Myftiu i ri i Serbisë është serbi Ivan Trifunoviq, i maskuar me emrin Abdullah Numani


E vërteta del edhe nga pusi!- fjalë e urtë popullore shqipe.

Ju kujtohet, sa e sa herë ju kemi thënë që hoxhallarët vinin edhe nga Rusia?

Këtë e vërtetoi Serbia këto ditë: Myftiu i ri i Serbisë Abdullah Numan në fakt është Ivan Trifunoviq.

Asambleja supreme e komunitetit islamik në Serbi ka emëruar Abdulah Numanin si myfti të ri të Serbisë, pasi myftiu paraprak Muhamed Jusufspahiq është liruar nga detyra e tij.

Asambleja u mblodh të shtunën në Novi Pazar për të emëruar myftiun e ri, transmeton KosovaPres.

66-vjeçari Abdulah Numan është një serb, i cili ka lindur në Beograd.

Ai është nipi i aktores së njohur serbe, Ruzhica Sokiq.

Ai thotë se si fëmijë ishte “keqkuptuar dhe ishte fëmijë rebel”, i cili ishte konvertuar në fenë islame në moshën 19 vjeçare, gjatë një udhëtimi në Indi.

Ai ka tri diploma fakulteti: në studimet islamike dhe filozofi, shkenca sociale, si dhe në biznes dhe menagjment.

Po ashtu, është i diplomuar edhe në master për teologjinë islamike.

Deri para pak kohësh, myftiu i ri serb ka qenë profesor në Universitetin e Melburnit në Australi.

E shihni miq të nderuar që me shekuj na kanë mashtruar! Të mjeret ne!

Fahri Xharra


Leave a Reply