Nga aktualiteit!


Edhe pse më vjen rand me e ba nji preferencë për shqiptarët në Maqedoni, partia që do të meritonte votën me hallall âsht ajo që kur hyn n’Qeveri nuk lyp hise në ministri fiktive (si ajo e Integrimeve, Ekologjike, Arsimit) por lyp drejtimin e nji ministrie të vetme – Ministrisë së Brendshme. Ajo parti që ngulmon që shqiptarët me e pas hisen ekskluzive në sigurinë e shtetit (polici, ushtri dhe inteligjencë) do të provonte që prospekti shqiptar për Maqedoninë ka të ardhme. Gjithçka tjetër âsht surrogatizëm. Partitë shqiptare kurrnjiherë nuk e kanë mbarshtrue nji synim të tillë largvajtës por janë mjaftue me marrjen e ministrive të parandësishme veç sa për me e akomodue klientelën e tyne dhe grupet e kriminalizueme. Vota shqiptare s’guxon për asnji çmim me i shkue BDI-së, nji strukture të shantazhueme politike. Po kështu, edhe me u ba kijameti vota shqiptare s’guxon me u harxhue kot për degën lokale të AKP-së së Erdoanit në Maqedoni – e ashtuquajtuna ‘Besa’. Aventura turke rrezikon me i desubjektivizue shqiptarët e me i mpleksë në pezhishka të rrezikshme. Nji firomë drite âsht #AleancaPërShqiptarët e Ziadin Selës që po e artikulon në mënyrë të stërhollueme nacionalizmin shqiptar me kërkesën e parë dhe të fundit për bigëzimin e Maqedonisë, pra federalizimin e saj. _-Col Mehmeti!


Leave a Reply