Kur kanali i Korfuzit quhej “kanali shqiptar, fotografia e rrallë në revistën finlandeze


Një gravurë e vitit 1879 e publikuar nga studiuesi Armand Plaka hedh dritë mbi detaje interesante të emërtime të ndryshme të territoreve në kufijtë shqiptaro-grek.

Është fjala për Kanalin e Korfuzit, i cili dikur thirrej ndërkombëtarisht, kanali shqiptar.

“Mes kanalit shqiptar dhe ishullit të Korfuzit“, është diçitura që shoqëron gravurën vitit 1879 e botuar në një revistë finlandeze,

Studiuesi dhe gazetari Armand Plaka e ka publikuar në Facebook gravurën bashkë me sqarimet, se e ka gjetur gjatë punës kërkimore në arkivat skandinave dhe se në Shqipëri publikohet për herë të parë.

“Mes kanalit shqiptar dhe ishullit te Korfuzit”. Kjo është diccitura që na përcjell gravura e vitit 1879, botuar në një revistë finlandeze, të cilën e hasa kohët e fundit rastësisht duke gërmuar në arkivat skandinave. Pra për ata atje lart ne Europë, ai njihej si “Kanali shqiptar”, apo “ngushtica shqiptare”, term që nuk përdoret në ditët e sotme. Shqiptarët dhe bota e njohin sot më shumë me termin “Kanali i Korfuzit”, p.sh. Incidenti i Kanalit të Korfuzit”, shkruan studiuesi Armand Plaka. /tiranaobserver.al/


Leave a Reply