Kush na e shanë Kadarenë?


Alfred Nobeli po të ishte gjallë do të ndjehej i turpëruar me mosvlerësimin e Kadaresë. Ai çmim ka nevojë për Kadarenë sepse Kadareja përfaqëson një gadishull ku urrejtja është lulja që gjindet gjithkund në këtë rajon, gjendet në gjithë tavolinat e zyrave të shtetarëve të këtij rajoni ku jetojnë njerëz që “n’mëni të shoi-shoqit kemi le” siç thotë kandidati i parë shqiptar për çmimin Nobël, Gjergj Fishta, i quajtur Homeri shqiptar”.

– kështu më tha miku Rexhep Shahu në fillim të bisedës virtuale me të.
Sa më shumë që Kadareja po ngjitet lartë e më lartë në majen e Botes së shkrimit ata që “kanë le n`mëni të shoqi-shoit” po duan të pëlcasin .

“Vetëm budallenjët, injorantet dhe plangprishësit sllavo-komunist e otomano-islamik e kanë dashur Kadarenë të vdekur dhe bashkë me të dhe letërsinë e kulturën tonë kaq të varfëruar pa veprat e tij.- më thotë miku tjetër Dibrani ( Dibran Idriz Gashi ) , si mendoni ?

– “Edhe qortuesit më të mëdhej të Kadaresë, edhe kundërshtarët që e urrejnë sepse i fut nën hije, ua zë diellin dhe nuk i le të rriten, të gjithë armatat e mediokërve, armatat e lilipuëve hidhen me furi në sulme kundër Kadaresë të armatosur deri në dhembë me arsenalin e fjalëve të mësuara prej Kadaresë, me stilin shfarosës të Kadaresë. Ai, atje në majë, qesh dhimbshëm dhe mendon se ende nuk kanë mësuar të shkruajnë letërsi këta kundërshtarët e mi të vobektë që mendojnë se janë të mëdhej por nuk punojnë për t’u bërë të mëdhej.”

– Ismail Kadareja ka shkruar se Dantja është i pashmangshëm për planetin tonë të vogël, ka shkruar se Dantes nuk mund t’i iket siç nuk mund t’i iket ndërgjegjes , po Kadaresë?

– “ I bindur them se Kadaresë nuk mund t’i iket, nuk mund t’i shmangesh sepse ai tashmë është ndërgjegja jonë, ndergjegja jonë kombëtare, është pasaporta dhe identiteti i çdo shqiptari, krenaria e mburrja e çdo shqiptari jo analfabet dhe jo bir i urrejtjes, i çdo shqiptari jo shpirt shitur, i çdo shqiptari jo argat i djallit e të keqes .”

-Po lexoj gjithfarë marrinash, shfryerje të imponuara , sharje të pa kontrolluara dhe që aspak nuk brengosen se për ke e kanë fjalën ?

-“ Kadareja është bërë tashmë ndërgjegja jonë, krenaria jonë, është bërë i pashmangshëm për ne dhe për letësinë botërore, është bërë sundues, është bërë “tiran” për “armiqtë e kundërshtarët e tij”, është bërë ‘i padurueshëm”, po ua zë diellin gjithë kundërshtarëve. “

-Po , pse “Kadarenë e urren Serbia, e urrejnë shërbimet e fshehta të saj, e urrejnë komunistët shqiptarë që janë rracë në zhdukje (s’kam asgjë si njerëz por si mendësi, si filozofi), dhe ish sigurimi i shtetit shqiptar “ ?

– “Sulmi ndaj Kadaresë është melodi serbe, është i frymëzuar nga qarqe serbe, i orkestruar nga qarqet serbe, është histeri serbe, është hakmarrje serbe. Për shkak të qëndrimeve dhe përplasjeve të Kadaresë me serbët në mbrojtje të identitetit kombëtar shqiptar, në mbrojtje të Kosovës dhe shqiptarëve dhe ndëshkimin e dhunës serbe. “Në korin e korbave shqiptarë anti Kadare përçohet kjo deshirë serbe.”

-Po mirë , sa janë të vetdijshëm sharësit e Kadaresë që janë qesharak për botën përditë e më shumë?

-“ Në fakt, si dritëshkurtër që janë, ata anti Kadaretë nuk janë kundër Kadaresë por janë kundër Shqipërisë, kundër shqiptarëve se ashtu duan serbët. Janë kundër gjuhës shqipe, kundër letërsisë shqipe. Por dritëshkurtërit nuk e dinë ose e dinë por duan të bëjnë ashtu, që duke sulmuar Kadarenë të sulmojnë shqiptarët, gjithë shqiptarët e globit, gjithë shqiptarët në hapsirën e tyre jetike. “

-Dhe jo pak herë kemi dëgjuar të thuhet se serbët kanë letërsi të madhe.. apo jo?

– “Duke sharë Kadarenë për llogari të serbëve, sharësit mendojnë se maten me Kadarenë, mendojnë se bëhën të famshëm si ai duke u marrë me Kadarenë dhe presin që ai t’u thotë se më mirë po marr në dorë një kovë me mut se sa po u përgjigjëm ju sharësve të porositur e me pagesë ndoshta prej Serbisë.” “Nuk duhet që letërsia shqipe të ketë Nobelist, nuk duhet që gjuha shqipe të ketë një Nobelist, thonë serbët se pastaj edhe gjuha e letërsia shqipe do të hyjnë në rangun e kulturave të mëdha. Nobelistë duhet të ketë Serbia se ata mendojnë se janë gjuhë e madhe, popull i madh, letërsi e madhe. Ata serbët bëjnë letërsi të madhe, ata kanë nxjerrë Nobelistë, anipse Nobelistë autor platformash shfarosëse ndaj shqiptarëve.”

– Kadarenë e shajnë komunistët, ata komunistë që kanë menduar se e kanë të tyrin e të partisë së tyre dhe ndjehen të tradhëtuar prej tij, kur në fakt Kadareja i tyri nuk ka qenë kurrë, kurrë.

– “Kadarenë e shajnë komunistët e zellshëm shqiptarë, më të paditurit, më idiotët, gjithë komunistët të cilët e kanë parë gjithmonë Kadarenë si armik në radhët e partisë, si armik të brendshëm por që s’kanë patur çfarë t’i bëjnë, thjeshtë janë detyruar ta lexojnë e bile bile ta mësojnë përmendësh për të gjetur në rrjeshta e mes rrjeshtave armikun e partisë. “

– Por ata që nuk e durojnë Kadarenë nuk ngopen edhe sikur ta shohin të coptuar ?

-“ Inatin e kanë me Kadarenë, inat që s’e kalb dheu kurrë, se Kadareja si askush ia ka bërë autopsinë diktaturës, komunizmit. Rrinë dhe ia kujtojnë Kadaresë një e dy se ka qenë shkrimtar i diktaturës. Po çfarë të bëjë ai që i ra të jetojë atë kohë, atë periudhë historike. Por edhe pse kanë kërkuar edhe letrat në koshat e nevojtoreve, nuk kanë mundë t’i gjejnë Kadaresë flirte me diktaturën e tiranët e vendit. Diktatura është dridhë prej Kadaresë dhe Kadareja është dridhë prej diktaturës, – kjo ishte epoka.”

Miku Rexhep Shahu edhe t`i pajtohesh që “Ne nuk ngihemi kundër Kadaresë dhe jemi gati të paguajmë që të zhduket e të mos ekzistojë më çmimi Nobël, vetëm e vetëm të mos e marrë Ismail Kadareja, shkrimtari i famshëm shqiptar në arenën ndërkombëtare, shkrimtari që ka shkruar si askush historinë shqiptare dhe shpirin shqiptar, shkrimtari që i ka bërë avokati si rrallë kush çeshtjes kombëtare shqiptare. “

E shajnë Kadarenë dhe e harrojnë se letërsia e Kadaresë është përkthyer në mbi 40 gjuhë të botës dhe është pëlqyer, pranuar, lavdëruar jo prej çobanëve apo lexuesve çobanë por prej ekspertëve, prej figurave më të mëdha të letërsisë, prej popujve që lexojnë dhe që kanë kult librin, prej popujve që quhen popuj libri.

Nga Fahri Xharra


Leave a Reply