Miti i ndihmës turke gjatë luftës n’Kosovë


Miqësia personale mes Erdoanit dhe Thaçit e Ramës po përthehet për konsum publik si ‘aleancë shqiptaro-turke’, bile s’harrohet t’i vihet edhe cilësori tingëllues ‘strategjike’. Kjo propagandë mes erëmimit të qebapave, çajave të zi katran e llokumave mëton me e projektue larg e ma larg në kohë këtë ‘aleancë’ mes byrazerëve të vjetër. Turkia demek paska kontribue në çlirimin e Kosovës!? Po hajde helbete të shohim çka po thojnë të dhanat e kohës:
Me 7 mars të vitit 1998, ministri i Jashtëm i Turkisë, Ismail Cem takohet në Beograd me Millosheviqin ku i shpalos njifarë hamam plani për zgjidhjen ‘paqësore’ të situatës konfliktuale në Kosovë. “Ne e respektojmë integritetin territorial të JUgosllavisë dhe të drejtën e saj me i mbrojtë kufijtë e saj”, ka deklarue ministri turk gjatë takimit me Millosheviqin. Në këtë takim, kryediplomati turk nënshkruen nji marrëveshje për investime n’Jugoslavi.

§ Në vazhdim, zyrtarët e Qeverisë turke i mshojnë gjithnji e ma shumë qëndrimit që Turkia kërkon nji zgjedhje që nuk e cenon integritetin territorial të Kosovës dhe gjetjen e nji formule për autonomi të shqiptarëve brenda kufijve të shtetit jugosllav (Uzgel 2010: 831)

§ Po këtë vit, kryeministri turk Mesut Yilmaz tumir planin bullgaro-turk të skicuem nga kryeministri bullgar, Ivan Kostov që çashtja e Kosovës me u zgjidh “brenda kujfive të Jugosllavisë” tu i ra mohit pamvarësisë së Kosovës.

§ Ndryshe nga Bosnja, Turkia si antare e NATO-s boll me hezitim ka miratue planin për sulm ndaj Jugosllavisë. Ankaraja zyrtare gjithnji e ma shumë i barazon kërkesat e shqiptarëve me ato të kurdëve.   

Nga Col Mehmeti!


Leave a Reply