Nga Homeri tek Kanuni


homeri-kanuni

Pajtorët ose dorzanët 
Rrjedha e historis ka treguar se  anjëherë nuk kanë shterur  konfliktet mes njerzëve. Këto konflikte mundë të degjeneronin lehtësisht edhe në vrasje e luftime të përgjakëshme në se nuk do të ekzistonin ‘pajtorët’ që ndërmjetësonin mes palëve në armiqësi. Ky lloj organizmi me ligje të forta por të pa shkruara në kohët e vjetra( me sa njohim deri me sot) vjen nga kohët që nuk mbahen mend në histori. Në vendin tonë ky lloj organizmi vazhdon edhe sot e kësaj dite po të marrim parasysh Kanunin e Lekë Dukagjinit apo edhe Kanune të tjera.

Në raste grindjesh, mnijesh e vrasjesh, në Kanunin e Lekë Dukagjinit organizohen pleqtë të cilët punojnë për të pajtuar gjakrat mes palëve. Pajtorët në vendin tonë ekzistojne edhe sot e kësaj dite ku ka një institucion shoqëror me emrin “Shoqata për pajtimin e gjaqeve’’. Dorzanët ose Pajtorët zbusin ‘mnijet e gjakut’ ku vetë fjala ‘mni-mnije-mnin’ është njëkohësisht edhe fjala e parë e Iliadës: ‘Mnin, Bilbilesh Hyjnore, të Akilit Piliad këndo’.
Në paragrafet ‘947 edhe 976’ të Kanunit të Lekë Dukagjinit thuhet:
§.974. Dorzánët e gjakut jánë ata, qi hijn per me mbajtë larg cdo të perseritun mnijet e ziarmit, qi kishte me muejtë me u ndezë ndermjet shpis së të varamit e dorërasit.


§976.Dorzánët e gjakut kan tager me i mbajtë në fre ata, per të cillt kán hi, e, po nuk vjeften kshillet e qortimet miqesore, kán tager me u a rrudhun pÄ•jt edhé me kercnim, po luejten.

Kjo lloj sjellje përkon në shumë raste me sjelljet e heronjeve mitik në Iliadë edhe në Odisen e Homerit, të cilat janë veprat më të vjetra të artit europiane.
Homeri, Iliada, I 255- 290 na tregon përpjekjet e Nestorit për të pajtuar Akilin me Agamemnonin. Kishte ndodhur që Faltori Kalha nën mburojën e Akilit kishte treguar se ‘shkaku që nuk po shkelnin Trojën për 9 vjetë ishte se Agamemnoni mbante për skllave Krisidën, të bijën e Krisit, Faltorit të Faltores së Apollonit, ndaj edhe Perëndit ishin zemëruar. Agamemnoni bindet ta dorëzoi Krisidën por në këmbim rrëmben Brisiden, skllaven që i ishte ndarë Akilit si plaçke lufte. Marrja e Brisidës shkaktoi sherrin mes dy burrave. Këtu hynë, plaku i vjetër edhe i mencur, Nestori. Nestori, në referencën e mësiperme, u flet të dyve me mburrje edhe pa i fyer. Pra ai është një njeri aftë për të kryer pajtimin. Pavarësisht se nuk ia del, portreti i Nestorit, në këto vargje, është ai i pajtorit edhe kjo na afron në paralelizmin me ‘Dorzanët’ e Kanunit.
Po kështu ndodhte edhe tek Iliada XXIII, 486, ku pas një konflikti mes Eas, Ajaksit edhe Idomeneut, dorzan bëhet Agamemnoni për zgjidhjen e kësaj ‘mnie’

 

Source: http://www.gazetainfopress.com/

 


Leave a Reply