KUSH JANË MAQEDONËT? KUSH ËSHTË MAQEDONIA?


Maqedonia,një shtet me më pak se dy milion banorë,i shkëputur nga ish federata jugosllave që mbijetoi falë Shqipërisë dhe konjukturave të favorshme me shpërndarjen dhe shkatërrimin e republikave tjera,arriti të fitojë pavarësinë e sajë falë edhe shkathtësisë së politikanëve të regjur titist të cilët kishin fituar një eksperiencë të madhe politike në Beograd.

Bota nuk e njeh aq si një shtet në vehte po të mos ishte historia e Lekës (Aleksandërit) të Madh. As Europa nuk e njeh aq po nuk i patën në markata konservat me emrin “zarzavate maqedone”. Duhet kohë t’u shpjegosh se kush është Maqedonia. Një apo dy lagje të Parisit! Dhe kaq zhurmë mes veti or vëlla!!! -Zbori makedonski da te razbere cell svet!!! Posi! Fol maqedonisht të të kuptojë e tërë bota!!!
Po mirë pra! Cila është gjuha maqedone? E kam fjalën për ate gjuhë që folte Filipi i II-të, Aleksandri dhe Aristoteli? Leka la testamentin se ishte ilir dhe jo sllav. Maqedonia ishte ilire dhe gjuha e sajë ishte shqipja. Po ç’i gjeti maqedonët sllav të ndërtojnë mes Shkupit statujën e Lekës,heroit iliro maqedon? Pra kush janë maqedonët e vërtetë,shqipfolsat mysliman apo sllavofolsat (bullgarofolsat) ortodoks? A e dinë të dy palët se Maqedonia është mbi 90% gjak ilir,apo manipulohet me popullin? Kush manipulon dhe pse?
Ne një shkrim lexova se 35% të popullsisë së Maqedonisë ishte shqiptare,35 % maqedone,dhe 30% të tjerë,bullgar,vlleh,serb,turq,romë,etj. (Jo e konfirmuar!)Kurse Maqedonia si shtet shtrihej gjer në Selanik. Territori i sajë në Greqi dhe Bullgari është shumë më i madh se në Maqedoninë e Vardarit. Dhe madje se Selaniku parashihej të jetë kryeqyteti i sajë.
Falë AVNOJ-it jugosllav,Maqedonia u krijua si shtet. Po me prapaskenë që tërë shqiptarët mysliman t’i dëbojnë në Turqi si turq. Dhe kjo “sup”u përgatit në kuzhinat e Beogradit dhe Shkupit. Ishte kuzhinë ortodoksie,fetare. Dhe pjesërisht ia arritën t’i realizojnë këto plane. Jam vet dëshmitarë i ngjarjeve dhe kohës…
Njëlloj si pushtuesi turk dikur që privilegjonte myslimanët në poste të larta,pas 1945-tës po edhe në kohën e mbretërisë SKS fillon priviligjimi i ortodoksëve në postet më të larta. Për dallim,kësaj radhe kërkohej edhe më shumë nga nacionalistët serbo-bullgarë,që shqiptarët ortodoks të harrojnë gjuhën e tyre amtare. Kësaj radhe ata dinin si t’ia bënin pa masakra dhe pa dhunë legale. Ata hapën shkolla në bullgarishte. Dhe kështu nisi asimilimi masiv i shqiptarëve ortodoks. Parapërgatitja për këtë ishte edhe urrejtja fetare. Shqiptarët mysliman i akuzojnë shqiptarët ortodoks dhe e kundërta.
Njëra palë po turqizohet dhe tjetra palë po sllavizohet! Plani i fqinjëve në bashkëpunim me turqit…
Dhe të dyja pretendojnë se janë bijtë e Lekës së Madh!
Të quajturit maqedon ortodoks-sllav që u konvertuan nga pagan në katolik dhe ortodoks,me gjuhë e kanë humbë vërtetësinë e origjinës së tyre. Ata kanë arkeologjinë dhe etnografinë si dhe historinë se janë ilir. A do ta pranojnë në të ardhmen apo çapiten drejt kësaj rruge? Nuk di si të them. Është punë e tyre. Shumica do të bashkekzistoj me vëllezërit e tyre të një gjaku.
Në anën tjetër kemi shqipfolësit maqedono-ilir që ishin pagan dhe u transformuan në katolik,ortodoks e me së fundi në mysliman. Kjo pjesë me do demagog janë tjetërsuar aq sa të udhëhequr nga kleri,besimin e venë në radhë të parë. Ua lënë klerikëve fjalën e tyre historike që çon ujë në mulli sllav më parë dhe turko erdoganist në anën tjetër. Këta të fundit që janë minoritet po që bëjnë zhurmë aq shumë,duan ta bindin botën se sllavët janë bijtë e Aleksandërit. Përmes fesë na bëjnë “histori”. Dhe inteligjenca shqiptare me shumicë kan mbyllë gojën dhe sytë! Nuk janë në gjendje ta thuan realitetin, si tek myslimanët njëlloj edhe tek ortodoksët. Përmendin vetëm të këqijat e fabrikuara dhe transmetuara. Nuk kanë vizion kombëtarë…nuk kanë sens për gjuhë të përbashkët.
Pra,pyetja është se kush janë maqedonët?

Maqedon jemi ne shqiptarët e tjetërsuar dhe Sllavët maqedon të tjetërsuar me gjuhë.
Po a e ndjejnë veten sllavfolësit se janë maqedono-ilirë apo diçka tjetër? Përkohësisht ata që ndjehen maqedonë kuptohen për veshjet e tyre iliro shqiptaro maqedone,por kanë probleme me memorjen e konvertimit në maqedonë të vërtetë ilirë. Dhe mendoj se e dinë këtë kur shoh veprën gjigante të ndërtuar në Shkup. Dhe po ta zgjojnë memorien e tyre,duhet të fillojnë rihapjen e shkollave shqipe. Këtu kemi të bëjmë me një transformim të thellë të tyre. Gjuha e tyre duhet të jetë shqipe. Po nuk është e paimagjinueshme edhepse disa zëra të çjerrë shqiptarësh shpikin historira që nuk i kan fajet maqedonët ilirë. Unë di plot historira të bukura që ruajnë të dyja palët. Dikur secili ortodoks kishte nga një vëllamë mysliman dhe anasjelltas.
Po a do të kthehen në origjinë të të parëve të dyja palët? Unë them se duhet. Kjo është në interes të dyja palëve. Sidomos me rrëzimin e socializmit në Shqipëri,ortodoksët besimtarë kuptuan se nuk janë të vetëm. Filloi të forcohet besimi.Një pjesë dolën dhe kërkuan të kthehen në origjinën e Josif Bagerit dhe Migjenit. Sidomos ata të Rekës së Madhe. Dhe po vazhdoi kjo punë,të gjithë do të kërkojnë kthim në identitet. Maqedonia ka qenë dhe është ilire. Ajo mund të kërkon një konfederatë me Shqipërinë dhe Kosovën që të ndjejë një siguri si hap të parë. Maqedonia do të ishte e mirëpritur nga Shqipëria dhe Kosova. Kjo do të ishte ideale. Kjo arrihet me arsimim të mirëfilltë. Ata e dinë se gjuha e tyre është e huazuar dhe mund të jetë e përkohshme.
Po a mund të arrihen këto që thamë?
Unë them se PO. Me arsim dhe shpjegim të realitetit. Maqedonia ka të drejtën historike në mbi 35.000 km katrorë edhe në Greqi dhe mbi 6000 km katrorë në Bullgari. Selaniku ka qenë i maqedono shqiptarëve historikisht. Për atë Greqisë i digjet toka nën këmbë dhe nuk pranon emrin MAQEDONI që shpjegohet vetëm në gjuhën shqipe. Edhe bullgarët vrapojnë të shkëpusin thele nga ky shtet i vogël dhe i dobët. Po edhe Serbia pretendon në veri gjithashtu,edhe pse e dinë mirë se nuk kanë pjesë.
Kjo ishte pikëpamja ime e bazuar në historinë,arkeologjinë dhe veshjet popullore maqedone,që deri dje i kishin të njëjta me shqipfolësit maqedon mysliman. Besoj se shumëkush do të pretendonte ndarjen dhe copëtimin e këtij shteti pa e njohtë historinë e vërtetë të sajë. Mbetem me shpresë se të dyja palët që kanë origjinën ilire dhe ndjehen si të tillë,do të më kuptojnë drejt! Nëse mua nuk do të duan të më kuptojnë,le t’i referohen historisë dhe fakteve.

 Shkruar nga Osman S.Ziberi!


Leave a Reply