Në zemër të hellespontit jetonin brigjët


prmbledhje_nga_ilirida-online.com (3)-49

Fiset (kombet) Pellazgo-ILire që u shpërngulën nga Europa Mesdhetare dhe populluan Azinë e Vogël ( ku shtrihet sot Turqia). Përmbi malet Taurus, jetonin Pellazgo-ILirët që quheshin, Brigjet (Phrygians).

Kjo ngjarje emigrimi ( shpërnguljeje ) e Brigjëve bashkë me Misianët në një vëndbanim të ri ndodhi përpara luftës së Trojës. Sipas Xanthus, historian Lidian, fis Pellazg thonte se, Dardanët në Azi të Vogël dhe Brigjët janë një gjak Pellazgo-Ilir dhe janë lidhur edhe me krushqi mes tyre. Pra Dardanët e Trojes jetonin bashkë me Brigjet (Phrygians) të kufizuar në Hellespont (Dardanele), ashtu siç jetonin në gadishullin ILIRIK (Dardanët me Thrako- ILirët)

Brigjët ,ky popull Ilir është quajtur që nga Homeri, Hesiodi, Herodoti, Xanthus, Straboni, Pindar,Ptolemi, Stephan Byzantinus e të tjerë autorë të lashtë si dhe anglishtfolësit e këtyre tre shekujve të fundit me emrat Briges, Brygoi, Brygi, Bryges, Phrygian, Fryges dhe Frigjët.Kurse në artikuj studimorë të shkruar në Shqip shkruhen Brigjët.

Në periudhën pas vitit 1080 BC (Brigjët) Briges mbajtën pjesën më të madhe të Maqedonisë të pjesës perëndimore të lumit Vardar, Pelagoninë dhe Shqipërinë Qëndrore. Në legjendën themeluese të Epidamnus, në të cilën pushtuesit pri-Korinthas janë numëruar (Appian,BC 11,39), Brigjet mbajtën zonën pas Heracles dhe përpara Taulantëve, një fis Ilir. Edhe pas shpërnguljes nga Traka në Azi të Vogël gjendeshin disa Brigjë (Briges) në brëndësi të Epidamnus (Durrësi) dhe në veri të Pelagonia ku një nga qytetet e tyre quhej Brygae. Këto Brigjë (Briges) të Europës ishin sigurisht me lidhje me Brigjët (Phryges) të Azisë së Vogël sepse njëllojshmëria e poçerisë përgjatë shek. 12 BC në Maqedoni dhe në Trojën janë shumë të shënuara.

Këta popuj (kombet) Ilirë janë të përzier me njëri-tjetrin, disa prej tyre janë vendosur në pjesën jugore të distriktit malor dhe të tjerët përmbi Gjirin Jonian. Për sa më sipër, prej Epidamnus dhe Apollonia deri aq larg sa malet Keraune jetojnë Bylliones,Taulantii,Parthini dhe Brygi.
Mita (Mida) është emër mbreti i Brigjeve (Phrygians , Briges) që i dha lavdi këtij populli me mbretërinë e tyre në Azinë e Vogël në vitet 700 BC. Këta refugjatë Briges prej veri-perëndimit të kësaj zone të Edesës dhe malit Bermion të këtij vëndbanimi të Brigjëve duhet të kenë qënë paraardhësit e atyre Brygoi që i dhanë emrin stacionit Brucida, midis Kastra (Parembole dhe Lykhnidos (Ohrit) në rrugën Egnatia, në basenin e Liqenit Prespa, në lindje të rrugës tranzitore për në Adriatik.

Herodoti nënvizon se …”Në qoftë se unë mund të përmbledh prej këtyre Pellzagëve që janë vendosur në Placia dhe Skylace në Hellespont (Dardanele) dhe ata që njëherë u përballën me Athinjotët e çfarëdo qyteti tjetër, të cilët kanë populluar të gjithë Azin e vogël.. Pellazgë të vërtetë kanë ndryshuar emrin e tyre; në qoftë se unë mund të lejohem të përmbledh prej kësaj, Pellazgët flisnin një gjuhë barbare” . Pa rënies së Hititëve përreth 1180 BC Azia e Vogël përjetoi ardhjen e fiseve të gjuhës Indo-Europiane kryesisht prej një aristokracie kalorsiake kështu i njohin Grekët sipas Homerit dhe të quajtur sipas Herodotit Brygoi, Phrygian që në gjuhën Shqipe u themi Brigjë.

Të gjithë aletatët e Dardanëve të Trojës në Luftën e Trojës janë folësa të gjuhës Pellazge , pra nuk janë Greqishtfolës, por Homeri i veçon ata prej gjuhës së tyre barbare .Po po të shohim gjeografikisht Illiricumin i bie që Dardanët dhe Brigjët kanë jetuar ngjitur me njëri-tjetrin, edhe tej e përkëtej Vardarit. Homeri i përshkruan Brigjët si folësa të jashtëm, barbarofonë.

Në luftën e Trojës Homeri i përshkruan Brigjët si aletatë të Dardanëve të Trojës.

Një fakt i pa diskutushëm, që vërtetojnë origjinën Pellazgo-ILire, janë perëndit e tyre.. Edhe Perendite e Brigjëve Phrygian flisnin vetem Shqip si psh; CYBELE nena perendive shqip (QYELLI BLUE).. Ajo quhej edhe (Berenzia), Ben-qiellin-Zi..Nje perendi tjeter ishte (NANA), qe nuk ka nevoj te perkthehet ne shqip, sepse akoma ne shqip quhet( Nena- Nana).. Nje tjeter perendi e Anatolis ishte ZABAZI, ne shqip ZA-Ban- kur nxihet qielli, pra ZA-BA-ZI.. NJe perendi tjeter qe njihej edhe si burri (CYBELES) dhe djali i Zanes NANA, ishte ATI, pra edhe sot ne shqip Babas i thojme (AT- ATI )

Source: https://www.facebook.com/pages/Legjenda-e-Shqiponjave/

 


Leave a Reply