LSHB organizon protestë në Tiranë për lirimin e Ramush Haradinaj



LSHB organizon protestë në Tiranë për lirimin e Ramush Haradinaj
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar – Dega Tiranë, të Enjten në ora 11:00 do të organizoj një protestë paqësore në Tiranë përball Ambasadës franceze, për të kundërshtuar ndalimin e gjeneralit të UÇK-së, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze pas një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

“Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar -Dega Tiranë, më 12 Janar (e enjte), në ora 11:00 ORGANIZON: PROTESTË PAQËSORE. Përball Ambasadës së Francës në Tiranë (rruga Skenderbeu) për lirimin e gjeneralit të UÇK-së, Ramush Haradinaj dhe në mbrojtje të dinjitetit kombëtar”, thuhet në njoftimin që është shpërndarë nga aktivistët e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.
Në njoftim ftohen të aktivistët e LSHB-së, dhe tërë shqiptarët padallim, organizatat kombëtare dhe partitë politike të marrin pjesë në këtë protestë.


You May Also Like

Leave a Reply

error: Content is protected !!
%d bloggers like this: