drazha Mihajloviqi, Aleksandar Rankoviqi e deri te Slobodan Milosheviqi veçse zbatonin këto projekte e programe.

Korespondenti i gazetës daneze ”RIGET” të vitit 1912 ka qenë vëzhgues i drejtëpërdrejtë i luftës ”sllavo-turko-shqiptare”. Ja si i përshkruan ai disa ditë të luftës:

”… atë që pashë unë sot në qytetin Vranje ishin vetëm Arnautët (Shqiptarët) të burgosur…urejtja e sllavëve ndaj tyre është shumë e madhe. Sot me një dekret të ”mbretit serb Petar” u kërkua të lirohen turqit e burgosur, ndërkaq për Arnautët( Shqiptarët) u dha urdhëri që të ekzekutohen”.

Turqit lirohen me dekret te mbretit serb, ndersa shqiptaret ekzekutohen!!!

”RIGET” 02.11.1912 – shkruan:

” Nga korespondenti ynë – Vranje 26 tetor 1912

…Sot e takova një paramilitar serb vullnetar i cili kishte punuar 8 vjet në Berlin. Ai më rëfente për luftën e përgjakshme në Kumanovë. Serbët në këtë qytet kanë masakruar gra e fëmijë me bajonetat e tyre…

caku i tyre nuk kanë qenë ”nizamët” turq por ”arnautët”…”

Pra shqiptaret!!

“Më 18 shkurt 1953 Jugosllavia, Greqia dhe Turqia arritën një marrëveshje për bashkëpunim dhe në Split nënshkruan një marrëveshje, me të cilën u ripërtëri konventa shtetërore jugosllavo-turke e vitit 1938 për shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve … në Turqi… Në bazë të hulumtimit sistematik të dy shërbimeve konzullare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, dëshmohet se në periudhën 1951-1968 prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 414.500 shqiptarë.. ndërsa gjate periudhës në fjalë (bazuar në statistikat sekrete jugosllave) në Kosovë ishin sjellë në heshtje 63.000 kolonë sllav…Ndërkaq sipas statistikave të publikuara më vonë del se në periudhën 1952-1965 për ne Turqi janë shpërngulur: 452.371 shqiptarë.

Cfare pune kishin turqit te rinovonin me Serbet ne 1968 traktatet per shpernguljen e shqiptareve ne Turqi??


You May Also Like

Leave a Reply

%d bloggers like this: