Mbreti Shqiptarëve Gjergj Kastrioti, Skënderbeu 1405-1468


prmbledhje_nga_ilirida-online.com (3)-53

Gjergj Kastrioti lindi në vitin 1405 në Krujë nga babai Gjon Kastrioti dhe nga nëna Vojsava,që ishte me origjinë nga Pollogu i Maqedonisë. Ka mendime të shumta mbi origjinën e familjes së Kastriotëve. Disa thonë se janë meorigjinë nga Dibra, disa nga Mati e disa nga Kosova. Me pushtimin e pjesshëm të tokave shqiptare nga Turqit, Gjon Kastrioti hyri nën vasalitetin e sulltanit dhe i dorëzoi atij të katër djemtë peng. Gjergj Kastrioti u rrit në oborrin e sulltanit dhe u dallua si një strateg ushtarak i zoti, që kishte marrë titullin bej. Sulltani i dha titullin Aleksandër, pra nga,Skënderbej për shkak se, si thuhet, ai luftonte si gjyshi i tij Aleksandri Madh.

Skënderbeu, pas betejës së Nishit u kthye në Krujë, ku me një ferman të rremë mori në dorë qytetin, dhe ngriti flamurin e Kastriotëve që u bë simboli kombëtar i shqiptarëve.Nën udhëheqjen e Skënderbeut u mblodh në mars të 1444 Kuvendi i Lezhës, që themeloi Lidhjen e Princërve Shqiptarë. Kuvendi zgjodhi Skënderbeun si kryekomandant të ushtrisë së përbashkët. Qëllimi i Skënderbeut ishte që të bashkonte prijësit shqiptarë në luftë kundër osmanëve, dhe deri diku ia arriti. Ai ngriti një ushtri të fortë, e cila u përball me ushtrinë më të madhe të kohës, siç ishte ushtria e perandorisë osmane, dhe arriti ta mundte atë. Skënderbeu me atë ushtri turpëroi dy sulltanë, dhe arriti që 25 vjet rresht të fitonte dhe të mbante të lira trojet shqiptare.Skënderbeu pati meritën që arriti të mundte ushtrinë më të madhe të kohës me një numër të vogël burrash shqiptarë, dhe kjo falë talentit të tij ushtarak, dhe për këtë ka hyrë në plejadën e strategëve ushtarakë më të mëdhenj të njerëzimit. Ai ka ndjekur të njëjtën teknikë ushtarake të gjyshërve të tij, Aleksandrit të Maqedonisë, dhe Pirros.Vepra e tij dhe sakrificat e popullit shqiptar kanë meritën që Evropa nuk ra nën pushtimin osman, sepse qëndresa e tyre u bë pengesë për përparimin e ushtrisë turke në perëndim. Një meritë të madhe në luftën e shqiptarëve kundër osmanëve ka edhe Gjergj Arianiti, të cilin historianët e vlerësojnë si heroin e dytë..

Evropa, në një farë mënyre, ia dedikon shqiptarëve qytetërimin kristian që ka, sepse ishte dardani Konstandini i Madh që shpalli lirinë e predikimit të fesë së krishterë, dhe qe një tjetër shqiptar,Skënderbeu, ai që e mbrojti kristianizmin e Evropës.
Gjergj Kastrioti vdiq në 1468. Sot për etnicitetin e Skënderbeut kanë hyrë në garë disa nga fqinjët tanë me pretendimin absurd dhe qesharak se ai ishte ortodoks. Është fatkeqësi që edhe pse kemi arritur në shekullin e XXI, disa nuk mund të shkëputen nga pikpamje mesjetare, duke ngatërruar fenë me kombësinë. Nëse Skënderbeu ishte grek apo serb sepse, ishte ortodoks atëherë të gjithë shqiptarët e asaj kohe ishin greko-serbë pasi pjesa më e madhe e tyre ishte e besimit ortodoks.

Një gjë duhet të dinë ata që pretendojnë se për çdo gjë mund të jenë dalluar, por veçse për burra që bëjnë luftë, që qeverisin, dhe krijojnë perandori, kategorikisht jo, në gadishullin tonë kyka qenë ekskluziviteti i shqiptarëve.

Source: https://www.facebook.com/pages/Legjenda-e-Shqiponjave/

 

 


Leave a Reply