Kuislingët me kravata dhe ligjërata e një monstrumi!


E kam studiuar Sigmund Frojdin, (me 1981, 1989 dhe me 2016/7), jo për ndonjë interes personal, por për ta studiuar personalitetin  e monstrumit dhe monstruozitetin, që është i gatitur gjenetikisht me krenari ta imitojë dhe ta shndërrojë në praktikë konceptin tipik të vrasësit të realitetit, për interes racist dhe klanor, për interes ideologjik dhe kolonial (partiak), monstrumi konceptual që është i gatshëm për bindjet e indienjave të interesit të “turmës ideologjike të tipit insuficient të ultësisë dhe interesit personal”, pa ndjenja dhe pa dituri solide, për jetë, që i takon një shtrese grotekse dhe paradoksale, ta shes Atdheun (ose një pëllëmbë të tij-HB), dhe çdo gjë që e rrethon, me të vetmin qëllim që të mbetet në “piedestalin e fuçisë së intrigave, koherente pushtetare”. Këtë koncept kurrë nuk kam mundur ta gjejë në tipologjinë  e atyre politikanëve dhe “shkencëtarëve” me grada të “samarxhinjve” poltron, nus produk i Dedinjës 1945-1999, që ishin dikur edhe nga Kosova fatmurge, dhe shanin e pështynin rininë dhe popullin, vetëm pse duhej t’u shërbenin padronëve okupator. E Sot ku jemi?

Po,  thosha vet me veti, hej a janë këta njerëz shqiptar më 1981 dhe 1989, a janë këta katilët monstrum që i ka lind ky popull? Por, e kam biseduar edhe me shokë se le të shajnë, por një ditë do të mbesin si gjelat në pleh, se janë plehu vet. I kam përcjellë edhe referatet  e tyre nëpër mbledhje “Top sekret”, në cilësinë e drejtorit të Arkivit, sepse ato referate vinin nga regjistraturat në Arkiv, me destinacion që të ruhen dhe janë ruajtur të gjitha. Kush dëshiron ta mësojë se çka është monstrumi njeri duhet t’i lexojë diskutimet e atyre komunistëve, por nuk do ta kuptojë paradoksalen, pa i studiuar këta të sotit, që shesin territor për kërkesa nga ata që vet nuk i kanë zgjidhur kontestet kufitare. Po çka mundet ta pajtojë dhe këshillojë dikush dikë kur në shtëpinë e vet, në “vllaznillëkun”  e vet, në kuartin e vet ku banon dhe jeton, ku vepron dhe frymon si njeri homo sapiens e nuk është kërkushi.

Ajo periudhë e monstrumëve politik (1981) dihet se në Kosovë ka zgjatë mbi dhjetë vjetë. Ka mund të shtyhet kufiri i monstrumëve politik edhe më herët. Por pas vitit 1989, më nuk  e kam kërkuar monstrumin polititk të shqiptarit, që me tërë gurmazin thoshin : “Me këto ndryshime kushtetuese nuk humbim asgjë”. Po na përsëritet një tragjedi sot, para syve tanë, në shkallë monstruoze, madje groteksja dhe paradoksi përcillen në televizion.  Po, po  kishin serbianët për eksport monstum dhe kriminelë që i armiqësuan me tërë botën, dhe dëshmuan me krime të papara, sa që Bota e civilizuar dhe e lirë, themeloi Tribunal të  posaçëm për drejtësisë më 1993, ekskluzivisht për t` i hulumtuar veprimet monstruoze të kriminelëve me kravata. Dhe, ende monstrumët e Beogradit nuk pendohen, ende  krokasin se: “do të kthehemi në Kosovë dhe aty do të dëshmojmë se jemi bijë e bija të Shen Savës, popull i qiellit”. Jo, Hitleri rrallë shihet në fotose me kravata, si ata që kanë vrarë dhe dhunuar e këta që shesin territore sot. Monstrumi politik është gjithnjë në gjendje mobile, i veshur me uniformë, karagjoz i zi, dhe ndihet se kemi të bëjmë me një krijesë sui generis. Nuk skuqet monstrumi për asgjë, sepse pushkaton, pasi që i thuhet pa fakte, me urdhra që burojnë nga fotelet finoke e të mykura dhe të qelbura , harbute që vrasin njerëz të pafajshëm, madje nëpër burgje dhe dalin publikisht edhe e akuzojnë viktimën!!! Këtë realitet se ku është vendi i tyre, mund ta shpjegonte vetëm Dante Aligieri, përmes ferrit, purgatorit dhe përtej tyre.

Më 21 shkurt 2017, pata fatin e keq që të mësoj më në fund se si duket krenar monstrumi kah e shpjegon tradhtinë kombëtare. Po, i kishte varë lagja  e monstumëve shumë harta dhe statistika të mbeturinave historike; thirreshin dhe mateshin fjalët e peshuara në monstrumitet sikur kur rrjedh një kanalizim i ndytë, ku pastaj kundërmon një regjion i tërë. Dhe, për një çast, mendova, kundërmimi i kanalizimit  a ka bakterie helmuese, ka, por ato nuk flasin por shkaktojnë vdekje totale, të bakterieve të mira kah kalon, edhe në këtë tokën tonë.

E këta, monstrumet që folën shqip, nuk lanë asgjë pa helmuar dhe atë helmim e bënë me krenari , ashtu sikur t’i kishte mësuar Neroni i Antikës. Shumë larg kam shkuar, por për t’i studiuar këta tipa monstrumësh, duhet hapësirë e gjatë analitike eksplikative, dhe jo individualisht, por një ekip i tërë i historianëve të filozofisë së politikës, sepse këtu nuk ka shenja për drejtësi solide. Dhe shembuj të tillë nuk mund të gjinden gjetiu, përpos në mes mureve të pallateve të historisë Bizantine, të rekonkvistës dhe ndjekjes  së shtrigave nga Vatikani në Mesjetë nëpër tërë Evropën.  Atëbotë (Mesjetë e hershme), ku nëna për karrige ia nxjerr djalit të dy sytë, për ta kthyer në invalid, dhe për mos me ardhur në fron. Ja ku jemi ngjashëm, por fronin do ta fitojmë sepse populli jonë në fronin e dëlirësisë është i pastër, sepse jemi të dëlirë dhe faktet janë në anën e Kosovës. Lexoni “Fletoret zyrtare” të ish Jugosllavisë, të Serbisë, Malit të Zi dhe të Kosovës, ore të gjorë që “nuk humbni territor”, po a nuk mësuat prej atyre që “nuk humbnin asgjë me ndërrimet kushtetuese”, më 1989, po a nuk mësuat asgjë prej atyre që thonin në pikë të ditës se”… këta të UÇK-ës janë të frustruar nga Serbia”?!!.

Po,  e kam pas lexuar edhe Rene Dekartin dhe të gjithë racionalistë tjerë: B.Spinozen, G. Lajbnicin… lidhur me racionalizmin e tyre gjenial. Por nuk kam mundur ta mësojë kurrë iracionalizmin për tradhtinë më 10 korrik 1945, për monstrumët politik deri më 23. III 1989, alias më 21 shkurt 2017, në  Panelin që  e kishte teledirigjuar Qeveria kukull- kuislinge  e Brukselit , e që me krenari të shpjegojë marrëzira dhe të plasojë intriga që as qeni nuk do të i han edhe nëse do të mbetet i uritur. Ta dini, lexues të nderuar: As qeni nuk do t’i han, sepse janë të gjitha fjalët  e tyre intriga dhe falsifikime monstruoze. Po si është e mundur që dokumenti zyrtar shtetëror , i atij shteti që i ka vizatuar ata kufij në Rugovën martire, e këta monstumët mos t’i pranojnë. Kah dhe kush ka menduar prej atyre gjeografëve që u përmendën se  nuk kanë bërë gabime në hapa, dhe as që ishin për Republikën e Kosovës. Jo të gjithë! Të gjithë i njohim dhe ua dimë rezultatet. Por, pse nuk hulumtohen FLETORET ZYRTARE, aty ku janë vizatuar kufijtë hap pas hapi, guri pas guri. Pse nuk i prezantuat edhe hartat që janë dëshmi e kundërt. E këta janë pikantruar si i trenti në kos, pas kadastrit të Murat Mehës dhe statistikave të Tomor Qelës, me fjalë  boshe  dhe falso të Dushan Mugoshës e kohës monstruze të kolonizimit agrar 1918-1941 me 8116 harta kadastrale që gjinden në AJ. S.66; 96, 14; 37;38; 74. Pse nuk pranohet hartografi Muharrem Carabregu, mor të gjorë. Po kush i njeh hartat më mirë se ai, po pse nuk merret në pyetje ai që ka qenë  drejtor i rrugëve dhe i ka përcjellë investimet deri në pikën e Çakorit dhe Kullës. Pse nuk dilni e të gjeni gurët në kufi, që janë ruajtur. Bisedoni me popull. Qe besa as Dushani e Gjakoviqi, as Punisha Raçiqi, as Miliq Krsta, as Savë Batarja, as Mihajlo Cerviqi, nuk ka pasur miq ma të mirë se juve. Mjerim, që nuk keni jetuar në kohën e tyre. Të gjithë ata, nuk do të dinin kaq tradhëtisht të punonin për fatin e Kosovës. Kështu si ia kanë nisë, këta vetëm oborret e shtëpive të tyre, do t’i vizatojnë në listat kadastrale dhe në Kushtetutë. O Esat Pasha, o tempores, via mortus insufineta!

Kush e ka shpikë këtë tradhti me falë territore të pastra shqiptare den baba den, dhe me marrë viza për tu shëtitur nëpër Evropë, pa fituar asgjë, këtë vetëm banditët me kravata  po e bëjnë. Shikoni se si lëvizte para auditoriumit zëdhënësi i Komisionit falso të Hivzi Islam plagiatorit, me nam!!!. Dhe është burrëri ta dëgjosh një tradhti të tillë, deri në fund. E vërtetova se kam durim ende përtej normave normale, madje ta dëgjojë banditizmin qeveritar, duke luftuar për ta tradhtuar popullin dhe pronën e tij, djersën e tij, nga Antika e këndej. Hej, Rugova kurrë nuk ka mundur të sllavizohet. Këtë parim  e kemi mbrojtur në të gjitha tryezat shkencore me dinjitet. E ju, po e gjymtoni Klisyrën e Rugovës me do viza që nuk do të ua japin për deri sa mbi gjysma e shqiptarëve të marrin pasaporta serbiane. Lexoni si Enciklopedia e botuar në Beograd 1969, thotë tekstualisht : “Klisura e Rugovës shtrihet nga Peja e deri në Çakorr”. Ore njerëz, ku jeni dhe për kënd punoni. Ju nuk ia doni të mirën as Malit të Zi. Po, mund të ketë ndonjë Plavjanë që del e thotë se : “Kam prona andej Zhlebit”.Po edhe ndonjë Rugovas të thotë se kam prona afër Palvës dhe Gucisë, por kufijtë shtetëror nuk përcaktohen kah janë arat dhe kullosat individuale. Si caktohen kufijtë shtetëror dihet; me drejtësi dhe pa të, por një kriter duhet respektuar, siç është relievi dhe rrjedha e ujit, etnografia që nuk është respektuar fare etj. Por, zor se do të tradhtohet popullsia e Rugovës. Këtë  e di. Ajo që e njoh nuk do t’i lejojë një faqe të zezë kombit-shtetit të Kosovës, ajo që e kam parë  e provuar në shumë raste 1974-1985, JO. Rugovasi është i bindur në zakonet dhe adetet e veta, dhe lufta  e tij është ekzemplar lirie dhe sovraniteti , jo vetëm për ato kreshta Arbërore, por për të gjitha trojet e veta kombëtare. Ne nuk duam tokë të huaj, më tha një Dukagjinas intelegjent këto ditë. Është shumë e shëndetshme një kulturë e tillë popullore.  

Nga Prof. dr. Hakif Bajrami!

 


Leave a Reply